[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1547332 i bërë nga 79.106.109.233 (diskutimet)
Rreshti 35:
 
== Popullsia ==
Pogradeci ka një popullsi prej rreth 2089.848 banorë (sipas rregjistrimit te popullsise ne vitin 2011) dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km².
 
== Historia ==
Rreshti 52:
 
Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.
 
Zona e Pogradecit rezulton të jetë banuar fort herët, që në Neolitin e Vonë (6.000-2.000 vjet para Krishtit). Në Antikitet, krahina e Pogradecit ka qenë e banuar nga fiset ilire, Enkelejtët dhe Dasaretët. Sipas të gjitha gjasave, këto fise arritën të organizojnë edhe një shtet të fuqishëm duke ndërtuar edhe një sistem të tërë fortifikimesh antike ku bënin pjesë kështjellat e Enkelanës, Baosës, Seljanës dhe Pelionit. Zbulime arkeologjike janë bërë në dekadat e fundit në vendbanime të ndryshme si në Bllacë, Tushemisht, Selcë e Poshtme, Lin dhe në vetë Kalanë e Pogradecit. Vetëm 40 kilometra larg Pogradecit, në zonën malore të Mokrës, në Selcën e Poshtme ndodhen 5 varre monumentale, 2400-vjeçarë, të ndërtuar nga fundi i shekullit të IV para Krishtit, të cilat janë unikale në Evropë për nga aplikimi i tyre në shkëmb. Bazilikat kristiane në fshatin Lin dhe mozaiku i ndodhur atje datojnë në shekullin e VI e të VII të erës sonë. Ato janë vepra të kulturës bizantine. Kalaja e Pogradecit, 789 metra mbi nivelin e detit, ndodhet në afërsi të qytetit dhe ka filluar të banohet që nga shekulli V para Krishtit. Në mesin e shekullit të IV para Krishtit, kjo qendër banimi ilire u pajis me mure mbrojtëse. Ka qenë e vogël, me banesa të larta të tipit kasolle, dhe ka shërbyer si kështjellë e zonës përreth. Kalaja e Pogradecit ka patur kështu një vazhdimësi banimi prej 1.400 vjetësh. Nga studiuesit ajo konsiderohet si një kala iliro-shqiptare, meqë jeta në të ka zgjatur deri në formimin e kombësisë shqiptare.
 
=== Kalaja e Pogradecit ===
[[Kalaja e Pogradecit]]  Në kodër,
[[Kalaja e Pogradecit]] është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.
sipër qytetit, ndodhet vendi i quajtur Kalaja e Pogradecit. Kalaja ka qenë e
banuar që në shekullin e V para Krishtit. Kalaja u banua deri në shekullin X,
kohë pas së cilës banorët zbritën më afër liqenit të Ohrit, të cilin romakët e
quajtën Lyhnidos, që do të thotë Liqeni i Dritës. Në kala sot nuk kanë mbetur
shumë gjëra për t’u parë. Porse për amatorët e shëtitjeve në natyrë, kalaja
është një rast më tepër për ta parë gjithë sipërfaqen e liqenit nga lart.Manastiri
i Shën Naumit: Nëse shkoni në Pogradec, pasi kaloni kufirin e fshatit turistik
Tushemisht, ia vlen të vizitoni Manastirin e Shën Naumit. Brenda në manastir
ndodhet një kishë e vogël, ku ndodhet varri i Shën Naumit, një dishepull i
shekullit X i Shën Klementit të Ohrit dhe njëri prej etërve themelues të
krishtërimit ortodoks. Naumi themeloi manastirin e Shën Mihalit dhe u varros më
910. Afresket që ndodhen në kishë janë kopje të origjinaleve të shekullit të
XIX. Ikonostasi me gdhendje të pasur i përket vitit 1711, ndërsa ikonat janë të
shekullit të XVIII të pikturuara me mjeshtëri nga Kostandini.
 
• '''Blaca'''
 
Afer Malit te Thate, ne te majte te rruges nacionale Pogradec - Korce, 2-3
km nga Lapidari i Grabovices, ndodhet fshati i Blaces. Dy kodra te quajtura
"Kulla" dhe "Shpati", ndodhen ne veri te fshatit. Ne maje te
te dy kodrave ndodhen gjurme vendbanimesh te lashta. Nje mur 1.5 km i gjate
rrethonte keshtjellen. Ketu jane gjetur ene gatimi, gure mulliri, dhe vegla pune
qe i perkasin shekullit te VII-VIII para Krishtit (BC)
 
'''• Lini'''
 
Lini eshte nje gadishull i vogel por shume piktoresk me nje Arkeologjia ne
Pogradec - Mozaiket e Linit, Varret monumentale te Selces, Rruga Egnatia,
Bazilika e Linit  fshat me te njejtin
emer, ne pjesen perendimore te Liqenit te Ohrit. Jeta ne gadishullin e Linit daton
ne fillimet e peridhes se Hekurit, dhe atehere mendohet qe Lini ka qene nje
ishull i lulezuar. Ne pjesen e siperme te gadishullit, zbulimet arkeologjike
nxorren ne drite nje mozaik shume te vecante qe i perket shekullit te IV-V,
kohes se sundimit te Perandorit Romak me origjine ilire Justinianit. Mozaiku i
Linit ndodhet ne toke dhe ka disa figura si zogj, peshq e zbukurime te tjera te
punuara me shume finese.
 
'''• Selca e Poshtme'''
 
Ne fund te Qafes se Thanes, duke shkuar nga Pogradeci per ne Tirane, nese
merrni rrugen ne te majte mund te vizitoni Selcen e Poshtme dhe pese varret
monumentale te antikitetit. Keshtjella duke qene ne nje vend dominues per
Luginen e Shkumbinit ka luajtur nje rol paresor gjate luftes Iliro - Romake dhe
Iliro - Maqedonase. Zbulimet arkeologjike nxorren ne drite 5 varre monumentale
te germuara ne shkemb, qe flasin per nje shoqeri me nivel te larte ekonomiko -
kulturor te shekullit IV-III para Krishtit (BC) . Ketu
mendohet te jete varrosur edhe mbreti ilir Klit, sunduesi
i Pelionit
te lashte.
 
'''• Ura e Golikut'''
 
Kur kthehesh ne te majte te rruges Qafa e Thanes-Tirane dhe ndjek rrugen e
fshatit ju mund te shijoni luginen piktoreske te lumit Shkumbin. Ne afersi te
fshatit Golik do te gjeni nje ure te lashte qe daton shekullin XVII e njohur si
Ura e Golikut. Kjo ure elegante me tre harqe eshte ndertuar me nje arkitekture te
veçante. Prane saj kalon Rruga Egnatia.
 
'''• Potkozhani'''
 
Potkozhani eshte nje fshat shume interesant ne rajonin e Pogradecit.
Shtepite jane shume te bukura, te bera prej guri dhe te mbuluara me plloça.
Rruget midis tyre jane te ngushta dhe te shtruara me kalldrem, nderkohe qe
pjergullat dhe pemet e manit mbulojne muret dhe varen mbi rrugicat. Banoret mikprites
te fshatit ofrojne akomodim per turistet ne shtepite e tyre dhe ushqim tradicional
me specialitete te ndryshme vendase. Ne mes te fshatit eshte Kisha e Shen e
Premtes me varrezat e vjetra qe kane kryqe guri te gdhendura me mjaft mjeshteri.
 
'''• Kisha e Shen Bitrit'''
 
Kisha mesjetare e Shen Dhimitrit, qe vendasit jane mesuar ta therrasin
kisha e Shen Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan. Kjo
ndertese e vogel prej guri, mbuluar me plloça eshte me vlera unikale persa i
perket dy kupolave te vogla ne anen lindore dhe murit shume te veçante
pikturuar me afreske ne pjesen e brendshme te tij. Edhe pse afresket jane demtuar,
vizitoret perseri mund te admirojne misterin dhe bukurine e shenjtoreve
pikturuar ne muret e tij.
 
• Galeria e Arteve.
 
Ndodhet në qendër të qytetit. Në të
ka piktura nga piktorët e mirënjohur pogradecarë. Shpesh aty organizohen
ekspozita të ndryshme. Ju mund ta vizitoni atë nga ora 9.00 – 16.00.
 
• Me barkë mbi liqen.
 
Një tjetër argëtim për ju është
lundrimi. Në Pogradec përgjatë bregut të Liqenit, në plazhet kryesore ju mund
të merrni me qira varka të ndryshme për të lundruar. Ju mund të zgjidhni një
varkë me drejtues apo të lundroni vetë. Gjithashtu në portin e qytetit ndodhet
edhe një anije që ju shëtit përreth liqenit të Ohrit. Nëse doni një shëtitje me
varkë ndryshe, atëherë bëhuni gati që të zgjoheni që pa gdhirë. Kjo është koha
kur peshkatarët hedhin rrjetat e tyre në liqen. Peizazhi i liqenit nën rrezet e
para të diellit dhe ritmi i thjeshtë i punës së peshkatarëve vendas, si edhe
mënyra e vjetër që ata përdorin për të kapur koranin e famshëm, do të bëjnë që
të provoni një nga përvojat tuaja më të rralla. Mbi krye do t’u shoqërojnë nositët,
një lloj pulëbardhe e liqenit që nuk iu ndahet peshkatarëve dhe rrjetave të
tyre.
 
'''•
Driloni'''
 
Pika turistike e
Drilonit, emri i vjetër Volorekë, ndodhet 4 kilometra nga qyteti i Pogradecit,
në skajin jugor të qytetit, ku derdhet në liqen një lumë i vogël. Burimet e
pastra dhe peizazhi do t’ju mahnisin nëse e vizitoni. Rreth e rrotull ka
shelgje vajtues dhe pemë gjetherënëse. Përveç shëtitjeve në këmbë, ju mund të bëni
shëtitje akoma më të këndshme me varka të vogla për të lundruar në liqen. Varkat
do t’ju çojnë deri thellë, pikërisht atje ku lind burimi i Volorekës.
 
'''• Tushemisht.'''
 
Nga Driloni në
Tushemisht shkohet fare mirë në këmbë. Ai nuk është veçse disa qindra metra larg
burimit të famshëm. Tushemishti është i njohur në krejt zonën për numrin e madh
të burimeve që vërshojnë poshtë shtëpive të fshatit, duke ardhur nga kodrat
drejt liqenit. Fshati është duke përjetuar një lidhje shumë të fortë me
turizmin. Në anë të liqenit do të gjeni hotele dhe lokale të pajisura më së
miri, porse shumë shtëpi fshatare që janë fare afër liqenit janë shndërruar në
pensione familjare shumë komode, shumë intime dhe me çmime shumë të
leverdishme. Në to mund të përjetoni edhe më mirë atmosferën tipike të një fshati
në anë të liqenit.
 
'''• Rruga Egnatia'''
 
Ne territorin e rajonit te Pogradecit ndodhen disa degezime te Rruges
Egnatia, rruga e famshme qe ne antikitet lidhte Romen me Kostandinopojen. Ka
disa ura dhe fragmente te kesaj rruge te lashte qe fillojne nga ura e Golikut,
ura e Terziut ne Proptisht, ura ne luginen e Llenges dhe ura e Nices. Neper
kete rruge ka kaluar Apostulli Paul, ne udhetimin e tij ne Iliri. Rruga
dallohet prej gureve te medhenj qe i gjejme ne gryken e Llenges, prane lugines
se Lumit Shkumbin.
 
'''• Kisha dhe Manastiri i Shën Marenës.'''
 
Ndodhen në veri të
fshatit Llëngë. Kisha është një ndërtesë e vogël, afërsisht 8-12
metra e gjatë. Ajo i takon fillimit të shekullit të XVIII. Altari është i ndarë
nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 metra të gjerë dhe 4 metra
të lartë. Ikonostasi është i gdhendur me motive luleje. Gjithë pjesa e
brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit
të këtyre zonave, Kostandin Shpatarakut, një nga piktorët më në zë në Shqipëri.
Shën Marena është vend
pelegrinazhi për shumë pogradecarë.
 
=== Prejardhja e emrit ===
Line 91 ⟶ 237:
 
== Transporti ==
Nëpërmjet Ajrit: Ju mund të vini në Pogradec nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, që ndodhet 123 km larg. Nëpërmjet Detit: Nga deti mund të vini nëpërmjet dy porteve kryesore: Durrësit (172 km), dhe Vlorës (212 km). Nëpërmjet Tokës: Nëse vini nga veriu, verilindja dhe Tirana ju duhet të kaloni aksin rrugor Shkodër-Lezhë-Krujë-Tiranë-Elbasan-Librazhd-Pogradec. Distancat janë: Shkodër-Pogradec 251 km, Tiranë-Pogradec 140 km,Elbasan-Pogradec 86 km. Nëse vini nga jugu i vendit, atëherë ju duhet të përshkoni këto qytete: Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë-Ballsh-Fier-Lushnje-Elbasan-Librazhd-Pogradec. Distancat janë: Sarandë-Pogradec 288 km, Gjirokastër-Pogradec 234 km, Fier-Pogradec 176 km. Nëse vini nga pika kufitare greke, nga Kapshtica, distanca është: Kapshticë-Korçë-Pogradec 60 km, Korçë-Pogradec 39 km. Nëse vini nga Struga e Maqedonisë, distanca është: Strugë-Pogradec 37 km. Nëse vini nga Ohri i Maqedonisë. Distanca është: Ohër-Pogradec 39 km. Ndërsa pika kufitare e Tushemishtit është vetëm 5 km larg qytetit të Pogradecit.
Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg [[Tirana|Tiranës]], kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga [[Korça]], 5 km larg nga [[Tushëmishti]] (pikë kalimi kufitar me [[Republika e Maqedonisë|Maqedoninë]]), 25 km larg [[Ohri]]t (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).
 
Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore [[Tirana|Tiranë]] - [[Durrësi|Durrës]] - [[Elbasani|Elbasan]] - [[Librazhdi|Librazhd]] - [[Pogradeci|Pogradec]]. Qyteti i Pogradecit është pjesë e [[Superstrada SH 3|Superstradës SH 3]], që shkon nga Tirana deri te pikën kufitare të [[Kapshtica|Kapshticës]] në [[Rrethi i Devollit|Devoll]] dhe vazhdon në [[Greqia|Greqi]].
 
Transporti më i ri është promovuar kohët e fundit për [[Pogradeci]]n bëhet fjalë për transportin ndër liqenor i cili u bë i mundur në datë 15 Qershor 2014 dhe është planifikuar vendosja e një linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të [[Pogradeci]]t dhe atij të [[Ohri]]t në [[Maqedoni]] .
 
== Personalitete ==