Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1548751 i bërë nga Olsi (diskutimet)
Rreshti 69:
 
=== Faza e katërt ===
{{pa referenca}}
'''Faza e katërt (tetor 1998 – qershor
1999)''' filloi pas mësymjes serbe, kur UÇK-ja, megjithëse mori goditje të rëndë nuk u asgjësuan, siç ishte qëllimi e siç deklaronte Serbia; UÇK-ja u bë dhe më e fortë se më parë; u riorganizua shpejt me formacione më të mëdha, në brigada. Kjo fazë u karakterizua nga zhvillimi i luftimeve në të gjithë hapësirën e Kosovës, pa vija fronti të përcaktuara, duke dhënë goditje më të fuqishme armikut shekullor. Bazat strategjike, Shtabi i Përgjithshëm, spitalet, radioja “Kosova e lirë” dhe agjencia “Kosovapress” etj., u mbrojtën me çdo kusht në Malet e Berishës. Në këtë fazë, krahas mobilizimit vullnetar, me vendim të Shtabit të Përgjithshëm u zbatua edhe mobilizimi i detyrueshëm për luftë. Thirrjes për luftë iu përgjigje vullnetarisht populli, por edhe një pjesë e konsiderueshme të emigruarish, djem e vajza që jetonin e punonin në vendet e Evropës Perëndimore, në SHBA e gjetiu. Në SHBA u krijua “Batalioni Atlantik”, i cili, pasi u stërvit dhe u armatos jashtë Kosovës, u fut në luftë në frontin e Koshares dhe në atë të Pashtrikut. Strategjia e luftës së Kosovës përbëhet nga dy pjesë: strategjia politike dhe strategjia ushtarake. Strategjia politike përmbante konceptin e ndërgjegjësimit e të mobilizimit të popullit shqiptar të Kosovës për luftën e armatosur kundër pushtimit serb, si e vetmja rrugë për fitoren e lirisë, duke siguruar mbështetjen mbarëkombëtare dhe duke bindur faktorin ndërkombëtar për drejtësinë e luftës. Kjo strategji u përpunua nga Drejtoria Politike e UÇK-së. SHP i UÇK-së, jo pa vështirësi, ia arriti qëllimit të bindte shqiptarët për mundësitë e mposhtjes së Serbisë me luftë dhe faktorin ndërkombëtar për ta njohur dhe mbështetur luftën e drejt të shqiptarëve. U hodh poshtë çdo akuzë ndaj UÇK-së, si forcë “terroriste”, si lëvizje revolucionare “marksiste-leniniste” apo si lëvizje “fondamentaliste islamike”. Përpunimi i strategjisë politike, bazuar në parimet universale të dokumenteve ndërkombëtare dhe të zbatuara me korrektësi në fushën e luftës nga UÇK-ja, e cila nuk vriste gra e fëmijë, civilë të paarmatosur,, robërit e luftës i trajtonte me humanizëm, në përputhje me normat ndërkombëtare të luftës etj., e bindi botën demokratike për drejtësinë e luftës që zhvillonte dhe siguroi mbështetjen e SHBA-së e të NATO-s (shih), si faktorë të fuqishëm të jashtëm për çlirimin e Kosovës. Strategjia ushtarake përmblidhte konceptin e vazhdimësisë në rritje të luftës së armatosur, duke kaluar nga njësitet e vogla në njësi të mëdha, derisa e gjithë Kosova të ngrihej në këmbë dhe të shndërrohej në forcë asgjesuese për armikun, për ta detyruar atë të largohej nga toka e okupuar e Kosovës. Megjithë përpjekjet që u bënë, nuk u arrit që i gjithë populli të përfshihej në luftë për shkakun kryesor se i mungonin armët. Taktika e luftës evoloi sipas fazave. Në fazën e dytë – luftë sipas taktikës guerile, në fazën e tretë – krijimi i zonave të lira, bllokimi i rrugëve të komunikacionit dhe mbrojtja e zonave të lira nëpërmjet luftës ballore nga pozicione të përgatitura me punime xheniere. Taktika e luftës pozicionale iu imponua UÇK-së nga domosdoshmëria e mbrojtjes së popullsisë prej masakrave serbe. Përdorimi i kësaj taktike, me anën e së cilës u krijuan zona të tëra të lira, ia rriti shpejt autoritetin UÇK-së në Kosovë e në botë. Në fazën e katërt, të mësymjes së madhe serbe për spastrimin rrënjësor etnik të Kosovës, ishte e pamundur të zhvillohej kudo luftë ballore. Prandaj u hoq dorë nga mbajtja me çdo kusht e zonave të lira, përveç bazave strategjike dhe korridoreve të furnizimit. Në këtë fazë u kalua në luftën pa front të rregullt, duke dhënë goditje të fuqishme me reparte e brigada në të gjithë Kosovën. Këtë e diktoi edhe fakti se me fillimin e bombardimeve të NATO-s, forcat serbe u shkoqën, u shpërndanë e u maskuan nëpër qendra të banuara, në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve. Veprimet e UÇK-së, gjatë kësaj kohe, u bashkërenduan me sulmet ajrore të NATO-s.