[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 78:
Dominimi i lumit Ind në territorin e Pakistanit tregon se sa ka ndikim në tërë fizionominë e paejsazhit të shtetit. Pellgu i lumit Ind përshinë 960.000 km2, ndërsa sipërfaqja e Pakistanit është 790.000 km2. Këto të dhëna tregojnë qartas se pellgu i Indit dominon në tërë territorin e Pakistanit.
 
== Selami Mustafa :04/01/1991 ==
== Ekonomia ==
Pakistani në fillim të formimit si shtet ka hasur në shumë vështirësi ekonomike. Ndarja e tij prej [[Indi]]së jo vetëm që është shprehur në shpërnguljen masive të popullsisë në të dy anët,por kufijtë e kanë ndarë një organizim të dikurshëm unik nacional ekonomik. Me këtë ndarje Pakistani ka fituar 20% të popullsisë , por i kanë takuar vetëm 10% të objekteve industriale e fare pak pasuri natyrore dhe instalime elektroenergjetike. Shteti ka qenë i goditur, sepse kufiri shtetëror midis Pakistanit dhe Indisë ka ndarë rajonet me lëndën e parë të pambukut, të orizit dhe të kallamit të sheqerit prej qendrave industriale të përpunimit. Pjesa më e madhe e popullsisë së shpërngulur myslimane prej Indisë në Pakistan ka qenë agrare, e cila në rrethana të dendësisë së madhe e agrare ia ka vështirësuar pozitën fshatarit. Përkundrazi, popullsisë idiane, e cila është shpërngulur prej Pakistanit në Indi, ka qenë e një strukture tjetër: tregtarë, ekspertët dhe punëtorë të kualifikuar, që në ekonominë e shtetit nuk ka qenë barrë e rëndë.