[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.109.154 (diskutimet) në versionin e fundit nga Goelia.
Rreshti 29:
Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i [[Mali i Tomorit|Tomorit]] (Lindje, 2417 m) dhe ai i [[Shpiragu]]t (Perëndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor.
=== Lumenjtë ===
Lumi i [[Lumi Osum|Osumit]] rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij, afër [[Ura Vajgurore|Urës Vajgurore]], bashkohet me lumin e [[Lumi Devoll|Devollit]]; të dy sëbashku formojnë [[Semani]]n (gjatësia e tij brenda rrethit 32 km). Osumi është për MUA. Një nga lumenjtë kryesorë të vendit. Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën. Sipas treguesve hidrologjikë, për nga gjatësia rradhitet i 8-ti, për nga baseni ujëmbledhës i 10-ti, për nga prurja mesatare vjetore i 11-ti dhe për nga lartësia mesatare e rrjedhjes i 4-ti. Krijon rrjedhën e tij të plotë pranë Vithkuqit, vend që merret si pika e fillimit të lumit. Në basenin e Osumit veshja bimore (698 km katror ) përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e shkurre të tjera mesdhetare. Në zonën e Çorovodës e Skraparit krijon kanione vertikale shumë të bukur, me forma të ndryshme, me thellësi deri 150 m e 15-20 m të gjera. Osumi transporton në Seman 995 milionë m kub ujë në vit, me prurje mesatare 32,5 m kub /sek (në Berat 25-26,9 m kub /sek). Sasia vjetore e prurjes së ngurtë 1,356 milionë m kub. Gjatësia e Osumit brenda rrethit është 51 km.
 
=== Klima ===