[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
'''Prometeu'''(greq. Prometheus, lat. Prometheus) - i biri i Titanit Japet dhe i hyjneshës Temida ose Oqeanidës Klimena.
 
Figura e këtij personi ështe një prej produkteve më të vlefshme të mitologjisë greke. Prometheu i takon simbolit të luftës më të hershme, por përherë të re për përparimin dhe lumtiurinë e njerëzimit. Është njëri prej kreshnikëve të paktë që ka tërhequr mbi vete vëmendjen: më se dy mijë e pesëqind vjet me figurën e tij merren poetët dhe mendimtarët, prej Hesiodit dhe Eskilit te Gëte, Bajroni, Sheli e deri te Andrë Gidi (Andre Zhidi) dhe Kazantzaksi(Kazancakisi). Kuptohet se, secili ndryshe dhe ashtu si u ka konvenuar kërkesave të kohës së vet. Ajo kryesorja në çka janë pajtuar të gjithë u bë "pronë e përbashkët e njerëzimit", siç e ka shprehur këtë në pikturën murale në pallatin e UNESCO-s, në Paris. Prometheu shkel në skenën botërore përmes miteve në kohën kur Zeusi ngritet kundër Titanit Kron për ta vendosur rendin e ri. Titanët e kanë mbrojtur pushtetin e vjetër të Kronit, por Prometheu vehet në anën e Zeusit, ndonëse edhe vetë ka qenë Titan, sepse synonte rendin e ri dhe të drejtë të botës. Zeusit i ka ndihmuar me këshilla dhe me pjesëmarrje në luftë, poashtu e nxiste edhe hyjneshën e tokës, Gea, që t'i bashkohet Zeusit. Kur pas luftës së rëndë dhjetëvjeçare Zeusi fitoi, ndër të tjera edhe me ndihmën e tij, Prometheut nuk ia lau borgjin. Mirëpo, kjo Prometheun nuk e pengonte. Prej Zeusit ndahet pikërisht atëherë kur zoti suprem filloi që energjikisht dhe në mënyrë të vrazhdët ta përforcojë pushtetin e vet. Haptas u nda prej tij më vonë kur Zeusi vendosi që ta shfarosë brezin e pafuqishëm të njerëzimit. Prometheu i ka dashur njerëzit dhe përpos kësaj i simpatizonte të dobtit: vendosi që t'i shpëtojë me çdo kusht, madje edhe kur me këtë kundër vetes do ta nxiste edhe zemërimm e zotit suprem.
 
Për të shpëtuar ka qenë e nevojshme që edhe njerëzit vetë të dëshironin këtë dhe që të kenë mundësi që t'i ndihmojnë vetes. Për këtë arsye Prometheu ua nguliti shpresën dhe ua dha fuqinë. Nga zjarri i shenjtë në Olimp (sipas versionit tjetër nga furra e zotit Hefest në malin Moshil, në ujedhesën Lemnos e vodhi zjarrin dhe ua dha njerëzve. Me përvetësimin e këtij elementi, njerëzit filluan të jetojnë me një jetë të vetëdijshme dhe të arsyeshme. E kuptuan se zjarri është jo vetëm zotëri, por edhe shërbëtor i mirë, u bënë të pavarur nga teket e natyrës, e përgatitnin ushqimin e bollshëm dhe u forcuan fizikisht e shpirtërisht. Mirëpo, kjo kuptohet se nuk ka qenë e tëra. Prometheu i mësoi që me ndihmë të zjarrit ta shkrijnë metalin dhe t'i punojnë veglat, ua mësoi zejet, pastaj i mësoi të llogarisin, të shkruajnë dhe të lexojnë. Për ta e zbuti demin e egër dhe e vun në zgjedhë, që të mund ta shfrytëzojnë fuqinë e tij për lavrimin e fushës. I vuri në qerre kuajt dhe i detyroi që ta dëgjojnë njeriun, pastaj edhe ua ndërtoi anijen e parë. Mënë fund, ua ka bërë të njohur njerëzve barërat dhe ua ka treguar fshehtësinë e shërimit të të sëmurëve, shkurt, i ka udhëzuar se si të jetojnë të lumtur, pasi që tani më kanë ardhur në botë.