[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 12:
Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në ''Iliadë'' janë këto:
 
Fiset greke kanë dhjete vjet që nën komandën e AgamemnonitAgmemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim. Ushtria greke po shfaroset n . Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prijësi i Mirmidonëve, kërkon me këmbëngulje që të lirohet bija e Krizit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është i shtrënguar të pranojë, por për inat i rrëmben me forcë Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerëzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Tetis, merr nga i pari i perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthejë rrjedhën e luftës në dëm të grekëve. Si hiqet menjanë Akili, Agamemnoni e prijësit e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’i dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, i shoqi i pare i së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e ia rrëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri. Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri.
<p>Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që i ndjekin armiqtë gjer në llogoren e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqet nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më i ngushtë i Akilit, i lutet heroit që t'i jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur Patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori. Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma i sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi i Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami. Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka, Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.</p>