Merkuri (planet): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 34:
}}Krateret në Mërkurr kanë diametër qindra kilometra ato janë në formën e vazove të vogla. Krateret shfaqen në të gjitha gjëndjet e degradimit (gërryerjes), nga kratere relativisht të freskëta të valëzuara si dhe të tjera shumë të degraduara. Krateret Mërkurriane ndryshojnë pak nga krateret hënore zonat e mbuluara nga materiali i hedhur i tyre është shumë më i vogël, si pasojë e gravitetit të fortë të sipërfaqes së Mërkurrit. Sipas rregullave të UAN (Unioni Astronomik Ndërkombëtar), çdo krater i ri duhet të emërohet sipas një artisti që ishte i njohur për më shumë se pesëdhjetë vjet , dhe të vdekur për më shumë se tre vjet, përpara emëtrimit të datës së kraterit.
Krateri më i madh i njohur është Pellgu (baseni) Kaloris (Caloris), me një diametër prej 1.550 km. Goditja që krijoi pellgun Kaloris ishte aq e fuqishme sa që shkaktoi shpërthime të lavës duke lënë një unazë mbi 2 km i gjatë përreth kraterit të impaktit. Në antipod me pellgun Kaloris është një rajon i madh i pazakontë, një terren kodrinor i njohur si " Terreni i çuditshëm". Një hipotezë për origjinën e tij është se valët tronditëse të gjeneruara gjatë ndikimit Kaloris udhëtuan rreth planetit, duke kaluar në antipodin(180 gradë) e basenit në anën tjetër të planetit. Nga presioni i lartë ato kanë dalë në sipërfaqe. Nga ana tjetër, mendohet se ky terren është formuar si rezultat i materialit të hedhur në këtë pellg të antipodit.
Në përgjithësi, rreth 15 pellgje nga goditjet janë identifikuar me anë të imazheve të Mërkurrit. Një pellg i dukshëm me shumë unaza Pellgu Tolstoj është 400 km i gjerë, që ka një shtrirje të materialit të hedhur deri në 500 km hapësirë nga buza e tij dhe është mbushur nga materialet që kanë rënë në sipërfaqe. Pellgu Beethoven ka një mbulesë të ngjashme me madhësi të materialit të hedhur me një diametër rreth 625 km. Ashtu si në Hënë, edhe në sipërfaqen e Mërkurrit kanë ndikuar efektet e agjentëve atmosferikë hapësinorë, ku përfshihet era diellore dhe ndikimet e mikrometeorëve .
 
=== Rrafshinat ===
[[Skeda:1 Denevi 5 Degas crater MESSENGER soacecraft.jpg|thumb|Krateri Degas]]Ka dy rajone rrafshinash gjeologjikisht të dallueshme mbi Mërkurr. Kodrinat të buta janë rrafshinat kodrinore në rajonet midis kratereve ato janë sipërfaqet më të vjetra të dukshme të Mërkurrit, të cilat kanë egzistuar para se terreni të jetë kraterizuar rëndë. Këto fusha midis kratereve duket se kanë zhdukur shumë kratere të vjetra , dhe që tregojnë një mungesë të kratereve të vogla, më poshtë se 30 km në diametër. Nuk është e qartë nëse ato janë me origjinë vullkanike ose nga goditjet. Krateret midis rrafshinave janë të shpërndara pothuajse në mënyrë uniforme mbi të gjithë sipërfaqen e planetit.