Merkuri (planet): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 119:
Anija kozmike bëri tre fluturime shumë afër Mërkurrit, më i afërti u bë brenda 327 km nga sipërfaqja. Në afrimin e parë, instrumentet zbuluan një fushë magnetike, një surprizë e madhe për gjeologët planetarë të Mërkurrit rrotullimi i të cilit pritej të ishte shumë më tepër i ngadalshëm për të krijuar një efekt të rëndësishëm “dinamo”. Afrimi i dytë është përdorur kryesisht për imazhe, por në afrimin e tretë, u morrën të dhëna të shumta për fushën magnetike. Të dhënat zbuluan se fusha magnetike e planetit i ngjante shumë Tokës, e cila devijonte erën diellore rreth planetit. Origjina e fushës magnetike të Mërkurrit është ende subjekt i disa teorive kundërshtare.
Më 24 mars 1975, vetëm tetë ditë pas afrimit të tij përfundimtar, Mariner 10 iu mbarua karburanti. Për shkak se orbita e tij nuk mund të kontrollohej me saktësi, kontrollorët e misionit udhëzuan dhe fikën pajisjet. Mariner 10 mendohet të jetë ende në rrotullim rreth diellit, duke kaluar në afërsi të Mërkurrit për çdo disa muaj.
 
=== MESSENGER ===
Një mision i dytë i NASA për Mërkurrin, i quajtur MESSENGER (MErcury Surface ,Space ENvironment, GEochemistry, and Ranging), u nis më 3 gusht 2004 nga Cape Canaveral Air Force Station në bordin raketës Boeing Delta 2. Ajo bëri një rrotullim gravitacional rreth Tokës në gusht 2005, dhe në Venus në tetor 2006 dhe qershor 2007 për tu vendosur mbi trajektoren e duhur në një orbitë rreth Mërkurrit. Afrimi i parë orbital rreth Mërkurrit ka ndodhur më 14 janar 2008, i dyti më 6 tetor 2008, dhe një i tretë më 29 shtator 2009. Shumica e hemisferës që nuk fotografoi dot Mariner 10 u fotografua plotësisht gjatë këtyre fluturimeve. Anija hyri me sukses në një orbitë eliptike rreth planetit më 18 mars 2011. Imazhi i parë orbital i Mërkurrit është marrë më 29 mars 2011. Anija përfundoi misionin njëvjeçar të hartës, dhe pastaj hyri në një mision tjetër më të zgjeruar njëvjeçar në vitin 2013. MESSENGER plotësoi me vëzhgime të vazhdueshme hartën e Mërkurrit, dhe vëzhgoi aktivitetin maksimal diellor në vitin 2012.