Kristofor Kolombi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e parë të tekstit (nga 79.98.113.43) që pasohet nga rishikimi 1489682 nga Planeti
Rreshti 19:
Në udhëtimin e tretë Kolumbo u nis nga porti Sanlukar de Barameda pranë Kadizit, më 30 maj 1498 me nji flotë prej gjashtë anijeve. Nga ishujt Kanare flota më 20 qershor , ndahet dhe Kolumbo me tri anijet niset në drejtim të jugut, ndërsa tri anijet tjera kanë lëvizur në drejtim të ishullit Hispaniol, për t’iu sjell kolonistëve gjëra ushqimore.
 
Më 1 gusht të viti 1498, zbulon bregdetin dhe grykëderdhjen e nji lumi të madh, ku më vonë është konstatuar se Kolombo kishte zbuluar kontinentin ropt zysh albines e Amerikës Jugore, gjegjësisht grykëderdhjen e lumit Orinoko. Mandej, vazhdon të hulumtoj bregdetin e Venezuelës së sotme dhe zbulon ishujt Trinidad, Sh.Vinsent, Grenada dhe ishullin Margarita.
 
Në ishullin Hispaniol arrin më 31 gusht të vitit 1498. Në ishull mbretëronte anarki e vërtetë dhe dhe vjen deri te kryengritja kundër Kolumbos. Pesë anije e lëshojnë ishullin dhe kthehen për në Spanjë. Në mesin e të kthyerve, kishte të atillë të cilët u ankuan tek mbreti duke e fajësuar Kolumbon. Mbreti dhe mbretëresha vendosën që t'a dërgojnë Fransiska Bobadilin për ta zëvendësuar Kolumbon nga pozita që kishte. Ai arrinë në Hispaniol, më 23 gusht të viti 1500 dhe në fillim tetorit, e burgosin Kolombon dhe vëllezerit e tij dhe i dërgon në Spanjë, për t'i gjykuar.