[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
v -vandalizmi
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Torah and jad.jpg|parapamje|250px|Torah e hapur për përdorim liturgjik në [[Sinagoga|sinagogë]].]]
'''Torah''' ([[Gjuha hebraike|hebr.]]: '''תורה''' = mësimi, ligji; [[Gjuha arabe|arab.]] '''التوراة''' '''et-Teura''') ose '''Teurat''' është shkrimi më i rëndësishëm [[Feja|fetar]] i [[Jahudizmi]]t dhe nderohet si fjala e frymëzuar e [[Perëndia|Perëndisë]]. Tora është pjesa e parë dhe më kryesore e [[Tanaku|Biblës hebraike]]. Në të përmbahen [[Mitzva|613 urdhëresa]]. Tora është përmbledhja e pesë Librave të [[Moisiu]]t, të cilët formojnë edhe në [[Krishterimi|krishterim]] pjesën e parë kryesore të [[Besëlidhja e Vjetër|Besëlidhjes së Vjetër]].
 
Tora është një dorëshkrim i mbledhur rrotull, i cili shkruhet nga një shkrues i Torës nën rregulla të posaçme dhe të rrepta. Në kuptimin e përgjithshëm Tora si emërtim përdoret si përmbledhje e [[Ligji gojor|ligjit gojor]] dhe [[ligji]]t të shkruar [[Jahudizmi|jahudik]], duke rrokur gjithë pikëpamjet mësimore fetare autoritative jahudike gjatë historisë, së bashku me [[Mishnah]], [[Talmudi]]n, [[Midrashi]]n e të tjerë.