[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
gabime drejtshkrimore
Shtesë në artikullin
Rreshti 34:
 
== Historia the përhapja e Budizimit ==
 
== Bazat e Budizmit ==
Në formën e tij të parë, e cila është rëndë të rikonstruktohet prej shkrimeve të vjetra dhe prej zhvillimit të tij të shumëllojshëm, kishte ngjasuar kryesisht me një tradite mendore ose filozofie që shqyrtohej në praktikë. Buda nuk e shihte vetën as si zot, e as si të dërguar të tij. Ai shumë qartë tregojë se nuk e ka arritur atë dije me anën e një shpallje nga perëndia (mësimet e Darmas), por nga një gjëndje e vetës e arritur me anën e meditimit, e cila e shpiu në kuptimin e natyrës së mendjes të tij, dhe të natyrës të të gjitha objekteve. Kjo njohje ju është e hapur të gjithëve të cilët e ndjekin mësimin edhe metodat e Budës. Por, përkundrejt feve në budizëm nuk përmbahen rregullat në mënyrë dogmatike - e kundërta! - Buda vetë paralajmëronte që të mos besoj verbërisht në kurrfarë autoriteti. Gjithashtu tregonte për kotësinë e mundimit që të kapet bota me fjalë e me shkrime, dhe paralajmëronte "shkrimet" e shenjta dhe i shikonte ato me shumë skepticizëm.
 
Nga fetë monoteiste (Judaizmi, Krishterizmi, Islami) budizmi ndryshon thelbësisht. Kështu që mësimi Budist as nuk njeh Zot e as një shpirt siç njohin fetë monoteiste. Kjo dhe mos përfillja e sistemit të kastave, e dallon Budizmin gjithashtu edhe nga Hinduizmi dhe Brahmanizmi, me të cilat të përbashkët e ka (thuajse) vetëm mësimin e Karmës. Pasi që u krijua në ambient hinduist e brahmanist, Budizmi shihet si një besim të drejtuar kundër sistemeve Vedike të besimit në Indi.
 
=== Mësimi: Darma ===
Me Dharma (Sanskrit) ose Dhamma (Pali) i'u referohet në Budizëm kryesisht dy aspekteve:
* Mësimi i Budës (Në Theravada të Budës, në Mahayana dhe Vajrayana gjithashtu edhe mësimet e Bodhisattvas dhe tjerë mjeshtër të mëdhenj). Baza e Darmës janë katër të vërtetat fisnike. Darma është pjesë edhe e 3 stolive, e cila përbëhet prej mësuesit, mësimit dhe komunitetit të murgëve (Buddha, Dharma dhe Sangha). Gjithashtu është pjesë e Anussatit.
* Tërësia e të gjitha fenomeneve, natyrës dhe ligjeve mbi të cilat u bazua
 
=== Katër të vërtetat fisnike dhe udha e tetëfisht ===
Thelbi i mësimit të Budës janë katër të vërtetat ariane (fisnike), ku, e vërteta e katërt shpie te Udha e tetëfisht. Në qendër të katër të vërtetave fisnike qëndron "vuajtja" (dukkha), rrjedha e saj dhe udha për ta zhdukur atë. Udha e tetëfisht është e ndarë në tri pjesë: hyrja në mësim, bazat e saja etike dhe ushtrimi i mendjes (me anën e meditimit).
 
=== Krijimi i kushtëzaur ===
"Krijimi i kushtëzuar", gjithashtu edhe "Krijimi në mvarësi" (Pali: Paticcasamuppada, Sanskrit: Pratityasamutpada), është një prej koncepteve qëndrore të Budizmit. Përshkruan në një zinxhirë prej 12 elementeve të ndërlidhura mënyrën e të qenurit thë fenomeneve një zhvillimin e tyre dinamik dhe në mvarësin ndaj njëri tjetrit. Esenca e këtij mësimi mund të përmbildhet me fjalinë: "Kjo ekziston, se ekziston ajo".
 
=== Shkaku dhe efekti: Karma ===
''Kamma'' (Pali), ''Karma'' (Sanskrit) ka kuptimin "Vepër, veprim" dhe përshkruan epshin mishërorë dhe përmbajtjen në paraqitjen e botës (lakmia, urrejtja, egoizmi), veprat të cilat krijohen prej këtyre epsheve, dhe funksioni i veprës dhe mendimeve në aspektet morale, dhe si ato kthehen tek vepruesi i tyre. Është ekuivalent me shkakun dhe efektin. Karma përqëndrohet në të gjithë veprat dhe veprimet, gjithashtu edhe në nivelet e mendimit dhe ndjenjës. Të gjitha këto krijojnë karma të mirë apo karma të keqe, ose mund edhe të jenë karma neutrale.
 
Karma e mirë, si ajo e keqe krijon rilindjen, Samsara. Qëllimi më i lartë i Budizmit është që të shkëputësh nga ky cikël, duke mos krijuar karma më - veprat nuk lënë më gjurmë në botë. Në Budizëm kjo shihet si hyrja në Nirvana.
 
Pasiqë ky qëllim në historinë e Budizmin shihet shpesh si i paarritshëm në një jetë, sidomos besimtarët e thjeshtë, mundohen më shumë që të mbedhin karma të mirë rreth vetës, e jo të arrijnë Nirvanën. Të lidhur në këtë e kan besimin se meritat e fituara (prej veprave të mira, hyrjes në Sangha, dhurimet ndaj murgëve, recitimi i Sutrave etj) vazhdohen dhe mirren me vete në jetën tjetër. Besimi është edhe se mund të i ipet njerëzve tjerë me anën e ritauleve, edhe të vdekurve por edhe të popujve të tërë.
 
=== Cikli i Jetës: Samsara ===
Shprehja e rëndësishme e religjioneve Indiane Samsara (udhëtimi infinit), përshkruan ciklin e pa mbarueshëm të jetës, të vdekjes dhe të lindjes, të bëhesh dhe të shpërbëhesh. Qëllimi i praktikës Budiste është që të dalësh nga ky cikëk. Samsara përfshin të gjitha nivelet e ekzistencës, poashtu edhe ato që ne si njerëz i dimë, si edhe gjithë të tjerët, prej krijesave djallëzore (Niraya) deri te krijesat hyjnore (Devas). Të gjithë krijesat janë të mbyllurë në ciklin e jetës, të lidhur me të me anë të Karmës: beprat e tyre, mendimet, ndjenjat, me anë të dëshirave dhe lakmiave. Veç njohja dhe tejkalimi i këtyre forcave të karmës e bëjnë të mundur një dalje nga Samsara. Në Mahayana është krijuar gjithashtu edhe një teori për identitetin e Samsarës dhe Nirvanës.
 
== Nga Budizmi i hershëm u zhvilluan disa degë ose shkolla: ==