[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Shtesë në artikullin
Shtimi i artikullit
Rreshti 60:
=== Cikli i Jetës: Samsara ===
Shprehja e rëndësishme e religjioneve Indiane Samsara (udhëtimi infinit), përshkruan ciklin e pa mbarueshëm të jetës, të vdekjes dhe të lindjes, të bëhesh dhe të shpërbëhesh. Qëllimi i praktikës Budiste është që të dalësh nga ky cikëk. Samsara përfshin të gjitha nivelet e ekzistencës, poashtu edhe ato që ne si njerëz i dimë, si edhe gjithë të tjerët, prej krijesave djallëzore (Niraya) deri te krijesat hyjnore (Devas). Të gjithë krijesat janë të mbyllurë në ciklin e jetës, të lidhur me të me anë të Karmës: beprat e tyre, mendimet, ndjenjat, me anë të dëshirave dhe lakmiave. Veç njohja dhe tejkalimi i këtyre forcave të karmës e bëjnë të mundur një dalje nga Samsara. Në Mahayana është krijuar gjithashtu edhe një teori për identitetin e Samsarës dhe Nirvanës.
 
=== Jo-vetja dhe Rilindja ===
Shkollat "Astika" në filozofinë Hinduse mësonin "Vetën" (p. ''attā'', skt. ''ātman''), e krahasueshme me nocionin e një shpriti personal. Buda e mohonte ekzistencen e një ''attā'' si personale dhe njësi e qëndruar. Në kundërshtim Buda foli për "Jo-Vetën" (p. ''anattā'', skt. ''anātman''). Paramendimi për një "vete" është pjesë e iluzionit për natyrën e botës. Sipas mësimit të Budës personalja me të gjitha përvojat dhe përceptimet e saja në botë është e formuar nga pesë grupet, ((p. ''khandhā'', skt. ''skandhas''): Trupi, Ndjesia, Përceptimi, Ekscitimet Mendore dhe Ndërgjegjia. Vetja në budizëm nuk është një njësi konstante, por është një proces i shënuar me të bëmat, transformimin dhe shpërbërjen.
 
Nocioni i rilindjes që ekzistonte para Budizmit, ''punabbhava'', (p.; ''puna'' ‚prap‘, ''bhava'' ‚të bëhesh‘) morri një kuptim të ri, sepse traditat Vede për reinkarnacionin paramendoheshin si kalimi i shpirtit prej një trupi në trupin tjetër. Në Budizëm rilindja nuk nënkuptohet si thjesht një transferim i një thelbi qenësorë, e as si një vazhdim i jetës nga ndërgjegjia pas vdekjes. Më shumë mendohet se impulset e karmës së mbledhur gjatë një jete kanë ndikim në formën e ekzistencës që do të krijohet në jetën tjetër.
 
=== Ndriçimi (Bodhi) ===
Bodi (Bodhi) shtë procesi i "Zgjuarjes", shpesh i përkthyer me termin shumë joBudist si "Ndriçim". Kushti për këtë janë kuptimi i plotë i katër të vërtetave fisnike, tejkalimi i të gjitha nevojave dhe ilusioneve të lidhura me ekzistencën dhe me anë të kësaj shpërbërja totale e forcave të karmës. Me anë të Bodi-t dilet nga cikli i jetës dhe të vuajtjës (Samsara) dhe hyhet në Nirvana.
 
Tradita Budiste i njeh tri lloje të Bodi-t:
* Pacceka-Bodhi mbërrihet nga vetvetja pa ndihmën nga mësuesit. Një i "Zgjuar" në këtë mënyrë quhet si Pratyeka-Buddha.
* Savaka-Bodhi është "Zgjuarja" e dikujt nëpërmjet mësuesit. Një njeri i cili "Zgjohet" në këtë mënyrë quhet Arhat.
* Samma-Sambodhi arrihet prej një Samma-Sambuddha ("Plotësisht i Zgjuar"). Një "Plotësisht i Zgjuar" cilësohet si forma më perfekte, më e mëshirueshme dhe më e gjithëdijshme e një Bude. Buddha historik Shakyamuni i gjinisë Shakya ishte një Samma-Sambuddha.
 
=== Shuarja: Nirvana ===
''Nirwana'' (Sanskrit) ose Nibbana (Pali), quhet shkalla më e lartë e nivelit realizues të ndërgjegjies, në të cilën çdo kapje, (aderim) në Unë-in dhe të gjitha paramendimet dhe konceptet shuhen. Nirvana nuk mund të përshkruhet, ajo vetëm mund të përjetohet me anën e meditimit intensiv dhe praktikës së pandaluar të mendjeplotësisë. Nuk është vend (pra nuk mund të krahasohet me parajsën e religjioneve të tjera), as nuk është lloj qielli, e as lumturi në një bote të përtejshme. Nirvana as nuk është koncept nihilist, nuk është "asgjë", siç menduan interpretues perëndimorë në fillet e përhapjes së Budizmit në perëndim, por përshkruan dimensionin e përjetuar nga ndërgjegjia në përfundimtaren. Buddha vetë jetoi dhe mësoi 45 vite gjatë, pasi që kishte arritur Nirvanën. Shpërbërja përfundimtare në Nirvana pas vdekjes quhet Parinirvana.
 
=== Meditimi dhe Mendjeplotësia ===
As kapja intelektuale e mësimeve të Buddhës, e as ndjekja e etikës së atyre mësimeve nuk janë të bollshme që të praktikohet në mënyrë të sukseshme. Për këtë arsye në qendër të darmës së Budës qëndrojnë Meditimi dhe praktika e Mendjeplotësisë. Prej Mendjeplotësisë së frymëmarrjes, zhvillimin e dashamirësisë, recitimit të mantras, meditimeve sekrete e deri te visualizimeve, shkollat rajonale budiste kanë krijuar në shumëllojshmëri të formave të meditimit. Qëllimi i meditimit është para së gjithash mbledhja dhe qetësimi i mëndjes (samatha), ushtrimi për të përceptuar në mënyrë të qartë e të vetëdijshme, shikimit të thellë (vipassana), kultivimi i bashkëndjesës me të gjitha qëniet, shkollimi i mendjeplotësisë si dhe shkëputja nga lidhja e vuajtur me Unë-in.
 
Mendjeplotësia është ushtrimi të qëndrosh në ktuhin dhe të tashmen, gjithçka të përceptosh qartë dhe me vëmendje në të njejtën kohë pa i gjykuar ato. Kjo devotshmëri në momentin momentan kërkon vigjilencë totale, prezencë tërësore dhe një vëmendje të ngritur për të gjithë fenomenet, trupore apo mendore të cilat shfaqen.
 
== Nga Budizmi i hershëm u zhvilluan disa degë ose shkolla: ==