Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
 
== NAHIJA E GORES 1326 -1923 (e publikon vete autori i librit "Borje dhe Borjanet") ==
(Vështrim i shkurtër etno - gjeografik)
 
Gora, është luginë malore në ekstremin jugor të Kosovës dhe veri – lindje të Shqipërisë. Ndodhet në jug të Prizrenit dhe në lindje të Kukësit, shtrihet ndërmjet majave më të larta të maleve e bjeshkëve të Koritnikut (2392 m), Gjallicës (2485 m), Tërfojës (2105 m), Kallabakut (2174 m), Korabit (2751 m), Rasangul (2383 m), varg malit të Sharrit, malit.Vraca (2582 m), lartësitë (2610 m) dhe (2494 m.). Pika më ulët e kësaj lugine malore është në lumin “Vana” (390 m). që ndodhet ndërmjet lartësive “Maja e Kërculës” (1373 m) dhe “Maja e vogël” (1272 m). Në anën perendimore kufiri natyral i kësaj krahine kalon në majat e maleve të Koritnikut, Gjallicës, Tërfojës, Kallabakut, Korabit, (Kepit të bardhë) ndërsa në jug - lindje dhe lindje në masivin e bjeshkëve të Sharrit. E vendosur në këtë teritor Krahina e Gorës ka një sipërfaqe gjeografike prej 558.6 km². Ajo kufizohet:
 
Nga veriu dhe veri - lindja me Krahinën e Opojës, nga veri - perendimi dhe perendimi me Krahinën e Lumës, nga jugu dhe jug - perendimi me Dibrën, nga jug - lindja me malësinë e Pollogut (Gostivarit) dhe nga lindja me Nahijen e Tetovës. Pellgu ujëmbledhës Gorë - Opojë konsiderohet si njeri nga pellgjet lokale më të mëdha në Ballkan, ai ka një sipërfaqe prej 647,5 km², me dalje të vetme në Grykën e "Vanave", e me tej bashkohet me Drinin e bardhë tek “Kulla e Lumës”. Ky pellg është nga më të begatët për ujitjen e tokave të rafshës së Lumës dhe një nga kanionet më të favorshme për ndërtimin e veprave të vogla hidro - energjitike.
 
Karakteristikë e veçantë e tij është se kurizi lindor i bjeshkëve të Sharrit që shkon nga "Vraca" (2582 m), lartësia (2610 m) deri në lartësinë (2408 mbi fshatin Zaplluzhe të Opojës kushtëzon rrjedhjen e ujrave në dy drejtime:
 
Nga perendimi krijohet baseni ujëmbledhës i lumit të "Vanave", që derdhet në Drinin e bardhë, nga jugu baseni i lumit "Radika" dhe i përroit të “Çajës”, që derdhen në Drinin e zi, e të dy derdhen në Detin Adriatik, nga lindja përroi "Mozdraça", përroi “Sharska” dhe lumi i Tetovës që derdhen në lumin Vardar e më tej në detin Egje. Kufiri lindor i pellgut Gorë - Opojë përkon me vijën ujëndarëse të dy sistemeve detare: Të detit Adriatik dhe detit Egje. Bjeshka dhe uji janë pasuritë më të mëdha të Gorës, që presin të shfrytëzohen, për eko - turizëm dhe ndërtimin e sitemeve hidro - energjitike.
 
Emri i krahinës së Gorës, përmendet që në vitin 1326, kur kral Stefan Deçanski i dhuron Epiharkisë së Prizrenit, fshatrat Rapça dhe Vranishta, të cilët në atë kohë i përkisnin krahinës së Gorës. 1 Në vitin 1348, në krisobulën (Akt dhurimin) e Car Dushanit, me të cilin i dhuron manastirit të "Shën Arhangjelit" të Prizrenit shtatë fshatra të Gorës dhe cakton si kufi ndarës midis Gorës dhe Opojës fshatin Radesha. 2 Këto dy dukumente njihen deri më tani si më të herëshme, që e përmendin Gorën si njisi administrative të vaçantë.
 
Në defterët Osmanë të vitit 1451/5, përmendet nahija e Gorës, ku janë të shënuar pothuaj të gjithë fshatrat e saj , me numërin e shtëpive, emrin ose .mbiemrin e pronarit të tyre, në disa raste edhe të ardhurat për çdo shtëpi, dhe cilit timar i përkasin. Kështu në dukumentin që përmendëm më lartë, është shënuar se: "Shishtaveci kishte 12 shtëpi dhe 250 akçe të ardhura, Cërneleva 5 shtëpi 250 akçe të ardhura (Timar i Behaderit), Oreshka 6 shtëpi (Timar i Behaderit), Borje 10 shtëpi 500 akçe të ardhura, Orgosta 14 shtëpi 700 akçe të ardhuara, Kosharishta 5 shtëpi 300 akçe të ardhura (Timar i Brankos), Zapodi 350 akçe të ardhura (Timar i Jovanit), Pakishta 420 akçe të ardhuara’’ etj.3
 
Në një hartë turke të Kazasë së Prizrenit të vitit 1530, të publikuar nga Nazif Dokle, krahas nahijeve të tjera e gjejmë të shënuar edhe nahijen e Gorës me të gjitha fshatrat e saj, nga Rapça në veri lindje deri tek Topojani në Jugë lindje.4
 
Në regjistrin Osman për krahinat e Sanxhakut të Dukagjinit gjatë shekullit të XVI- të, transkiptuar nga Selami Pulaha shënohet: "Nahija e Gorës në vitin 1571, kishte 38 fshatra, 6 mahalla, 1182 shtëpi, 1432 meshkuj, (Femrat nuk regjistroheshin); Prej të cilëve 55 me antrponimi shqipe, 123 me antroponimi të përzier shqiptare - sllave dhe 1254, me antrponimi sllave. Mbizotrimi i një antroponimie të pastër sllave, mos përfshirja e procesit të islamizimit, të gjëndurit brenda një ambijenti kompakt me antroponimi shqipe,na bindin se kemi të bëjmë krejtësisht me një enklavë me popullësi sllave përbrenda një ambienti me popullsi shqiptare".5
 
S. Jastrebov, në punimin e tij: "Podacima za . istorije srbske crkve" (Të dhëna për historin e kishës serbe) në vitin 1842, shkruan për numrin e shtëpive që kishin fshatrat e Gorës. "Pakishta 32 shtëpi, Kosharishta 24, Oçikla 31, Belja 22, Orgosta 42, Borje 152, Shishtaveci 210, etj, Ai vlerëson se çdo shtëpi përbehej mesatarisht nga 8 pjesëtarë, kështu del se këto fshatra kishin 4600 banorë".6
 
Në bazë të ligjit turk (Selnames) të vitit 1865, të gjithë fshatrat e Gorës kaluan në vilajetin e Prizrenit. Kështu vazhdoi deri në vitin 1878, kur pas Kongresit të Berlinit u krijua vilajeti i Kosovës me qendër në Prishtinë, e më pas prej vitit 1887, me qendër në Shkup. Vilajeti i Kosovës ndahej në 6 sanxhaqe. Në përbërje të Sanxhakut të Prizrenit dhe kazave të tij kaloi edhe Nahija e Gorës, ku bënin pjesë edhe kazaja e Tetovës, e Gostivarit dhe e Lumës.Edhe këtu përmenden të gjithë fshatrat e Gorës, nga Gorna Rapça në veri deri tek mahalla Turraj e Topojanit në jug.7
 
Menjëherë pas luftës së parë ballkanike ( 08.10.1912 - 25 .11.1912 ), kur shteti i vogël, Mali zi i shpalli luftë Turqisë dhe luftës së dytë Ballkanike (13.04.1913 - 15.05.1913 ), që filloi nga sulmi paraprak e i befasishëm i Bullgarisë kundër Serbisë, e që përfundoi me zbrapsjen e trupave Bullgare, administrata ushtarake Serbe, krijoi Srezin e Gorës (Nënprefektura) me qendër në fshatin Vranishtë, që varej nga rrethi (Krugu) i Prizrenit. Srezi i Gorës në atë kohë kishte 19 Komuna (Opshtina) drejtuese, ku përfshiheshin 51 fshatra me 19.872 banorë. Administrata ushtarake Serbe për nevojat e saja bëri rregjistrimin e përgjithëshëm të popullsisë, duke kaluar shtëpi më shtëpi. Nga ky rregjistrim doli : “Borje me 1156 banorë, Oreshka 116, Cërnelevo 245, Orçikle 150, Zapod 228, Pakisha 196, Nofça 238, Orgoshta 368, Kosharishte 141,Topoljane (Topojane) 1068, Brekinje 742, Xhafer 344, Kollovoz 359, Shishevac 1230, Novo sello 830 dhe Strezhevo 130. Gjithësejt 19.872 banorë.” 8 (Emrat e fshatrave janë shënuar sipas tekstit të citaur).
 
Ky është regjistrimi i parë i gjithë popullsisë, më i sakti për kohën kur është bërë dhe që gjëndet i dukumentuar, në kërkimin që kemi bërë deri më tani. Nuk duhet lënë pa u përmend se në 9 fshatra që janë Borje, Shishtavec, Oreshka, Cërneleva, Orgosta, Pakisha, Zapodi, Oçikle dhe Kosharishta edhe sot e kësaj dite është ruajtur gjuha dhe kultura gorane. Ndërsa në 10 fshatrat të tjera si rezultat i ndryshimeve demografike që kanë ndodhur në shekullin e XVIII-et pas luftës Austriako - Turke.Tani elementi sllav është tkurur deri në zhdukje në këto fshatra flitet vetëm gjuha shqipe dhe banorët e tyre nuk kanë dëshirë që ta identifikojnë vehten si Goran, e shumë pak prej tyre i thonë vehtes Lumjan. Ata ne na quajnë “Torbesh” ne i quajmë “Ladin” ose “Arnaut”.
 
Humja, nëna e Raif Arif Mehmetit bijë në Nimçë, kur e qortonte djalin e saj çamarok i drejtohej: “Rri urtë more torbesh. Po kështu e thirshin edhe dajët e tij dhe pas tyre edhe vërsnikët e shpotisnin duke e quajtur Raif Torbeshi. Në këtë mënyrë atij ju ndryshua mbiemri nga Mehmeti në Torbeshi.
 
Sa i përket toponimeve, kulturës matriale e riteve të ciklit të jetës ka pak dallime, ta zejmë midis Borjes dhe Topojanit. Kjo nuk na ka penguar që të bashkëjetojmë në një njisi administrative si të ndryshëm, e të barabarët para zotit dhe ligjit, duke mbajtur gjithnjë hapur kanalet e komunikimit njerëzor, kulturor dhe tradicional.
 
Në mesin e vitit 1914 (25.07.1914), kur topat e ushtrisë Austro - Hungareze të vendusura në Semlin (Zemuni i sotëm) lëshuan predhat e para mbi kryqytetin e Serbisë Beograd, u shënua fillimi i luftës së parë botërore, që çoi në kapitullimin e Serbise. Pas largimit të trupave Serbe në vitin 1915, dhe pushtimit të këtyre trevave nga ushtria Austro - Hungareze, ndarja administrative e Gorës ruan të njejtën pamje vetëm se u ndryshuan emërtimet dhe Komanda e ushtrisë Austro - Hungareze, bëri disa korigjime, duke krijuar "Biserikun" e Zhurit nga vareshin 5 qarqe ndër ta edhe qarku i Gorës me qëndër në Vranishtë.
 
Mbarimi e luftës së parë botërore (25.12.1918), ku Austro - Hungaria doli humbëse, solli largimin e trupave Austro - Hungareze dhe rikthimin e trupave të ushtrisë të mbretrisë të Serbve, Kroatëve dhe Sllovenëve (Të Jugosllavisë të sapo krijuar).
 
Ata i ripushtuan këto teritore, vendosen admistratën e tyre ushtarake. 9 Në vitin 1918, administrata ushtarake Serbe pasi bëri ndarjen e re administrative, organizoi zgjedhjet e para lokale. Duke qënë se në zonën e Gorës kufijtë nuk ishin përcaktuar në teren dhe nuk ishin njohur akoma ndërkombëtarisht. Nga ana e Jugosllavisë .filluan rivendikimet për rishikimin dhe korektimin e kufijëve, ata arritën që ta bindin Konferencën e Ambasadorve që mbahej në Paris më 9 nëntor 1921, për korektimin dhe caktimin e kufijëve sipas dëshirës së tyre.
 
Komisioni ndërkombtar i caktimit të kufijve erdhi në nahijen e Gorës në vitin 1923, dhe i caktoi kufijtë ku janë edhe sot, duke e ndarë Gorën në dy shtete. Kështu 19 fshatra kaluan nën Shtetin Shqipëtar. (17 fshatra plus lagjet Xhaferaj dhe Turaj që në atë kohë nuk kishin statusin e fshatit).
 
Ja si e kujton këtë ngjarje Raif Abdyl Shaqiri (1896-1978) ish sekretar i kumunës së Shishtavecit në vitet 1919 - 1923.
 
“Ditë e martë, 23 Mars 1923, në Shishtavec erdhën nja tre gjanndarë të shtetit Shqiptar për të marrë në dorëzim komunën. Ne (Nënpunësit e admistratës Serbe) i morëm të gjithë dokumentet dhe fotografitë që ishin të varura në mure i palosëm dhe i futëm nëpër thasë, pastaj dolëm në qëndër të katundit dhe i pari i admistratës Serbe (Presedniku i Opshtinës) që po largohej ju drejtua popullit me fjalët: “Ej, popull i Shishtavecit, deri më sot keni qënë nënë shtetin e Serbisë, prej sot e tutje do të kaloni në shtetin e Albanisë, folni çfarë të doni për ne, por kujdes regulloni punët tuaja me shtetin e ri. Mbasi është dita e fundit po ju japim leje të shkoni për pazar në Prizren të blini çfarë të doni, mbas sodit vihet kufiri dhe pa leje shtetërore s`mund të kaloni. Serbët ikën me gjithë plaçkat e zyrës për Krushevo, unë u ktheva në Borje”.10
 
Ndryshimet e mëvonëshme administrative, nga viti 1923 deri sot Pas largimit të Serbve, menjëherë u krijua Komuna e Borjes me qendër në Borje, ku përfshiheshin edhe fshatrat Oreshkë dhe Cërnelevë. Kryetar i parë i saj ka qënë Mulla Rasim Dollovishti (Krasniqi). Më pas është Krijuar Krahina e Gorës ku përfshiheshin 17 fshatrat e Gorës natyrale nga Belja në veri deri Turraj në Jug. Krahinar i parë i saj ka qenë Halit Osmani nga Luma, sekretar Shemsi Hatibi nga Dibra.Lidhur me ndarjen administrative pas kalimit të Gorës nënë juridi-ksionin e shtetit Shqiptar Statisti i njohur Teki Selenica në librin e tij ”Shqipëria më 1927” paraqet listën e katundeve që përfshiheshin në Krahinën e Gorës.11.
 
Pasqyra e katundeve që regullohen drejt për drejtpër këtë qëllim është kështu
 
Katundet Krahina N/prefektura Popullsia
 
1. Bele Gora Luma 271
2. Borja Gora Luma 876
3. Brekinja Gora Luma 395
4. Crnoleva Gora Luma 171
5. Kollovozi Gora Luma 262
6. Kosharishta Gora Luma 81
7. Lojma Gora Luma 273
8. Nimça Gora Luma 101
9. Novosello Gora Luma 658
10. Orgjosta Gora Luma 276
11. Orçikla Gora Luma 79
12. Oreshka Gora Luma 127
13. Pakisha Gora Luma 156
14. Shishtaveci Gora Luma 902
15. Shtreza Gora Luma 140
16. Topojani Gora Luma 599
17. Zapodi Gora Luma 118
Totali i krahinës së Gorës.......................................... 5546
 
(Emrat e katundeve janë marrë tekstualisht siç janë të shkruarnë tekstin e cituar).
 
Më pas në vitin 1932, u bë riorganizimi i ndarjes administrative dhe u krijua Kumuna e Gorës me qendër në Shishtavec, duke ruajtur kufirin natyral me të njejtin teritor dhe numër fshatrash.
 
Në vitin 1938, me dekret të mbretit Zog I "Për aprovimin dhe zbatimin e ligjës mbi krijimin e disa komunave, si dhe ndryshimin e disa juridiksioneve administrative të reja, i votuem prej parlamentit, simbas shkresës Nr. 479/I, datë 19.04.1938, të kryesisë së tij” shpallur në Tiranë më 6 maj 1938, u rikrijua Prefektura e Kosovës me 2 nënprefektura, 10 komuna e 115 fshatra. Komuna e Gorës u klasifikua në klasën e dytë, me qendër në Shishtavec, pa i ndryshuar të 17 fshatrat që më parë gravitonin në ish Krahinën e Gorës. (fshatrat Turre dhe Xhaferaj konsideroheshin si lagje të Topojanit).
 
Po në vitin 1938, me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.753, datë 06. 07.1938, u bë ndryshimi i emrave të fshatrave në shkallë mbretërie. Emrat e fshatrave të krahinës së Gorës u ndryshuan si më poshtë: 12 .
 
Tabela e ndryshimit të emërtimeve të fshatrave të krahines se Gores
 
Ishte Bëhet Ishte Behet
 
1. Bele Bardhaj 2. Borje Lulëzim
3. Brekija Bregina 4. Kosharishta Kepaj
5. Kollovoz Kodraj 6. Lojma Lojmea
7. Nimça Nimçea 8. Cërneleva Pyllishta
9. Oçikla Orçikaj 10. Oreshka Reshka
11. Orgosta Burimaj 12. Pakisha Pakishta
13. Shishtavec Fushaj 14. Shtreza Shtresa
15. Topojan Topojan 16. Novoseja Katundi i ri
17. Zapodi Pikëllimaj
 
Ky vendim u zbatua me korektësi nga administrata e mbretërisë, gjë që vërte-tohet me dukumentet e lëshuara mbas daljes së këtij vendimi. Në vitin 1939, Mbreti Zog I, e la vendin vetëm një ditë para se të pushtohej nga Italia Fashishte, e cila e ndryshoi gjithë legjislacionin e mëparëshëm. Kështu të gjithë fshatrat e vendit ndër to edhe ato të Gorës edhe de jure mbajtën emrat që kanë patur. Kjo ndarje administrative vazhdoi e pandryshuar deri në përfundim të luftës. 29. Nëntor 1944.
 
Mbas luftës së dytë botërore, u krijua lokaliteti i Borjes me fshatrat Cërnalevë dhe Oreshkë, në vitin 1949, u krijua lokaliteti Gorës me qendër në Shishtavec, ku pëfshiheshin të gjithë fshatrat e Gorës natyrale; me të njejtin emërtim dhe numër fshatrash. Kështu vazhdoi deri në vitin 1958, kur lokaliteti i Gorës u nda në dy lokalitete:
 
Lokaliteti i Shishtavecit me qendër në Shishtavec, në të cilin përfshiheshin fshatrat: 1. Borje, 2. Brekija, 3. Oreshka, 4. Kollovozi, 5.Shtrezja, 6. Cërneleva, 7. Novoseja, 8. Topojani, 9. Turraj, 10. Shishtavec, 11. Xhaferraj.
 
Lokaliteti i Zapodit me qendër në Zapod, me fshatrat: 1. Bele, 2. Kosharisht, 3. Lojme, 4. Nimçë, 5. Orgjost, 6. Oçikël, 7. Pakisht, 8. Zapod. Pikërisht në këtë kohë i hiqet emërtimi zyrtar lokalitetit të Gorës, pasi dy loklitetet e sapo krijuara u emërtuan përkatësisht lokaliteti i Shishatvecit dhe lokaliteti i Zapodit.
 
Në vitin 1967, lokalitetet u suprimuan si njisi administrative të pushtetit vendor dhe u krijuan Këshillat e fshatrave të bashkuar.
 
Në Këshillin e bashkuar Shishtavec përfshiheshin fshatrat Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrezë.
Në Këshillin e bashkuar Borje fshatrat Borje, Cërnalevë dhe Oreshkë.
Në Këshillin e bashkuar Topojan fshatrat Topojan, Brekij, Xhaferraj dhe Turraj.
Në Këshillin e bashkuar Zapod fshatrat Zapod, Orgjost, Kosharisht, Pakisht, Oçikël.
Fshatrat Bele, Lojme dhe Nimçë ju bashkëngjitën Këshillit të bashkuar Shtiqën.
 
Në vitin 1992, pas ndryshimit të sistemit shtetëror u krijuan tre komuna:
 
1. Komuna e Shishtavecit, me qendër në Shishtavec ku gravitojnë fshatrat Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrezë, Borje, Oreshkë dhe Cërnalevë.
2. Komuna e Topojanit, me qendër në Topojan ku përshihen fshatrat Topojan, Brekij, Turraj, Lojme dhe Nimçe,
3. Komuna e Zapodit, me fshatrat Zapod, Bele, Oçikël, Kosharisht, Pakisht dhe Orgjost.
 
Nga sa sipër, del se Gora, nga viti 1326, kur përmendet për herë të parë në dokumente të gjetura deri sot, deri në vitin 1923, ka qënë një krahinë me teritor kompakt e fshatra kompakte, në kufijtë natyral që i ka "Caktuar vetë Zoti", Në vitin 1923, robt e zotit e ndan në dy shtete, por në të dy krahët e kufirite ruajti emrin natyral, në pjesën Shqiptare deri në vitin 1958 u ruajt emri, ndërsa në Kosovë e mban akoma emrin natyral. Përpjekjet e disa njerëzve për ta denatyruar Gorën janë të përkohëshme. Tani që po fryn era e hapjes dhe e integrimit. Goranët kudo që ndodhen, po zgjohen për konsolidim të identitetit të tyre, dhe me izën të zotit do të integrohen e do të dalin në arenën etno - kulturore siç janë, me figurë e zë, e jo siç duan ta paraqesin disa "Dashamirë" këtë popullsi sikur të ishte memece.
 
Akademiku, Dr. Harun Hasani në studimin: "Migrimi i popullësisë së Gorës" konkludon: "Në bazë të antropologjisë, antrpopopsikologjisë, etnologjisë, etnosociologjisë, filologjisë, fokloristikës dhe karakteritika-ve të tjera, Goranët përbëjnë një grupim të vecantë etnik. Ata kështu e ndjejnë vehten, sepse si në vëndlindjen e tyre, në kurbet si dhe në kontaktet individuale vehten e quajnë Goran, të folmen e tyre lokale e emërtojnë "Nashinski"(Gorançe – shënimi im – E.D.) . Të edukuar në rrethana specifike të jetesës në Gorë dhe jashtë saj, vetëm ata kanë mundur të mbijetojnë dhe të mbeten ashtu siç janë. Përmenden si soj i veçantë njerëzish, të cilëve ndjenja patriotike u prevalon mbi interesat e ngushta nacionale. Kanë egzistuar dhe egzistojne duke mbetur për të gjithë të afërtë, në të njejtën kohë kanë mbetur vetë vetja” 13
 
Në një gojëdhën që ka aritur deri në ditët tona thuhet: "Në kohën kur zoti u ndante tokat popujve dhe popullësive, ku do të jetonin, ishte thirrë edhe i pari i Torbeshve (Goranëve). Zoti filloi dhe mbaroi ndarjen e tokave, por nuk i përmendi Torbeshët, atëherë përfaqësuesi i tyre i tha zotit: O i plotëfuqishëm dhe i gjithëmëshirëshëm - Po ne ku të ngulemi"?! Zoti u kujtua dhe i tha: - Për ju kam caktuar një tokë që ndodhet në një skaj të varfër, por të bukur, për kompensim do t`u dhuroj dashurinë, përkushtimin dhe dëshirën, që ta doni atë trevë si vehten".14
 
Dhe me të vërtetë Goranët kanë shkuar edhe në fund të botës, deri në "Çin ma Çin", por asnjëherë nuk e kanë haruar vendlindjen e tyre, nuk e kanë këmbyer Gorën, as me Aleksandrinë, Stambollin, Sarajevën, Mostarin, Sofjen, Selanikun, Vidin, Turnu - Severin, Budapestin, Zagrebin, Banjallukën, Bratislavën, Pragën, Timishaorën, Kretën, Izmirin, Bihaçin etj, etj. qytete ku ata kanë shkuar për të punuar si kurbetçi. (Putnici, Peçalbari ). Sepse i tërhiqte magjia e Gorës, aroma e vendlindjes.
 
Pranimi apriori nga disa studjues se emri Gora vjen nga Serbishtja, nuk duhet marrë si tabu, e aq më pak të përdoret për qëllime politike e teritoriale nga dorëgjatët serb, që reken të krijojnë alibinë, vetëm nga emri Gora për keshe prejardhjen e Goranëve nga Serbët. I gjithë leksiku i të folmes së Gorës dhe pothuaj të gjitha toponimet i përkasin Bullgarishtes së vjetër, gjegjësisht Maqedonishtes perendimore; nga mendohet se janë shpërngulur Goranët në shekullin XI - XII, të përzënë si heretikë, sepse janë përfshirë në lëvizjen Bogumile. (Huazimet ndërkufitare janë fenomene natyrale edhe ndërmjet gjuhëve të grupeve të ndryshme, e jo më për gjuhët e të njëjtit trung). Dihet mirëfilli se sllavishtja, që flitet nga Vladivostoku në lindje, deri në Trieste në perendim, nga Polonia në veri deri në Bullgari në jug, ka të njejtën prejardhje, Gora i thonë malit, po edhe bjeshkës të gjithë sllavët. Emërtimi i nahijes, me këtë emër nuk është argument që vërteton se bartësit e këtij emri kanë prejardhje serbe. (kujtoj se nuk është turp, mëkat as lavdi që të jesh Sërb, Gjerman, Maqedonas, Hebre, Indian, Italjan, Shqiptar apo Bullgar).Bjeshka e Borjes ka emërtim grek e kjo nuk do të thotë asgjë me origjinën tonë.
 
Në Europën e bashkuar përkatësinë etnike e deklaron seicili kur bëhet një regjistrim korekt i popullsisë. Goranët dhe serbet nuk i ndanë vetëm feja por i gjithë konstuticioni shpirtëror. Gjuha, kultura materiale e adetet. Studjuesi i cituar Dr. Harun Hasani në studimin “Migrimi i Goranëve” shkruan: "Etimologjikisht me emrin Gora nuk kuptojmë vetëm sipërfaqet e mbuluara me drurë, por edhe edhe lartësitë alpine të mbuluara me bar, Bjeshkët.15 Në këtë shkrim por edhe në shënimet e tjera. Gora dhe bjeshka kanë të njejtin kuptim.
 
Dy fjalë për prejardhjen e Goranëve. Me këtë temë janë marrë shumë studjues, Serbët për orekse teritoriale thonë: Goranët janë sllavë serbë të muslimanizuar, Meqedonasit thonë: Janë Maqedonas, Bullgarët thonë: Nuk ka kombësi e gjuhë Maqedonase, Goranët janë Bullgarë të përzënë nga shteti amë (Bullgaria) në shekullin e XI dhe XII. Kur filluan pogromet kundër ndjekësve të ideologjisë Bogumile, atëhere ndodhi çvendosja e tyre drejt veri - perendimit dhe popullimi i bjeshkëve të Sharrit. Bogomilët emërtohen sipas vëndeve ku kanë lëvizur e janë vendosur: P.sh. Grekët u thonë: Katari (kataroi) = të pastër të pëcaktuar për katarsis (pastrim) ose fundugijagi (torba mbajtës), serbët u thonë: Babun (Të ardhur nga bjeshkët Bubune që ndodhen në regjionin e Velesit të Maqedonisë) ose Torbesh (mbasi kudo që lëviznin nuk e hiqnin torbën nga supet), në Dalmaci u thonë: Paterani (të përndjekur ose të munduar), në Itali Scavlani (sllav),etj.
 
Në të gjitha dokumenntet Gora përmendet si nahije, krahinë dhe komunë me vehte. Studjuesit e mirëfilltë të etnografisë si: Rrok Zojzi e Mark Krasniqi dhe hartuesit e Fjalorit Enciklopedik botim i vitit 1985, e klasifikojnë atë krahinë etnografike më vehte që dallon qartësisht nga krahinat etnografike fqinje siç janë: Luma, Opoja, Dibra dhe Pollogu.16
 
Vetem dy studjues, Besim R. Cengu dhe Isa Halilaj e emërtojnë “Nënëkrahinë” ose “Njësi etnokulturore e krahinës së Lumës” i pari (Besim R.Cengu) në artikullin : "Asnjë lidhje nuk ka mes Goranëve dhe Boshnjakëve" shkruan e zezë mbi të bardhë “Gora është njisi simpatike etnokulturore e Lumës” I dyti (Isa Halilaj) në librin e tij ”Në kujtesën e historisë” duke replikuar me N.D. shkruan : “Për këtë, në radhë të parë, kërkoj mirëkuptimin e Goranëve Lumjan (Kuksian) të 9 fshatrave” !? Pak më poshtë vazhdon: “Nga kjo simbiozë e natyrshme kjo pjesë është konfirmuar si Gora e Lumës (Kukësit)?! Më pas nxinë letrën e bardhë duke shkruajtur:“Këta Sejmen (Kupto Lumjan E.D.) dhe të tjerët më parë e në vazhdimësi i kanë siguruar me pagesë asaj zone qetësinë, e, si i thonë fjalës, edhe jetën e “djalit dhe të kalit”.17
 
Zotria në fjalë sforcohet duke na bërë apel që t`u jemi mirënjohës lumjanëve se kanë dërguar “Sejmen për të na mbrojtur, djalin dhe kalin”, por nuk thotë nga kush kemi qënë të kërcnuar që na kanë mbrojtur njerëzit e Halilajt, nga Turku, Serbi, Austriaku, Bullgari, Italjani, apo nga "Haramijet" që vinin nga Jug - perendimi ? Këta të dy me një të rënë të lapsit, pa asnjë referencë në dukumente historike, dhe pa i pyetur të parët e tyre se si emërtohet treva përtej Gjallicës, me metodën e fletë rufeve që shkruheshin në emër të klasës punëtore i bëjnë Goranët Lumjanë ?!
 
Sikur Gora të ishte "Tërthorja", që me të vërtetë është njisi etno-kulturore e krahinës etnografike të Lumës. Jo zotri 18 fshatrat në Kosovës, 9 fshatrat gorane në Shqipëri dhe dy fshatra të Maqedonisë, që nuk i thonë djepit djep, vatrës vatër, diellit diell, ujit ujë, bukës bukë, që kanë adete krejt të ndryshme nga djepi deri në varr, nuk i përkasin krahinës etnografike të Lumës, por krahinës etnografike të Gorës, që është një gur i çmuar në mozaikun e kulturës Ballkanase.
 
Përkatësisht Shqiptare, Kosovare e Meqedonase. Këtyre dy zotrijve u pëgjigjemi me mesazhin që rrjedh nga filozofia jetësore e Goranëve:
 
"Bëhuni çfarë doni të bëheni, por silluni që edhe ne të mbetemi ashtu siç jemi. Nuk ngacmojmë kërkend, mos na ngacmoni ne! Jemi të aftë të bashkëpunojmë me të gjithë, kemi mundësi të mbetemi dhe të mbijetojmë edhe pa bashkëpunimin me ata që bashkëpunimin nuk e dëshirojnë, por për një gjë nuk jemi dakord dhe kështu do të mbetemi, për atë që dikush parashikon dhe punon që të arrijë në kurrizin tonë".
 
Hasjanët, Malziasit e Opojasit, e aq më pak Goranët nuk janë Lumjanë, të cilët i respektojmë si komshinj, e tani edhe si miq. Ashtu si Lumjanët që flasin një dialekt arkaik të shqipes edhe Goranët flasin në dialektin arkaik të Bullgarishtes, ata i përkasin etnokulturës Torbeshe (Bogumile, Bullgare), sepse janë pasardhës të Bogomilve, të heretikëve kryengritës, që janë vendosur në këto treva pas shqiptarve dhe serbve. Këta të fundit u a kanë vënë emrin Torbesh, Gora para se të quhejGorë është emërtuar Torbeshi dhe me këtë emër na identifikojnë edhe tani komshijnjt tanë.
 
Pos këtyre emërtimeve për të shënuar krahinën e Gorës në Malzi kemi takuar edhe emrin Torbeshi-a. (Këtu kemi regjistruar thënien: “Ma përpara, pushkët i ndreqshem në Torbeshi.”
 
Në një pjesë të fshatrave të saj ruhet një kulturë shpirtrore me natyrë të qartë sllave, por me afërsi me kulturën materiale dhe folklorin koreografik shqiptar. Blegtoria ka qenë dega bazë e ekonomisë, bujqësia, zejtaria (Prodhimi dhe riparimi i armëve dhe pastiçeria) zeje që i ushtronin në të gjitha qytet e Ballkanit e më gjërë, kanë qënë degë ndihmëse.
 
Tipike për Gorën janë vendbanimet e përqëndruara me fytyrë të qartë urbane, vallja në formë gjysëm rrethi, veshja me tirq për burrat dhe ajo me mbështjellëse për gratë, banesa me shkallë brenda, lirika, ballada, polifonia, curlja, lodra dhe kavalli (fyelli i gjatë) si vegla muzikore.
 
Ndërkohë duke qënë të përndjekur edhe nga kishat Bullgare, Serbe e Greke janë konvertuar në fenë Islame, por nuk kanë humbur gjuhën dhe identitetin kulturor. Emrin Gora e ndeshim ne disa vende: Krahina Gorës në Pogradec, në Bosnje në afërsi të Mostarit është krahina e Gorës, këtë emër mbajnë disa qytete në Poloni, Kranska Gora qytet dhe komunë në veriperendim të Sllovenisë, Gora vend turistik dhe kurativ në afërsi të bjeshkës Fuji në Japoni, Gora klani Jatova në Indinë veriore, Gora fjalë Indiane për njerëzit me lëkurë të bardhë edhe kur është fjala për Evropianët, Gora majë mali në perendim të Turkmenistanit etj.
 
Referencat :
 
1. I.S. Jastrebov (1881), Hrisobula Deçanskog Krala ot godine 1326, Gllasnik srpskog uçenog drushtva, knjiga X l -
 
I X, Beograd, str. 355;
 
2. Rad. M. Grujiç, Eparhijsko vlastelinstvo u srednjovekovnoj Srbiji, “Bogoslavlje” god. VII, Cv.2. i str. 32.
 
3. Defteri turk B.V.A.12,1451/5. I trannskriptuar dhe përkthyer nga Akad, Peshikan M. dhe Zirojeviç O.
 
4. Dokle Nazif, “Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Kukësit” Tiranë 2009, f 61.
 
5 . Selami Pulaha, “Krahinat e sanxhakut të Dukagjinit gjatë shekullit të XVI”, faqe 193istorije srbske crkve" (Të dhëna për historin e kishës serbe)
 
6. I. S. Jastrebov, podacima za istorije srpske crkve ctr.134, 136, 138; dhe Stara Srbija i Albanija, str. 91-927
 
7. Sharplaninske zhupe Gora, Opolje i Sredska, Beogard 1995, faqe 31.
 
8 . M.A.Vujaçiç, (1914), Reçnik mesta u usllobogjenoj oblasti Stare Srbije, Beograd, str.V,87,89-90. Administrativno - teritorialne promene u NR Srbiji 1834-1954. godine, zavod za statistiku NR. Srbije,”Prikazi”, br.13, Beogard, 1955, str. 43-44.
 
9. Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, Nacionalizmi, luftrat dhe fuqitë e mëdha.Tiranë 2007.
 
10 . Raif Abdyl Shaqiri, ”Kujtime nga jeta e kaluar”, dorshkrim faqe 21, 22
 
11. Teki Selenica, “Shqipëria më 1927”, Tiranë 2002, faqet 494-556
 
12. AQSH, Fletorja zyrtare Nr. .46, vjeti i XVII, Tiranë, 17 Qërshor 1938
 
13. Dr. Harun Hasani, Sharplaninske zhupe Gora, Opolje i sredcka, Migracije stanovnishta Gore, Beograd 1995,str. 149, 150
 
14. Qemal Dokle, 1911-1969
 
15 . Dr. Harun Hasani, Migrimi i popullësise së Gorës cituar me lartë, faqe 149
 
16. Mark Krasniqi, Gjurmë e Gjurmime, Prishtinë 1979 ,kapitulli: Krahinat etnografike të Kosovës faqe 22 ,26.
 
17. Isa Halilaj, “Në Kujtesën e Historisë”, GEER, 2006, faqe 269, 279
 
Mare nga libri "Borje dhe borjanet" i autorit Elmaz Dokle
 
== ZHVILLIMI I SPORTIT NE FSHATIN BORJE ==
Line 498 ⟶ 696:
 
Marre nga libri "Borje dhe Borjanet" botim i vitit 2010, i autorit Elmaz Dokle