Dallime mes rishikimeve të "Ekonomia e Çekisë"

ska përmbledhje të redaktimeve
[[Skeda:Prague Chodov Highway2.jpg|thumb|right|300px| Autoudha në Pragë]]
 
'''Çekia''' hapat e parë të zhvillimit ekonomik i ka bërë në kohën e shtetit Austro-Hungarisë. Pas Luftës së Dytë Botërore me vendosjen e shtetit socialist fillon një kthesë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me nacionalizimin e minierave, industrisë dhe bankave fillon etapa më e rëndësishme ekonomike. Ndryshimet më të mëdha bëhen me reformën agrare , qëllimi i sëcilës ka qenë ndarja e tokave fshatarëve të varfër. Me një ritëm të shpejtuar gjatë kësaj periudhe të pasluftës ka arritur jo vetëm ti mënjanoj pasojat e luftës , por edhe të ketë një strukturë më të favorshme ekonomike, përkatësisht të jetë një shtet industrialo-agrar.
 
Me ndarjen e Çekisë nga [[Sllovakia]] , në vitin [[1992]], ekonomia ka ruajtur strukturën industrialo-agrare. Një zhvillim të tillë pa dyshim i kontribuuan baza deri diku e mirë energjetike. Burimi më i rëndësishëm i energjisë është qymyrguri. Burimët më të mëdha të qymyrit gjenden në pellgun Ostrava-Karvin, i cili jep afro 80% të prodhimtarisë.