Dallime mes rishikimeve të "Republika Çeke"

917 bytes added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Pas Luftës së Dytë Botërore, [[Çekosllovakia]] e rimëkëmbur bie nën ndikimin sovjetik (BRSS). Për shtypjen e kryengritjes ndaj këtij vendimi të fuqive botërore, marrshojnë [[pakti i Varshavës]] në Çekosllovaki. Në vitin [[1989]] Çekosllovakinë e përfshin "lëvizja paqësore demokratike" dhe më [[1 janar]] [[1993]] deri ndarja e Çekosllovakisë në dy Republika sovrane, Republika Çeke dhe Sllovakia. Në vitin [[1999]], Çekia (Republika Çeke) i bashkëngjitet paktit të Atllantikut Verior (NATO) dhe në vitin [[2004]] anëtarësohet në Bashkimin Evropian ([[Bashkimi Evropian|BE]]).
 
== PolitikaQeverisja dhe politika ==
: '''''Artikulli kryesor [[Sistemi shtetëror në Çeki|Sistemi shtetëror]]'''''
[[Figura:Václav Havel cut out.jpg|thumb|200px|left|Vaclav Havel, Presidenti i parë i Republikës Çeke]]
Republika Çeke është një demokraci përfaqësuese, parlamentare, pluraliste, shumë-partiake, me Kryeministrin si kreu i qeverisë. Parlamenti (''Parlament České republiky'') është dydhomësh, me Dhomën e Deputetëve (Çekisht: ''Poslanecká sněmovna'') (200 anëtarë) dhe Senati (Çekisht: ''Senát'') (81 anëtarë).
 
Presidenti i Republikës Çeke zgjidhej nga një sesion i përbashkët i parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Ky sistem ishte praktikuar midis viteve 1993–2012. Që nga viti 2013, zgjedhjet presidenciale janë të drejtpërdrejta. Presidenti është kreu formal i shtetit formal me kompetenca të kufizuara dhe specifike, ku më të rëndësishmet janë kthimi i projektligjeve në parlament, propozimi i gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese për miratim në Senat dhe shpërndarja e parlamentit në disa rrethana të veçanta dhe të pazakonta. Ai gjithashtu emëron kryeministrin, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit me propozim të kryeministrit. Nga viti 2013 e në vazhdim, presidenti zgjidhet nga populli, jo nga parlamenti. Milosh Zeman ishte presidenti i parë çek i zgjedhur drejtpërdrejt.
 
Kryeministri është kreu i qeverisë dhe ushtron kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë të drejtën për të vendosur objektivat për politikat e jashtme dhe të brendshme, të mobilizojë shumicën parlamentare dhe zgjedhë ministrat e qeverisë.
 
Anëtarët e Senatit zgjidhen në zona elektorale një vendëshe me dy-raunde votimi për një mandat gjashtë vjeçar, me një të tretën të zgjedhur çdo vit çift në vjeshtë. Zgjedhjet e para u bënë në vitin 1996, për terma të ndryshme. Senati është i papëlqyeshëm në publik dhe vuan nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, në përgjithësi afërsisht 30% në raundin e parë dhe 20% në të dytin.
=== Sistemi i drejtësisë ===
Republika Çeke ka një sistem të ligjit civil të bazuar në ligjin gjermanik. Gjyqësori çek ka tre gjykata kryesore, Gjykata Kushtetuese e cila mbron njerëzit kundër shkeljeve të kushtetutës nga legjislativi apo nga qeveria, e përbërë nga 15 gjyqtarë kushtetues, Gjykata e Lartë e Republikës së Çekisë është gjykata e apelit më e lartë për të pothuajse të gjitha rastet ligjore të dëgjuara në Republikën Çeke e përbërë nga 67 gjyqtarë dhe Gjykata e Lartë Administrative, e cila vendos për çështjet e drejtësinë procedurale dhe administrative. Ajo gjithashtu ka juridiksion mbi shumë çështje politike, të tilla si formimi dhe mbyllja e partive politike, kufijtë juridiksionale midis entiteteve qeveritare, si dhe pranueshmërinë e personave që qëndrojnë për poste publike. Këto forma të gjykatës quhen triumvirat.
 
=== Njësitë administrative ===
: '''''Artikulli kryesor [[Njësitë administrative – Çeki|Njësitë administrative]]'''''
Republika Çeke ndahet në 14 njësi administrative të llojit rajon (org.:''kraje'', njëjës – ''kraj'') dhe kryeqytetit (''hlavní město'') [[Praga]] (Praha). Këto njësi administrative ndahen më tej në 77 njësi të nivelit të komunave (org.:''okresy'', njëjës ''[[okres]]'')..