'''Drenica''' është degë e majtë e lumit [[Sitnica]]. Ajo përkah gjatësia (50 km), madhësaiamadhësia e pellgut (477 km²) është lumi gati përgjysmë më i vogël se [[lumi i Llapit]]. Buron në Bretenc te mali [[Cërraleva]]. Në veri të Petrashnicës deri te Drenasi, Drenica është më e gjerë dhe me pjerrtësi më të vogël më të gjitha tiparet e një lumi fushor. Drenica që nga [[Drenasi]] e deri në Bardh i Madh, hyn në një pjesë të ngushtë, duke marrë pamjen e një gryke. Në këtë pjesë të lumit pjerrtësia është më e madhe, gjerësinë më të madhe (10 m) dhe me pjerrtësi të butë derdhet në Sitnicë. Prurja mesatare e lumit Drenica në Sitnicë është 2,0 m³/s.