Abdurrahman Roza Haxhiu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
[[Skeda:Stadiumi "A.Roza Haxhiu".jpg|thumb|301x301px|Stadiumi "A. Roza Haxhiu", Lushnje.]]
 
'''Abdurrahman Roza Haxhiu''' ose Roza Haxhiu, siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen "Kongresi i Lushnjës" më [[30 shtator]] [[1930]]. Djali i Bajram Haxhiut, një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës. Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist. Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës. Abdurrahman Roza Haxhiu ishte një futbollist i shquar shqiptar i viteve 50-60, talent i rrallë si dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtarë Shqipërinë, Lushnjen, Dinamon, Besën e Partizanin. Roza Haxhiu këpucët e futbollit i veshi fillimisht me Besën e Kavajës më [[1950]], ku luan si mesfushor. Vetëm një vit më vonë, pasi “ka rënë në sy”, kalon tek Partizani, përkrah emrave të shquar të futbollit tonë si Boriçi, Resmja, Kraja etj. Dhe pa kaluar dy vjet Boriçi (tashmë trainer), së bashku me Jançen i besojnë fanelën e përfaqësueses në Festivalet Botërore të Rinisë. Rrugët tashmë janë hapur : në vitin [[1955]], kur Dinamo do të ndeshej me Dozhën e Budapestit, Roza thirret si përforcim në rradhët e kryeqytetasve. Hungarezi i madh i atyre viteve, Suza do të shprehej pas ndeshjeve : ”Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit evropian”. Në atë takim Roza ka pasur detyrën e një mbrojtësi të lirë. Ekipi hungarez ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të asaj kohe, që edhe pse në fushën e vet nuk ka mundur të marrin më shumë se një barazim. Lojtarët hungarez ishin të një kalibri evropian në atë periudhë. Megjithatë, Dinamo me lojën e saj ka mundur të tërheqë vëmëndjen e specialistëve ndërkombëtarë. Roza Haxhiu luajti edhe për skuadrën kombëtare Shqiptare. Nuk mund të ishte rastësi aktivizimi i Roza Haxhiu-t me përfaqësuesen shqiptare. E rëndësishme në atë kohë ishte aktivizimi i ndonjë ekipi shqiptar në veprimtarinë ndërkombëtare. Ekipi që kishte fatin i nevojiteshin lojtarë me cilësi. Teknika dhe cilësia e pakrahasueshme e Rozës, nuk kishte sesi të shpëtonte nga vëmendja e federatës. Pas kësaj, nuk mund të harrohen fitoret ndaj Çekosllovakisë 3-0 dhe fitorja me Poloninë. Në ato ndeshje Roza Haxhiu dha maksimumin, duke u kthyer në një simbol të futbollit shqiptarë. Në dy vitet e mëpastajme, ai është i kudondodhuri i Partizanit : i papërtueshëm, i shkathët, teknik, me një diapazon të gjerë për lojën, e mbi të gjitha, me një shpirt tepër të madh. Bashkëkohësit kujtojnë padyshim Roza Haxhiu-n që shënoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes Partizani-Dinamo në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, e cila përfundoi me fitoren e merituar të Partizanit 3:1 dhe qe i dha titullin kampion i vitit [[1957]] në kampionatin e 20-të kombëtarë, Partizanit. Kur kthehet në qytetin e tij, duke mos u shkëputur nga futbolli, merr drejtimin e skuadrës lushnjare, duke luajtur edhe vetë. Pas dy finalesh me Erzenin, të fituara 3-2 e 6-2, Roza Haxhiu bën që Traktori i atëhershëm të futej për herë të parë në elitën e skuadrave të vendit. Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së dytë duke u shpallur kampionë i tij në [[1960]]. Futja në kategorinë e parë i hapi shtegun futbollit lushnjarë për tu përfaqësuar më 1960 në kampionatin kombëtarë të rezervave bashkë me : Partizanin, Dinamon, Vllazninë, Flamurtarin,Skëndërbeun Skënderbeun, Labinotin, Besën dhe Tomorrin duke zënë edhe vëndvend nderi. Por ka edhe një kuriozitet që lidhet me emrin e këtij legjende të futbollit lushnjar. Emri i vërtetë i Roza Haxhiu-t është Abdurrahman. Vëllai i tij Ali (Lika) Haxhiu e sqaron edhe “pagëzimin” e Abdurrahmanit në Roza. “Fundi i viteve 40, dera e dhomës së vizitave u hap dhe në prag të saj një djalë i gjatë, mjaftë simpatikë u shfaqë para doktor Çabej. Ishte Abdurrahmani, që kishte ardhur për tu vizituar. Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri. Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili. ROZA-Trëndafil ai përcaktim i doktorit doli jashtë dhomës dhe nuk u desh shumë kohë që Roza të zëvëndësontezëvendësonte Abdurrahmanin që sportëdashësitsportdashësit lushnjarë e më gjërëgjerë të mos e ndanin emrin e parë nga i dyti-n Abdurrahman Roza Haxhiu. Roza-Trëndafil e quajti sepse trëndafil qe në jetë dhe në fushën e futbollit. Prandaj dhe populli e thithi këtë emër menjëherë dhe nisi ta quaj Roza-Abdurrahmanin”, tregon vëllai i Abdurrahman Roza Haxhiu-t. Por sëmundja e rëndë, [[19 maj]] të vitit [[1964]], do ta ndante nga jeta Roza Haxhiu-n në një moshë fare të re, kur sapo kishte mbushur të 34 vitet. Roza Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe në vitin 1999 nga ministri i Kulturës Edi Rama i është dhënë titulli “Nderi i Sportit Shqiptar”. Në kuadër të 30 vjetorit të vdekjes, [[21 Maj]] [[1994]] u përkujtua në qytetin e Lushnjes legjenda e futbollit shqiptar, Abdurrahman Roza Haxhiu. Ceremonitë e organizuara nga Bashkia Lushnje dhe kryetari i Bashkisë Lushnje Z. Kujtim Haxhiu, në nderim të figurës dhe veprimtarisë së A.Roza Haxhiut, nisën me një ndeshje që u zhvillua në stadiumin “A. Roza Haxhiu”. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë futbollistë, këngëtarë e aktorë si : [[Vaçe Zela]] (këngëtare), Margarita Xhepa (aktore), Ilia Shyti (aktor), Hysni Zela (këngëtare), Kolec Kraja (futbollist), Robert Jashari (futbollist), Ismet Bellova (komentator sportiv), etj. Ndërkohë, në sallën e kinoteatrit “Vaçe Zela”, u zhvillua edhe një aktivitet zyrtar nga Bashkia Lushnje ku, folën miqëmiqtë e shokë mbi jetën dhe veprimatarinëveprimtarinë e futbollistit legjendar Abdurrahman Roza Haxhiu.Në maj të vitit 2007 është realizuar dokumentari “Trëndafili i fushës së blertë” në Televizioni Shqiptar TVSH i sponsorizuar nga Z. Altin Haxhiu kushtuar Abdurrahman Roza Haxhiu-t mbi jetën dhe veprimtarinë e futbollistit. Në këtë dokumentar kanë marrë pjesë familjarët, futbollistët që luajtën me të,miqë miqtë e shokë të Roza Haxhiu-t të cilët nëpërmjet intervistës shprehën respektin dhe mirnjohjen ndaj talentit të papërsëritshëm legjendës së futbollit Abdurrahman Roza Haxhiu për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar dhe atë shqipëtarëshqiptarë. Stadiumi i Lushnjes “A.Roza Haxhiu” mban sot emrin e tij në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar dhe atë shqipëtarëshqiptarë.