Ndryshimi mes inspektimeve të "Hafiz Ibrahim Dalliu"

ska përmbledhje të redaktimeve
v (Robot: Faqe e palidhur)
3. Ilahija "Një lutje shpirtit të madhnueshëm të Resulull-llahit", botuar shumë herët, është hymn fetar i frymëzuar për dashurinë që ka myslimani për Profetin e tij dhe për Islamin. Ideja se feja myslimane është shtrirë në të tërë rruzullin tokësor jepet me art nëpërmjet perifrazës së bukur: "...N'rruzull t'dheutanëembanë/ Në çdo çast thirret ezan,/ Ty Resulull-llah të thanë./ ndoresh ja Resulull-llah...". Në hapësirat e veprimtarisë letrare H.I. Dalliu ka shpalosur talentin poetik dhe shpirtin patriotik të paepur.
 
4. Te libri "Patriotizma në Tiranë", autori ka marrë në analizë zhvillimet e shoqërisë shqiptare dhe pjesëmarrjen e atdhetarëve të Tiranës në veprimtari patriotike, para e pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, e përhapur kjo lëvizje edhe në qytete të tjera të vendit. "Patriotizma..." është një vepër dokumentare e papërsëritshme e këtij dëshmitari okular, siç ishte vetë Hafizi, pjesëmarrës aktiv i vijës së parë në veprimtaritë e kohës.
 
5. Poema satirike "Dokrrat e Hinit" vë në lojë ata njerëz që nuk i sjellin asnjë dobi atdheut dhe e kalojnë kohën nëpër lokale kafenesh me biseda të padobishme. Ja sesi i ironizon poeti pseudointelektualët që i përdorin fjalët e huaja vend e pa vend : "...Ja, për t'quejt, inteligjenca,/ Flasin disa fjalë të gjata,/ Konferenca, konkurencakonkurrenca,/ Proponimi, komunikata./ A kështu ka folë yt atë?/ Ku asht shqipe kjo gjuhë dreqi ?/ ç'janë kto fjalë nga'i hapashalë ?....". Sidoqoftë kryevepra e Hafiz Dalliut është vepra "E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s.", vepër origjinale në vargje (6143 vargje), po nuk bie më poshtë edhe Tefsiri i Kuranit i titulluar "Ajka e kuptimeve të Kur'ani Qerimit" përkthyer prej vetë Dalliut.
 
Kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut në dobi të të gjithë botës islame shqiptare e kanë paturpasur parasysh edhe shqiptarët e trojeve etnike të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi e më gjerë. Ata kanë vendosur ta botojnë e ta ribotojnë të plotë të gjithë veprën e Hafiz Dalliut. Një studim me rëndësi për jetën e Hafiz Dalliut ka bërë Doc. Sinan Tafaj që ka mbetur në dorëshkrim deri tani.
 
Dihet edhe një gjë tjetër që emri i mirë që ka gëzuar dhe gëzon në popull, janë munduar që ta eklipsojnë elitat dhe është lënë në harresë prej tyre, siç konstaton edhe prof. Aurrel Plasari : "...Ka qenë prirje që figurënefigurën e Hafiz Ibrahim Dalliut për ta lënë jashtë, për ta lënë në harresë, për mos ta dashur...".
 
Pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri janë bërë studime e hulumtime serioze për dijetarë e atdhetarë të veshur me petkun e nderuar fetar; janë botuar monografi, artikuj gazetash e studime të posaçme shkencore e veprimtari të tjera për aktivistë të shquar si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Said Najdeni, Ferid Vokopola etj.