Ndryshimi mes inspektimeve të "Genti"

1 byte added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(hi)
[[Skeda:KingdomofGentius.png|thumb|Mbretëria e Gentit]]
[[Skeda:2000 lek 2009 ob.jpg|thumb|majtas|300px]]
 
 
 
 
 
 
Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit [[Iguvia]].
Genti grumbulloi në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15 000 vetash dhe u drejtua kundër qytetit Basania, i cili siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Genti u mundua ta bëjë për vete atë me anë të bisedimeve, por mbasi nuk pranoi të nënshtrohej, e rrethoi. Genti nuk pati sukses edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisë dhe të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apolonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe e detyruar të tërhiqej në drejtim të veriut. Romakët, të cilët kishin përqendruar forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania.
 
Qëndresën e fundit Genti e bëri në Skodra, ku shpresonte shumë në këtë qytet që e kishte zgjedhur si kryeqendër të mbretërisë, sepse pozita e tij ofronte një mbrojtje të sigurt. I rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirë, qyteti mund të përballonte me sukses një rrethim të gjatë. Ai nuk organizoi një mbrojtje të mirë dhe në vend që forcat ilire të qëndronin brenda mureve rrethuese të qytetit dhe t’i shmangeshin përleshjes në fushë të hapur, u futën në betejë aty ku armiku kishte epërsi numerike. Genti u dorëzua pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllait të tij, Karavandit, për të grumbulluar forca të tjera nga krahinat përqark. Dhjetë ditë më vonë me rënien e Skodrës, në Pydna u shkatërrua përfundimisht dhe ushtria maqedone. Njëkohësisht me Ilirinë dhe Maqedoninë romakët nënshtruan dhe Epirin. Genti bashkë me familjen e tij u dërguan në Romë. KështuKeshtu u nënshtruannenshkruan dy shtetet e fuqishme te Ballkanit dhe u vendos ne këtoketo krahina sundimi romakRomak.
 
 
 
Anonymous user