Content deleted Content added
Faqe e re: Në shekullin e 18-të, në qytetin Mulhajm të Gjermanisë, në njërën anë të lumit Ren jetonin gjermanët, e në anën tjetër francezët. Francezët çdo vit kalonin në anën...
 
(Pa ndryshime)

Versioni aktual i datës 4 nëntor 2015 22:30

Në shekullin e 18-të, në qytetin Mulhajm të Gjermanisë, në njërën anë të lumit Ren jetonin gjermanët, e në anën tjetër francezët. Francezët çdo vit kalonin në anën e kundërt të lumit, duke marrë të gjitha të korrurat dhe agrumet që i takonin gjermanëve. Atëherë gjermanët ende të dobët dhe të përçarë nuk ishin në gjendje për të kontrolluar situatën e cila përsëritej nga viti në vit. Zgjidhjen e këtij problemi e kanë pa vetëm në kërkimin e ndihmës nga sulltani Osman të cilit në një letër i kanë shpjeguar se për çfarë ndihme kanë nevojë ata. Ndër të tjera, në letër thuhet: "Francezët çdo vjet na shqetësojnë, duke na i marr të korrurat dhe agrumet. Ju jeni halif i Islamit të Lartësuar dhe me meritë e mbani atributin Sulltan i perandorisë i cili botës i jep vetëm drejtësi. Kërkojmë ndihmën tuaj. Ju Lutemi dërgoni ushtrinë e cila do të sigurojë që të korrurat dhe agrumet t'i mbajmë për veten tonë. " Sulltani nuk mundi të dërgojë ushtrinë, por ka konsideruar se është e mjaftueshme që të dërgojë vetëm uniforma të jeniçerëve. Me uniforma, i dërgoi një letër në të cilën ai shpjegon: "Francezët janë racë frikacake dhe nuk ka nevojë për ushtri. Uniformat që kam dërguar do t'i veshin njerëzit tuaj dhe në kohë të përshtatshme do të vizitojnë bregun e lumit në mënyrë që francezët mund t'i shohin. " Duke parë "jeniçerët" francezët, të frikësuar, i lënë fshatrat e tyre duke ikur sa më larg nga atje. Falë këtij plani të jashtëzakonshëm të Sulltanit, zulumi dhe dhuna që francezët e bënin u nëdrpre. Rrobat e jeniçerëve që i mbanin, sot gjenden në muzeun e Karlsruhe në Mulhajm. Çdo vit në të njëjtën kohë në qytet organizohet karnevali si evokues në këtë ngjarje nga e kaluara, si pllakë e dekoruar me gurë të çmuar simbol të pashlyeshëm të planit të jashtëzakonshëm që e ka shpëtuar një popull.