Rrethi i Hasit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 58:
 
== Flora & Fauna ==
Kafshët që rriten në zonën e Hasit janë të përshtatura më klimën dhe bimësinë të cilat më të përhapura janë Ahu,Qarri, Bunga, Plepi, Blini, Shkoza Mulleza, Farsheri, Lajthia e egër etje dhe me pak janë te përhapura haloret. Janë të përhapur kafshët e egra si (lepuj, luani arusha dhelpra, ujku, derri i egër, ariu, kaprolli, dhija egër, macja e egër etj) dhe shpend të egër si thellenxa, shqiponja, pëllumbi, skifteri, harabeli, mullëza, etj. Shfrytëzimi i pyjeve te dushkut, (Dushkajën e Hasit) dhe i resurseve natyrore, thjeshte për nevoja ekonomike, si rruga me e lehte dhe pa shpenzime,çoi në dëmtime të konsiderueshme. Me planifikimin e centralizuar u shfrytëzuan miliona metër kub lende druri për ndërtimet e minierat, dru zjarri për ngrohje e gatim, u hapen toka të reja në pyjet më të mira (rreth 5500 ha), u krijuan kullota dhe livadhe ne kurriz të pyjeve dhe u mbështet zhvillimi ekstensiv i blegtorisë e sidomos i dhisë, shkatërrueses se pyllit. Te gjitha këto rrezikuan e zhduken disa lloje bimësh e kafshësh të egra. Natyra dhe bukuria e saj pësuan ndryshime te dukshme, saqe u krijua një kufi ndarës i dallueshëm midis natyrës sonë dhe shteteve fqinje. Ky shkatërrim i natyrës u thellua ne fillimin e viteve ’90, ku shfrytëzimi e keqtrajtimi i burimeve natyrore për qëllime ekonomike (jashtë kontrollit te shtetit) u shoqërua me pakësime e zhdukje te potencialeve biologjike, si dhe te një numri te konsiderueshëm ekosistemesh.
 
Shkatërrimi gradual i një pjese te mire te habitateve, është shkaku baze i uljes se popullatave të faunës se egër. Kjo vihet re te derri i egër, kaprolli etj. Këto veprime i ndjen kudo, ku krahas llojeve te përmendura, ulje ka edhe lepuri i egër, thelleza e malit e ajo e fushës si dhe disa lloje të tjera që shërbejnë si objekt gjuetie. Por drejt zhdukjes janë edhe kafshët e egra që nuk janë objekt gjuetie si macja e egër, rrëqebulli etj. Një faktor shkatërrues i faunës se egër ne Rrethin e Hasit është gjuetia e paligjshme, si nëpërmjet përdorimit të armeve luftarake, por edhe atyre të gjahut. Sot ne rrethin e Hasit ka 296 arme gjahu, të dhëna me leje, nga të cilat vetëm 70 gjuetare janë pajisur me këto arme ne shoqatën e gjuetareve dhe paguajnë të gjithë detyrimet, duke iu nënshtruar ligjeve dhe rregullave ne fuqi, ndërsa pjesa tjetër qe ka arme gjahu, nuk i mban për stoli, siç pretendohet, por i përdor Brenda këtyre kufijve ka një siperfaqe 674 kilometra katrore nga të cilat 393 kilometra katrore i takojnë Republikës se Shqipërisë dhe 371 kilometra katrore i përkasin Hasit te Rrafshit te Dukagjinit ne Republikën e Kosovës.