Hafiz Ibrahim Dalliu: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 11:
 
Zhvillimet politike-shoqërore në Shqipëri, pas luftës, në fundin e vitit 1944, ndryshuan strukturën sociale e të gjitha fushave të jetës në qytet e në fshat, në sistemin ekonomik, arsimor, etj. deri në raportin e marrëdhënieve të individit me të tjerët. Vendosja e diktaturës së shtetit monist cenonte interesat e të gjitha shtresave dhe të drejtat e masave popullore, prandaj Hafiz Dalliu nuk mund të pajtohej me regjimin ateist, komunist e diktatorial dhe pikëpamjet e tij i shprehte hapur qoftë edhe përpara nxënësve gjatë orës së mësimit. Ai nuk mund ta mendonte shtetin të tillë që merr nëpër këmbë të drejtat më elementare të qytetarëve, ndërgjegjen dhe bindjet e tyre fetare. Eshtë thënë se atje ku ishin ngjarjet e mëdha të vendit, atje gjendej dhe Hafiz Dalliu. Vetë Hafiz Dalliu thoshte: "... Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë...".
 
{{POV}}
 
 
Mirëpo ky lloj qëndrimi nuk i pëlqente diktaturës së kuqe, prandaj e arrestuan e burgosën dhe e torturuan pa asnjë argument ligjor; pas disa muaj mundimesh në duart e persekutorëve të birucave (nëpër qelitë e burgut), e liruan për mungesë faktesh dhe del nga burgu i sëmurë, i dobësuar sa nuk qëndronte dot në këmbë dhe për pasojë vdes në shkurt te vitin 1952.
Line 23 ⟶ 20:
Shkrirja në një front të vetëm të përpjekjeve për përparimin dhe konsolidimin e Islamit me luftën për çështjen kombëtare, pa zvogëluar rëndësinë e njërës në kurriz të tjetrës dhe pa i dhënë njërës më shumë prioritet se tjetrës, në këta motive konsistonte sekreti i mundit plot vetmohim i Hafiz Ibrahim Dalliut, mishërim i binomit "Fe-Atdhe" që bashkëjetojnë në të njëjtën kohë e vend e asnjëra nuk e përjashton tjetrën. Shqipëria dhe Islami janë dy nocione që detyrimisht qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. I madhi Faik Konica ka thënë: "TE MOS ISHTE ISLAMI, POPULLI SHQIPTAR DO TE ISHTE SHUME ME TEPER NE NUMER POR JO SHQIPTAR". (Nënvizimet dhe kapitalet janë tonat, F.K.) Fjalë lapidare që sigurisht meritojnë të shkruhen me shkronja të mëdha.
 
== Veprimtaria letrare ==
Hafiz Dalliu me shkrimet e tij u përpoq që të hapte shtigje drite në mendjet e në ndërgjegjen e bashkëatdhetarëve, në atë periudhë tranzicioni dhe tepër kritike të historisë së kombit shqiptar të mbetur pa përkrahje e pa mbrojtje, mes armiqsh të shumtë e të pangopur. Të flasësh për Hafiz Dalliun nuk është asnjëherë e tepërt, porse për të njohur më mirë këtë figurë madhore islame, këtë luftëtar trim të shqiptarizmës, këtë poet gojëmjaltë të vargut shqip, gjithsecili në mënyrën e vet do të arrijë vetëm duke njohur shkrimet e këtij mësuesi veteran. Për këtë qëllim po sjellim fare shkurt subjektet e disa prej veprave të tij fetare e letraro-patriotike:
 
Line 42 ⟶ 39:
Pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri janë bërë studime e hulumtime serioze për dijetarë e atdhetarë të veshur me petkun e nderuar fetar; janë botuar monografi, artikuj gazetash e studime të posaçme shkencore e veprimtari të tjera për aktivistë të shquar si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Said Najdeni, Ferid Vokopola etj.
 
== Tituj të veprave ==
:: ''''Veprat fetare''''
* ''Texhvidi'' (Rregullat e leximit të Kuranit), botuar më 1921.
Line 61 ⟶ 58:
* ''Gazeta "Dajti në gaz"''.
 
[[Kategoria:Personalitete Islame]]
[[Kategoria:Teologë]]