[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 185.67.177.54 (diskutimet) në versionin e fundit nga 79.125.202.211.
Rreshti 1:
{{Fjala|Fshat}}
'''Fshati''' apo '''Katundi''' sipas fjalorit shpjegues të gjuhës shqipe është qendër e vogël ose edhe më e madhe banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori ose qendër e vogël ku banojnë përkohësisht grupe njerëzish që kryejnë një veprimtari të caktuar. Tërësia e banorëve të kësaj qendre njihen si fshatarë.
 
Fjala fshat përdoret si emërtim për bashkësitë lokale që ndodhen në [[periferia|periferi]] apo më larg qendrës urbane të një [[qyteti]].
 
Në të kaluarën, me fillimin e komuniteteve të para njerëzore, ka filluar edhe krijimi i fshatrave të cilat në dallim nga format tjera të vendbanimeve, ishin më të zhvilluara në shumë drejtime si ato të ndërtimit dhe të organizimit të jetës.
 
Me kalimin e kohës dhe me organizimin dhe futjen e jetës urbane në qendrat e fshatit janë krijuar qytetet. Në fakt, procesi i krijimit të qyteteve nga fshatrat është proces natyror dhe për këtë arsye edhe shpesh në literaturë nuk hasen data të themelimit të qyteteve për posë të atyre qyteteve që në një farë mënyre me qëllim janë themeluar.
 
Në ditët e sotme termi fshat srmnovepërdoret për të emërtuar bashkësitë lokale më të largëta nga qendra urbane e qytetit njësi administrative të së cilave janë.
 
Fshati më i madh natyror shqiptar është [[Juniku]].
 
 
 
== Shih ==
* [[:Category:Fshatra në Shqipëri|Fshatra në Shqipëri]]
* [[:Category:Fshatra në Kosovë|Fshatra në Kosovë]]
* [[:Category:Fshatra në Maqedoni|Fshatra në Maqedoni]]
* [[:Category:Fshatra|Fshatra]]
 
{{gjeo-cung}}
 
[[Kategoria:Gjeografi| ]]