Dallime mes rishikimeve të "Gjergj Elez Alia"

3.259 bytes added ,  5 vjet më parë
v
U kthyen ndryshimet e 185.67.177.85 (diskutimet) në versionin e fundit nga 217.73.129.43.
v (U kthyen ndryshimet e 185.67.177.85 (diskutimet) në versionin e fundit nga 217.73.129.43.)
Në këngët boshnjake Xherxhelezi ( d,m.th.me emrin si në këngët serbe) është një mejdanxhi i sulltanit.
 
Kjo mjafton për të treguar se as këngët serbe, as ato boshnjake, kanë asnjë përqasje me heroin e këngës shqiptare, i cili është simbol vetëmohimi për lirinë e vendit dhe mbrojtjen e nderit të familjes.
 
 
 
=== Analiza ===
Gjergji (Shën Gjergi) ishte një burri i shenjtë, një dëshmor fetar, i cili u lidh me kultin e krishterë, por për biografinë e tij nuk dihet gjë me siguri. E qartë është vetëm se emri Gjergj (Georg, George) u përhap në Evropë. Më vonë, në kohën e mesjetës, Gjergji në shumë vende u bë një figurë legjendare. Ai u paraqit si një kalorës, i cili vra një dragua dhe me aktin e tij të trimërisë e shpëtoi jetën dhe nderin e një princeshe. Lidhjet midis Gjergjit dëshmor fetar dhe Gjergjit kalorës janë të pasigurta. “Kënga popullore shqiptare “Gjergj Elez Alija” dhe shumica e varianteve të saj nuk kanë asnjë element të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin.” (Sadri Fetiu: Aspekte krahasimtare të këngës popullore “Gjergj Eliz Alija” në “Kultura popullore” nr 2/1980 f. 95)
 
Prof. [[Eqrem Çabej]] - linguisti i njohur shqiptar - ka vënë në dukje rolin dhënës të poezisë popullore shqiptare ndaj poezisë sllave. Ndër elementet më me rëndësi thekson Profesori, janë emrat tripjesësh të heronjve Gjergj Elez Alia, Gjeto Basho Muji, Dezdar Osman Aga etj. Këta emra vazhdojnë të jetojnë edhe sot në emrat e banorëve të Veriut: Ded Gjo’ Luli, Prel Memë Ujka etj.
 
[[Sadri Fetiu]] (Prishtinë) thekson se ne kemi shumë arsye që Këngën e Gjergj Elez Alisë ta konsiderojmë si bazë më të hershme të këtij motivi në letërsinë popullore shqiptare. Së pari, pohon Sadri Fetiu, kjo këngë është shënuar në Nikaj të Malësisë së Veriut, mu në zonën që studiuesit e epikës legjendare e kanë vështruar si trevë të truallit të kësaj epike ndër shqiptarë. Mandej, kënga në strukturën e vet poetike dhe kompozicionale përmban elemente të veçanta arkaike dhe rrin shumë afër baladave shqiptare, që trajtojnë tematikën problemore të raporteve të caktuara familjare.
 
Në Suedi Gjergi, nën emrin Sankt Göran (Shën Gëran), u bë i njohur përmes një skulpture që gjindet në Kishën e Madhe të Stokholmit. Kjo skulpturë, me trimin, princeshën dhe dragoin, u krijua midis viteve 1484 dhe 1488 nga skulptori gjerman Bernt Notke, i thirrur në Stokholm nga pushtetmbajtësi Sten Sture i vjetër për këtë projekt. Simbolika kuptohet lehtë: Princesha (Suedia) shpëtohet nga kthetrat e dragoit (Danimarka) nga kalorësi trim (Sten Sture). Disa vite më përpara suedezët kishin fituar mbi danezët në një betejë afër Stokholmit, dhe Suedia kishte mbrojtur pavarësinë e vet pas disa vitesh unioni me Danimarkën.
 
Në [[Angli]] Shën Gjergji u bë shenjtor kombëtar dhe lëvizja e vëzhguesve (Scouting) e ka zgjedhur Gjergjin si simbolin e saj.
 
Kënga e Gjergj Elez Alisë sipas të gjitha gjasave, nuk ka asgjë të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin. Nga ana tjeter kjo këngë ka përhapje ndër popujt e Gadishullit [[Ballkani]]k, ose më mirë të themi subjekti në variante të ndryshme gjendet te rumunët, serbët, kroatët, maqedonët dhe bullgarët përgjithësisht me emrin Bolani Dojçin. Te grekët dhe turkët kënga është e panjohur.
Motivi kryesor i kesaj pjese eshte dashuria moter vella ajo cka ato ndjenin per njeri-tjetrin.
 
 
=== Referenca ===
*[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&lp=Alia,+Gjergj+Elez&LIMIT=50 bksh.al]