[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 20:
 
== Përshëndetja e gurtë e mesjetës ==
"Përse mor baba ban gra me japanxha, mure e shtëpi të vjetra e kaq shumë veshje shkodrane ?" e pyeti në një rast Maria, nusja e të birit. I mendueshëm i moçmi Simon iu përgjigj : "Ka me ardhë një kohë moj bijë që kanë me u kërku këto dukje dhe veshje dhe rinia nuk do ti gjej ma kurkund" 13. Hijet e rrepta të rrugëve, dyert e mëdha prej guri të latuar me qemer, me pullaz të gjrë për strehë e me frëngji, artisti nuk do ti shohë si dekore të thjeshta dhe kurioze ; ai do të hulumtojë shpirtin që ato mbartin. Piktori e di mirë se rrugët e qyteteve kanë diçka nga fytyra e vërtetë e vendit. Kontakti me sa e sa "fytyra" përtej Adriatikut i dha shkathtësinë selektive për të hequr të tepërtat dhe evidentuar domethënien preçize të detajeve. Psikologjia e gurtë e pejsazheve plotësohet me figura të rradha njerëzore ; më së shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnë dhe vinë duke prezantuar, veshjet, etnografinë, natyrshëm larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi në kokë, me japanxhat, xhybet, barnavekët dhe eteritë. Në gjithë këto ndërmarrje artisti pati përkrahje dhe mirëkuptim.
 
Kam bindjen se më mirë vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po të ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonëse është konsideruar si një nga "pejsazhistëtpeizazhistët e parë të plenerit në Shqipëri" 14 më duket se ai mbeti në periferi të impresionizmit; përballë Mios Simon Rrota duket i rreptë dhe disi i ngurtë. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj për të. I ajthëm, tërësisht europianevropian por dhe atdhetar i flaktë, Mio është plot ajër përpara muzgut të përhershëm, pothuaj metafizik të Simonit. Simoni beson në të përjetshmen, në të pandryshueshmen, Mio nuk harxhon kohë për fjalë të tilla. Simoni pikturon Zotin Krisht tek thërret : "Lini fëmijët të vinë tek unë...", ndërsa Mio vendos një kishë në pejzash i ngazëllyer nga gjetja e një pleneri befasues. Por i mblidhni të gjitha tabllotë e Mios dhe i vendosni përballë një peizazhi mitik siç është "Derë e Madhe" dhe do të shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kësaj të fundit do ti lë prapa frymëzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi në Shkodër ashtu si Simoni nuk do të dinte se çfarë të vendoste përpara dyerve modeste të ulickave të Korçës. Këto dy shprehje artistike kaq të plota dhe të pavarura, pothuaj të njëkohshme, përbëjnë një pasuri të vërtetë kulturore kombëtare, një traditë origjinale dhe besnike ndaj rrënjëve që u dhanë jetë.
 
Krimtaria e tij përfshin kompozime, portrete, peizazhe e vizatime me karbon. Ndër më të njohurat janë “Beteja e Skënderbeut” (1916), “Te pusi i fshatit”, “Portë Shkodre”, etj. Në mënyrë të veçantë përmendet për portretin e [[Lekë Dukagjini]]t. Punimet e tij artistike e vendosin atë, ndër piktorët më të njohur shqiptar. Vdiq më [[27]] [[Janar 1961]]. Simoni nuk ka gjerësinë e Kolë Idromenos, ai ngjan më tepër me rrjedhën e bollshme të një prroi i cili përshkron kodra dhe male. Zëri i tij modest paralajmëroi një të ardhme për të cilën ai nuk e kurseu talentin. I drejtë dhe gjithherë i gëzueshëm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte për të çuar diku, drejt moteve që do të vinin një mesazh fisnik dhe burrëror. Në mes të artit zyrtar ai nuk bije në sy. Tonet e nostalgjisë dhe një lloj brenge romantike e shoqërojnë ndonjëherë në ngujimin, në vetëflijimin e tij, tek një art me interes të theksuar etnografik. Mbas vdekjes më 1961 ju dha titulli "Piktor i Merituar" dhe më 1999 "Piktor i Popullit"<ref>[http://www.albasoul.com/vjeter/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=263 Piktori i fundit i Rilindjes :: Shpirti i Shqiptarit :: Shqiptare te bashkuar perpër njenjë ShqiperiShqipëri te bashkuar !<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>.
 
== Galeri, disa nga pikturat ==