[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 19:
 
==Vlerësim==
Origjeni (183-254) ishte pasardhës i Klementit, drejtor i shkollës biblike në Aleksandri, dhe ishte edhe më i ndikuar nga platonizmi. Ai ishte dijetar i madh teologjik, por kishte edhe prirje për spekulim. Si apologjet, Origen merr për pikënisje filozofinë greke, e jo Besëlidhjen e vjetër, dhe kjo ishte gabimi i madh i shumicës së etërve të kishës. Kështu Origjeni është autor i shumë idesh jobiblike, të cilat ndikuan negativisht në teologjinë lindore vijuese. Për këtë më 553 Kuvendi kishtar i dytë i Kostandinopojës e shpalli Origjenin heretik. Ndoshta për këtë nuk u kanonizua. Në fund shtrohet pyetja: a me të vërtetë besoi në mësimet e vet joortodokse, apo si apologjet e adaptoi krishterimin në drejtim grek që ta pranojnë më lehtësisht lëxuesit e tij gnostikë? Njö problem tjetër është ky: shumica e veprave të Origjenit na kanë arritur në përkthimin latin - ka mundësi që përkthyesit i kanë modikifuar në drejtim ortodoks.
 
TRINIA: Ideja e Origjenit për Trininë si hierarki e pabarabartë (ide mesoplatoniste) ndikoi në teologinë e vijuese, posaçërisht në Lindje. Origeni pohoi se Perëndi-Ati është burimi i çdo hyjnie, dhe se hyjnia e Biri rrjedh nga Ati, kurse hyjnia e Shpirit nga Biri (të dy nëpërmjet emanacionit). Prandaj nënkuptohet se Biri është pothuajse perëndi e dorës së dytë. Kjo pikëpamje quhet «subordinacionizmi», dhe ndryshohet nga «nënshtrimi», ku ruhet ideja e hyjnisë së barabartë.
Rreshti 29:
TRUPËZIMI: Qëndrimi i Origjenit edhe në lidhje me trupëzimin ishte i çuditshëm. Ai erdhi në përfundimin se për t’u trupëzuar, Biri kishte nevojë për ndërmjetësimin e Shpirtit. Për këtë shkak Biri u bashkua me një shpirt të padështuar që kishte lindur. Ky shpirt, i njëjësuar me Birin, erdhi për të në trupin njerëzor. Ky është ai Shpirti në trupin njerëzor që vuajti dhe vdiq. Origeni u përpoq në këtë mënyrë që ta mbronte idenë greke se ishte e pamundur që Perëndia të vuajë.
SHPIRTI: Në lidhje me Shpirtin Origjeni tha se ai është i lidhur me Perëndinë, mirëpo është i detyruar të jetojë në këtë botë materiale, e cila për të është e huaj dhe jo vendlindja e tij e vërtetë. Sipas tij, Krishti është Shpirti i vetëm që nuk ra në mëkat, që u bashkua me Logosin (parimi i arsyeshëm). E keqja vjen vetëm si pasojë e mungesës të së mirës, ndërsa çrregullimi në botë vjen si pasojë e keqpërdorimit nga ana e njeriut të vullnetit të lirë (nuk ekziston mëkat burimor). Shpagimi (i mëkateve) konsiderohej si proces progresiv, kurse larja e mëkateve si një proces të vazhdueshëm. Sipas tij, meqë asnjeri nuk është i përkryer, të gjithë duhet të kalojnë nëpër zjarr (purgator).
 
VDEKJA PAJTUESE E KRISHTIT: Ai kishte qëndrim të çuditshëm ndaj vdekjes pajtuese të Krishtit. Për shkak të mëkatit, me të drejtë i gjithë njerëzimi është nën pushtetin e djallit. Duke e sulmuar Krishtin, Djalli ka tejkaluar akuzat e drejta që kishte kundër mëkatarëve (sepse Krishti ishte i përkryer), dhe si ndëshkim për këtë, ai humbi pjesërisht pushtetin nga gjahu i tij njerëzor, që i takonte me të drejtë. Prandaj vdekja e Krishtit ishte një shpërblesë e paguar Djallit, ndërsa kryqi një mjet për ta mashtruar dhe mposhtur atë. Këtë botëkuptim e pranuan më vonë teologët e mesjetës. Origjeni ishte ndër të parët që filloi të besonte se ka të ngjarë që më në fund të gjithë njerëzit do të shpëtojnë, madje edhe Satani mund të pendohet. (univerzalizmi)
 
BIBLA: Me qëllim që t’i luftonte kritikat pagane ndaj Besëlidhjes së vjetër (që e merrnin kallëp), Origjeni u lëshua në alegorizimin dhe përshpirtërimin e tepëruar të Besëlidhjes së vjetër dhe kështu ia uli vlerat e njëmendta. Ai pohonte se duke qenë Bibla mjeti mbi të gjitha mjetet për transmetimin e së vërtetës shpirtërore, nuk ishte e nevojshme të insistohej në anën historike të saj. Kështu, Besëlidhja e vjetër filloi të konsiderohej si një minierë e teksteve dëshmuese dhe alegorive të krishterimit, dhe asgjë më tepër. Interpretimi që ai u bënte teksteve biblike ishte i çuditshëm. Sipas tij, për çdo tekst biblik ekzistojnë tri kategori domethëniesh:
Rreshti 42:
 
== Referenca ==
*[http://www.forumikatolik.net/archive/index.php/t-419.html?s=2a49cd511da3fdf22b6f8d5c1b697e6e]
 
[[Kategoria:Teologë]]