Arti në Kishën Ortodokse të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 29:
 
=== Mozaikët ===
[[File:Mosaico dalla chiesa di mesaplik a volra, VI secolo.JPG|thumb|Mozaiku i Kishës së Mesaplikut]]
Bashkë me monumentet arkitektonike, ruhen edhe mozaikë me vlerë (në [[Tirana|Tiranë]], Arapaj të Durrësit, Bylis, [[Saranda|Sarandë]], Antigone etj.). Tematika e tyre nuk është nga Shkrimi i Shenjtë; ata, duke ndjekur traditën njerëzore formojnë relieve, figuracione bimësh, zogjsh, kafshësh e skena barinjsh. Mozaiku më i rëndësishëm nga ata të dyshemesë së bazilikës së Mesaplikut, që ruhet në Muzeun e Tiranës, paraqet portretin e një burri në profil me mbishkrimin: APARKEAS. Disa mozaikë duken disi të thjeshta, por megjithatë ato kanë vlera të mëdha artistike si p.sh. mozaiku në pagëzimoren rrethore të Butrintit. Mozaikët e vetëm muralë që janë gjetur deri tani janë ato të kishëzës (kapeles) së amfiteatrit të Durrësit, (ku paraqiten Shën Stefani, një figurë perandoreshe – ndoshta e së Tërëshenjtës Mari –, kryeengjëjt, dhuruesit) që paraqesin mjaft ngjashmëri me mozaikët e Selanikut.