Ndryshimi mes inspektimeve të "Fiset Ilire"

51 bytes added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
{{Vini Re!}}
{{Fiset Ilire}}
ju lutem na ndihmoni faleminderit per mire kuptimin
 
Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar bashkësitë fisnore ilire. Në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: [[thesprotët]], të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin [[kaonët]], vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e [[Llogara|Llogarasë]] dhe gryka e lumit [[Drini|Drinos]]. Molosët banonin në pllajën pjellore të [[Janina|Janinës]]. Gjatë luginës së [[Lumi Vjosa|Vjosës]] në të majtë banonin [[amantët]], ndërsa në të djathtë [[bylinët]], kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin [[parauejtë]]. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i [[atintanëve]]. [[Taulantët]] shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të [[Deti Adriatik|Adriatikut]] të Mesëm, fisi i [[Ardianët|ardianëve]].
 
Anonymous user