Dallime mes rishikimeve të "Tuberkulozi"

4.099 bytes removed ,  5 vjet më parë
U largua krejt përmbajtja e artikullit.
(U largua krejt përmbajtja e artikullit.)
'''Tuberkulozi''' është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës është [[bacili i tuberkulozit]], i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm.
 
== Tuberkulozi parësor ==
# Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohën atje gjatë frymëmarrjes.
# Zakonisht është josimptomatik.
# Në [[grafi]] të [[gjoksi]]t shihet [[nodula]] e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe [[nyjet limfatike]] hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).
duhet specifikuar sesi në rastin e TBC-së parësor ,dhe në ate të TBC-së dytësor,patogjenesa dhe simptomat klinike varen nga përgjigja e sistemit imunitar,e cila mund të jetë normale, e reduktuar apo e tepërt.
 
== Tuberkulozi dytësor ==
# Prek lobet e sipërme sepse atje ka më shumë [[oksigjen]]; [[bacile]]ve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni.
# Shenjat/simptomat: [[ethe]] me [[temperaturë]] jo të lartë, [[djersë]] gjatë natës, humbje peshe, [[kollë]], [[hemoptizi]].
# Faktorët rrezikues: [[HIV]], të qenit i pastrehë, kequshqyerja etj.
 
== Tuberkulozi miliar ==
# Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh [[mëlçia]], [[shpretka]], [[kockat]], [[veshka]]t, [[perikardi]], [[meningjet]].
# Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.
# Sindromat klasike:
#* a. '''Sëmundja Pott''': tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.
#* b. '''Scrofula''': limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
#* c. '''Bacili i tuberkulozit''' shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.
 
== Diagnoza ==
# Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse:
#* a. Në vendin e injektimit, pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm.
#* b. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10 mm.
#* c. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi [[HIV]] ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm.Turbekulozi ka nje kotele lila.Ai te hyn ne trup dhe s te del me.
# Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit:
#* a. Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me [[SIDA]]-[[AIDS]]); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e anergjisë.
#* b. Edhe nqs pacienti nuk është anergjik, në 50% të rasteve të TB të diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas).
# Grafia e gjoksit:
#* a. Mund të shihet kompleksi Ghon.
#* b. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë.
# Kultura e sputumit:
#* a. Merren 3 kampionë sputumi, në 3 ditë të njëpasnjëshme, në mëngjes.
#* b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët.
#* c. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë.
#* d. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).
# Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet TB miliar.
 
== Trajtimi ==
# Profilaksia:
#* a. Në USA rekomandohet që t'i bëhet profilaksi me izoniazid për 1 vit të gjithë atyre që bëhen Mantoux pozitivë nën moshën 35 vjeç.
#* b. Izoniazidi është hepatotoksik ; mbi 35 vjeç i jepet izoniazid vetëm atyre që janë në shumë rrezik infektimi (atyre që kanë HIV, mangësi imune, kontakt të afërt me të sëmurët me TB).
# Tuberkulozi aktiv.
#* a. Përdoret kombinim barnash :(i) rifampin; (ii) isoniazid ; (iii) pyrazinamide ; (iv) ethambutol; (v) streptomycin.
#* b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janë që të treja barna hepatotoksike.
#* c. Izoniazidi shkakton neuropati ; ethambutoli shkakton neurit optik; streptomicina si gjithë aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dëmtim të veshkave.
 
== Shih edhe ==
* [[TBC i mushkrive]]
 
[[Kategoria:Patologji]]
[[Kategoria:Pneumologji]]
[[Kategoria:Sëmundje]]
[[Kategoria:Infektologji]]
Anonymous user