Prilli i thyer: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 19:
Ekzistonin edhe rrugët në besë, këto ishin disa rrugë në të cilat gjakësit mund të streoheshin e të ishin të sigurt nga ndjekësit e tyre, dhe pikërisht në një rrugë të tillë vendosi të priste natën edhe Gjorgu të cilit tashmë i kishte mbaruar besa. Duke qëndruar atje u përshëndet me një tjetër malësor i cili në bisedë e sipër i tregoi se e kishte parë atë Karrocën nga Tirana dhe se sipas tij ajo do të kalonte patjetër në kryqëzimin që ishte në fund të rrugës. Gjorgu i lumturuar u nis drejt kryqëzimit pa i kushtuar rëndësi faktit se ajo pjesë e rrugës nuk ishte në besë.                                   
 
Karroca me Vorpsët po vazhdonte rrugëtimin e saj drejt Tiranës që tashmë u dukej tepër e rëndomtë dhe e mërzitëshme, ky mendim e përforconte më shumë tezën e Besianit se udhëtimi nëRrafsh ishte gabimi më i madh që kishte bërë deri tani.Ai ishte nje njeri i keq.                                                       
 
Filloi të binte muzgu dhe Gjorgu ishte akoma duke pritur karrocën e famshme në të njejtin vend, por në vend të trokëllimave të kuajve të karrocës ai degjoi një zë që i thirri e i tha ti bënte të fala Zef Kryeqyqes. Ndjeu tokën e ftohtë t’i përplasej në fytyrë, ndjeu dy duar që e kthyen mbarë dhe i vunë pushkën sic duhej. Ndjeu disa hapa që i dukeshin shumë të njohur, vallë kush ishte??? Pastaj e kuptoi, ç’do gjë ishte e qartë, ato hapa ishin pikërisht hapat e tij, ishte pikërisht ai që tani po largohej me shpejtësi atë 17 prill pasi kishte lënë aty në mes të kryqëzimit trupin e tij, që sapo e kishte vrarë...