[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 12:
Ky vrap ndër gurë e pengesa do t'i japë qëndresën e një suste çeliku. Edhe i shkuar në moshë, etja, dëshira për punë do ta ngrinin që me natë për të fituar ditën. V. Jani në monografinë kushtuar Simon Rrotës kujton: "Një herë para nja gjashtë vjetësh u ndesha me të pa lerë dielli tek ura në Ajazëm-bri Rozafatit, me kavalet në dorë. "Kam vjet shumë,- më tha- por nuk due me vdek pa i krye do punë dhe nuk mund të zë vend pa pikturue". Cilado qofshin preferencat personale të artdashësve të shumtë, në një pikë të gjithë bashkohen me kritikën e cila nuk ndesh asnjë kundërthënie midis artit dhe personalitetit të tij si "...një qytetar i mirë, i pa të keq, i drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm." Shprehjet e tij vizuale gjenerojnë impulset e një shpirti të këthjelltë plot mirësi. "Më i riu" i rilindasve e përjetoi atë epokë me gjithë qënien duke mbartur në shtratin e artit të dashur idealin kombëtar dhe mishërimin e tij-Gjergj Kastriotin.
 
"Ndër ditët e sundimit të sulltan Hamitit-tregon piktori-ishte një periudhë kaq e vështirë për piktorët sa mjaftonte me të pa kush në dorë një skicë njeriu për t'u krijuar dyshimi se është fytyra e Skënderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt për të dhënë rrugën e internimit ose burgun e përjetshëm". Këtij represioni vite më vonë, artisti do ti përgjigjet me tabllonë "Beteja" ku paraqet Skënderbeun duke u përleshur me tërbim kundër turqve si dhe me kompozimin e njohur "Skënderbeu në shtratin e vdekjes". Gjatë jetës së vetë piktorit ju kushtua kryesisht peizazhit dhe portretit të cilat do të na i japë "... me ngjyra të gjalla e të forta dhe të bukura... duke trajtuar tema etnografike paraqet edhe objekte të vjetra, shtëpia tipike të moçme, kostume kombëtare... të cilat kanë vlera artistike dhe historike". Narracioni i tij nuk është i rastësishëm, por i qëllimtë. "Tabllotë e tij kanë karakter përshkrues... dhe po ti mblidhnim të gjitha së bashku do të fitojnë më shumë interes se plotësojnë njëra-tjetrën...". Me punë të palodhur ai arriti të bëhet"... një nga portretistët dhe pejsazhistët e rëndësishëm për artin realist shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX". Dëshira e Simon Rrotës ka qenë që "... të japë të gjallë kohën e vet, tua tregojë brezave të ardhshëm se cila qe jetesa, cili qe shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dëshira e shqiptarit dhe kryesisht e shkodranit të shekullit të tij".
 
== Tradita, arti klasik dhe realiteti ==