[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 15:
 
== Banulla ==
Si të gjitha fshatrat e Komunës së Lipjanit, po ashtu edhe Banulla ka pasur një histori të dhimbshme gjatë okupimeve e sidomos të Serbisë. Represioni u shtua edhe më shumë prej viti 1912 e kendej,ku për shkak të torturave dhe presionit të vazhdueshem të okupatorit. Një numer i konsiderueshem i popullsie së ketijë fshati u shpengulë për në Shkup Maqedoni,Turqi, dhe vise tjera të botës,ku këto gjëra në menyrë me të thukshme do ti sqarojmë më vonë te migrimet e popullsiës.
 
Nga vitet 1945 jan ekzekutuar pa gjyqe dhe janë masakruar,këto përsonalitete:Idriz Mehmet Zejnullahu, Hazir Selimi dhe Habib Emin Sadiku të pushkatur në Touk Bahqe në Prishtinë. Ndërsa nga torturat çnjerzore te UDB-se vdes Halil Muharrem Hajrullahu. Kurse me dënim të rëndë denohet Qerim Selimi. Ballit Kombtare iu eshte bashkangjitur edhe Syle Haliti nga Banulla. Pas vrasjeve, familjarëve të tyre ju është konfiskuar e tërë pasuria,konfiskimi bëhej gjoja ne emër të luftës kunder " Armiqeve te Popullit". Me 1981 krahas qindra djemve te Kosoves vritet nga KOS-i famkeq Halil Habib Hajrullahu. Lufta dhe rezistenca e këtyre Atdhetarëve bëri qe ne Banullë mos te shuhet kurrë zjarri për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar.
 
== Gjeografi ==
Rreshti 24:
Kufizimi i Fshatit Banulle- Ne V-P kufizohet me vete qendren Lipjanin Ne V- kufizohet me fshatin Konjuh Ne V-L kufizohet me fshatin Dobratin ne L- Smollushen Ne J-L me Qollopek Ne J- me Gumnasellen dhe ne Perendim me Gllogovcin.
 
Lartesia maximale mbi detare e Banulles është 576 ml dhe zene nje siperfaqe prej 3,61 km². Perberja gjeologjike e teritorit te fshatit Banulle është shume karakteristike, perbehet prej Hallocenit qe njeherit perfshine pjesen me te madhe dhe pjesen qendrore te ketije teritori e keto jane:Depozitimet e zallit dhe reres,argjiles ne terracat Aluviale. Pjesa Lindore e teritorit te Banulles perbehet nga sedimentet e Pliocenit (Zhavori,zalli,dhe argjila me terraca Lymike. Perberja Pedologjike e teritorit te Banulles. Perberja e tokes ka rendesi te madhe per te gjitha qenjet e gjalla. Perberja e tokes varet nga disa faktore natyrore si p.sh. Klimaklima, relievi,ndertimi gjeologjik dhe bota bimore dhe shtazore si dhe faktori njeri. Harta gjeologjike e Banulles Ne Banulle dallojme dy tipa te tokes 1-Aluviale 2-Smonice Toka aluviale perfshine pjesen Veriore te fhsatit dhe ajo e tipit smonice pjesen Jugore. Konstatojme se te dy tipat kryesore te tokes ne kete fshat jane shume pjellore dhe njeherit bujqit nxjerrin redimente te larta te te mbjellurave bujqesore. Fatekeqesishte koheve te fundit tokat bujqesore me pjellore te ketije fshati jane zevendsuar me ato te ndertimit gje qe mbrenda nje kohe shume te shklurtur ky fshat do te mbetet pa asnj pllemb toke bujqesore. Tipat e tokave te ketije fshati jane te paraqitura ne harten 1:50.000.
 
== Harta gjeologjike e Banulles ==
Rreshti 37:
 
== Demografia ==
Struktura demografike është faktore shume i rendesishem per dinamiken e popullacionit te nje regjioni apo vendi te caktuar. Ajo paraqet elementin me te rendesishem te nje rrethi Gjeografik dhe jetesore. Dendesia e popullsise se fshatit Banulle ka qene 347banore per 1km² kjo mesatare e popullsise është nxjerre per vitet 1961-1981. Enti Satistikor i R. K. Kurse shenimet e regjistrimit te fundit ende nuk i kemi e ne do ti publikojme me posedimin e tyre. Kultura-Arsimimi perveq tjarash paraqet nivelin kulturore,arsimimin e pergjithshem strukturen kualifikuese te popullesise.
 
== Arsimimi ==
Banullaket me te madhe rendesi te veqante i kane kushtuar arsimimit prej atije fillor e deri te ai me i larti, gje qe sot ne Banulle kemi, mjek, izhinjera ekonomista, Jurist,dhe profesor te profileve te ndryshme. I mbetemi borxh edhe Veteraneve te arsimit e qe Jane : Ruzhdi Haziri mesuesi i pare ne Banulle, SHYQERI HAZIR Kryetar i K,Komunal te Lipjanit, dhe ZEJNULLAH TAHIR ZEJNULLAHU po ashtu veteran i arsimit,Disa vite me radh drejtor i sh. F. "E.D". ne Banulle dhe ne fund si Kryetar i Kryqit te Kuq ne nivel Komunal,dhe Sekretare i B.V, I te Arsimit ne nivel Komunal tash pensionist, Sylejmon Salihu Porfesor i Biologjise dhe me vone per shume vite kreu detyrene Drejtorit te shkolles fillore "Emin Duraku ne Prishtine deri ne pensionimin e tij. dhe Veterane e Arsimit ne Banulle eshte Zonja Profesoresha Sofije Isak Salihu. Te gjithe keta veterane te arsimit kane dhene kontributin e tyre ne drejtim te zhvillitmit arsimor ne fshate dhe ne nivel komunal e me gjere, e qe i tere fshati sot krenohet me ta.
 
== Aktivitete Kulturore ==
Ne kuader te fshatit me 1983 është formuar SH.K.A " Drita"qe me sukses ka dhene disa koncerte si ne nivel komunal ashtu edhe jashte komunes se Lipjanit. Ka punuar plote tri vite e per shkaqe te ndryshme si politike ashtu edhe financiare ka ndaluar punene saje. Ne formomin e kesaje SH.K.A. Kane kontribuar si aktivist i shquar dhe arsimtar shume vjeqar ne Shkollen fillore "E. Duraku" Enver Zejnullahu, Dr. Fitim Selimi mjek, arsimtar Hazbi Sahiti,Prof. Omer Zejnullahu, Emin Salihu, Jurist Sinan Jashari, Jurist Ismet Haziri e te tjere. Ne fshatin Banulle ne kuader te zhvillimeve kulturore kemi pasur edhe ekipin e ndihmes se pare qe ka garuar ne nivel komunal si dhe ne nivel atehere Krahinor sot Republikan, qe ka garue plote tri vite ne Deqan ku edhe njeherit jane, bajtur garat e qe jane shperblye me nje vend bukurë te mire.
 
== Sporti Banullak ==
Banulla ne lojrate futbollistike ne nivelin Komunal vetem njehere ka arritur ne finale kunder ekipit te Lipjanit e qe ne ekipin kundershtar edhe pse ishte e ndaluar me ligj kishte antare te ekipit futbollistik te "Slloges". Kjo finale per ne thoshte shume, sepse ne te gjitha garat qe mbaheshin ne nivel komunal ishin gjithsejt 75 fshatra. Per veqe te gjitha ketyre qe i permendem i mbetemi borxh edhe boksit.
 
=== Boksi ===
Edhe pse ka lindur ne Banullë dhe është rritur ne Shkup, karieren e tij e filloi atje sukseset me te medhea i mberrit ne Kosove e ne mbare Botene ky është L E G J E N D A e boksit Kosovar e mbare Kombetare A Z I Z S A M I S A L IAZIZ HSAMI USALIHU, cka do te thote se ne kemi pasur fatin qe kemi pasur nje bokser si qe është AZIZI. Mendoje se cka te shkruaj me teper per te është e pa nevojshme sepse ska gazete ne Bote qe bile njhere ska shkruajtur per legjenden e boksit mbare Kometare.
 
== Migracionet ==
Migrimet si element vital hapsinor i popullsise paraqet nje dukuri te rendesishme socio-gjeografike. Dyndjet e njerzeve gjithemon kane shprehur ndryshime te llojllojshme ne kohe dhe hapsire te caktuar, e keto paraqesin nje proces te nderlikuar me pasoja te ndryshme ne transformimin e rrjetit Gjeografik. Gjate studimit te dyndjeve me rendesi është te konstatohen shkaqet e levizjeve(koha,lloji dhe drejtimi i tyre). Shkaqet qe kane ndikuar ne dyndjen e kesaje popullsie jane me teper se ato socio-politike dhe ekonomike.
Migrimet ne Banulle dhe me gjerë mund te ndahen ne ato gjere ne vitin 1912,1912-1941,1945-1968,1981-1999. Migrimet nga viti 1912-1941-Ne kete kohe ne teritorine e Banulles filloi si ne te gjithe Kosoven kolonizimi Serb e Malazez e ne Banulle erdhen 9 familje serbe e malazeze. Dihet se ne kete periode pase ramjes se Perandorise Turke Kosova ra nen sundimin e mbreterise Serbe, e cila propozonte masat me brutale per shpernguljen e shqiptareve me dhune, tortura, si dhe perhapi propaganden per shpernguljen e Shqiptareve per ne Turqi e Shqipëri e tje. Ne te njejten kohe aplikoje sjelljen e kolonisteve Serb e Malazez ne Banulle. Migrimet 1945-1968- Ne kete peridhe famekeqe (koha e Rnkoviqit). Prej reprezalieve, terturave,pushkatimeve,burgosjeve e malltretimeve te shumta nga Banulla u shperngulen per ne Shkup e pasandej per ne Turqi Familjet: Hamit Zejnullahut,Nuhi Zejnullahut,Familja e Bilim Brahes perkatesishte Azem Ibrahimit te shperngulur ne Istamboll. Sami Salihu Beqir Salihu dhe Shaqir Salihu. Familjet e Hamit dhe Nuhi Zejnullahut pasi qe ne Shkup i ndrruen mbiemrat prej Zejnullahu ne (Kurtullus) u shperngulen ne BURSA te Turqise ku sot atje numrojne mese 20 e me teper shtepi. Ne kete kohe edhe familja e Ramadan Xhemail Zejnullahut vendos qe te shpengulet per ne Stamboll ku i ndjeri kishte edhe motren te shperngulur ne Stamboll. E gjen nje kasolle atje jep kapar per te dhe kthehet qe familjen ta pergatit per ne Stamboll. Kur kthehet ne ate kohe Rankoviqi u burgos nga Titoja dhe familja e Ramadan Zejnullahut mbetet ne Banulle. Familjet e Sami e Beqir Salihut mbeten ne Shkup ke edhe sot e kesaje dite jetojne atje dhe ne Kovove (AZIZ Sami Salihu)Kurse Shaqir Salihu u shpengul per ne Amerike ku edhe sot e kesaje dite familja e tij atje jeton. Gjate kohes se Rankut si ne tere Kosoven ashtu edhe ne Banulle, akcioni i armeve, per arme u rrahen u malltretuan nje perqindje e madhe e ketije fshati nje nder ta ishte edhe Ismail Mehmet Zejnullahu,, Ramadan Xhemail Zejnullahu e shume te tjere. Ne malltretimet e familjes Zejnullahu ka ndikuar me te madhe sepse Idriz Zejnullahu i pushkatuar nga Partizanet pa gjyq, mixha i Ramadan Zejnullahut, ishte dhender i Adem Gllavices dhe njeherit edhe Ramadan Zejnullahu nip i Ademit, çka do te thotë se pak a shume ishin te frymzuar nga puna e tije qe te punojne sa me shume per atedheun. Takimet me te shpeshta te Ramadanit me Adem Gllavicen (pra me dajen) ishin ne Mynhen te Gjermanise te Beqir dhe Selim Selimi. Migrimet 1981-1999 - Prej Banulles ka pasur mjefte te rinje e te moshuar qe jane angazhuar prej 1981 ne demonstrata për pavarësi te vendit e kjo nuk ka munguar as ne shërbimin ushtarak ku u vra Halil Habib Hajrullahu me 1981. Për demonstrata ne Banulle kane qene te burgosun Dr. Fitim Rrahim Selimi,Ismet Hajrulla Hajrullahu,Imri Mahmud Hajrullahu, Bislim Isufi Isufi(Belenica ) nga Banulla e disa te tjerë. Te gjitha keto dhe ne funde pas ndryshimeve Kushtetuese me 1989 prej diktatorit Milloshevic numri i te shperngulerve u rrit me te madhe per ne boten e jashtme ku nje nder ta jame edhe vete me familje. Kontributi i fshatareve te Banulles gjate luftes se fundit 1999,ka qene i pa zavendsueshem, kane qene te angazhuar ne te gjitha poret e organizimit te UCK-se. Pritja e refugjateve po ashtu angazhimi i fsahtareve per populllsine e pa streh. Dhe ne fund migrimi i popullsise fshat qytet. Edhe pse Banulla nuk gjindet larg qendres (Lipjanit) punsimi ka ndikuar me te madhe qe nje pjese e popullsise se Banulles te shperngulen ne Lipjan. Sidomos pase Luftes se vitit 1999 e kendej nje numer bukur i madhe i popullsise se Banulles është shperngulur ne qender. Shkruar nga Prof. Omer Zejnullahu.