[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Ndreqja të vogla
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Historia e ''fikh-ut'' ==
 
Në kulturën fisnore preislamike (''para-islamike'') për të zgjidhur mosmarrëveshjet në rrugë ligjore njerëzit i drejtoheshin një ''hakam''-i të pranuar nga të gjitha palët, i cili ishte i njohur për urtësi të veçantë. Ky nuk kishte kurrfarë pushteti ekzekutiv për të zbatuar një vendim gjyqësor, kështu që ai u kërkonte palëve kundërshtare që më parë që të betoheshin dhe si dorëzani (''garanci'') t'i dorëzonin një të treti asnjanës mallra nga prona e vet.
 
Line 14 ⟶ 13:
 
== Burimet e jurisprudencës fikh ==
 
Sistemi ligjor islamik, i cili rrjedh nga shari'a (''sheriati''), nuk e ka bazën vetëm tek kurani. Të katër [[Madhhab-i|drejtimet juridike]] sunnite njohin katër „rrënjë“, dmth. burime të jurisprudencës ([[Gjuha arabe|arabisht]] أصول الفقه ''usul al-fikh = uṣūlu ʾl-fiqh''), të cilat që prej sistematizimit të të drejtës islamike (e shumta prej kohës së [[ash-Shāfiʿī]]-t († 820)<ref>Fuat Sezgin: ''Geschichte des arabischen Schrifttums'' (Historia e shkrimeve arabe). Vol. 1, f. 484-490. Leiden, Brill. 1967</ref>) vlejnë si bazat e jurisprudencës.
 
Line 26 ⟶ 24:
Kështu psh. sanksionet (''dënimet'') në rast vjedhje mundësohen vetëm duke marrë në konsideratë rregullat ligjore jokuranike, të cilat merren nga sunna. Aspekte relevante (''me rëndësi'') ligjore janë këtu vetëm çështja e diskutuar vetëm në shkrimet e sunna-s të vlerës minimale të gjësë së vjedhur si dhe sqarimi i çështjes nëse autori është ndodhur në momentin e veprës së tij në gjendje nevoje të rëndë.<ref>Miklos Muranyi (1987), f. 301; për aspekte të tjera shih Joseph Schacht: ''An Introduction to Islamic Law''. f. 179-180. Botimi 2. Oxford 1965</ref>
 
* Burimi i tretë për jurisprudencën është parimi i [[ixhmāʿ]]-s (arabisht إجماع = iǧmāʿ = konsens, miratim), dmth. pajtimi, marrëveshja e teologëve juristëve mbi një çështje ligjore. Këtu bëhet dallim ndërmjet tre llojeve të konsensit: konsensit me anë të shprehjes ose deklaratës së qartë (arabisht إجماع القول = ixhma' al-kaul = iǧmāʿu ʾl-kaul), konsensit duke u bazuar tek praktika e përgjithëshmepërgjithshme (arabisht إجماع الفعل = ixhma' al-fi'l = iǧmāʿu ʾl-fiʿl) dhe konsensit me anë të miratimit të heshtur (arabisht إجماع السكوت = ixhma' as-sukut = iǧmāʿ ʾs-sukūt). Shumë nga rregullat e sistemit të detyrimeve nuk kanë mundur të mbështeten me prova as nga kurani dhe as nga sunna. Por edhe vetë dy burimet kryesore të saj, kuranin dhe sunna-n, jurisprudenca i ka interpretuar në mënyrë kundërthënëse, çka ka çuar detyrimisht në mendime divergjuese (''kundështuese'') mbi kuptimin e vërtetë të zbulesës hyjnore dhe të trashëgimisë së sunna-s. Konsens absolut (''i pakufizuar'') (arabisht إجماع مطلق = ixhma' mutlak = iǧmāʿ muṭlak) ka mbizotëruar ndërmjet teologëve vetëm në çështjet parimore të detyrimeve rituale si psh. detyrimin (arabisht واجب = vaxhib = vāǧib = detyrë, detyrim) e faljes, të agjërimit etj. Një vend të gjerë në jurisprudencë në veprat e ''usul al-fikh''-ut zë konsensi i kufizuar përmes një shtojce (arabisht إجماع مضاف ixhma' mudaf = iǧmāʿ muḍāf); fjala është për konsesin e teologëve të Mekkës dhe Medinës, për atë të [[Kalifi|kalifëve]] „legjitimë“, të ''ixhma''-s së „dy qyteteve“ (dmth. Kufa und Basra). Legjitimiteti i ''ixhma''-s si burim për jurisprudencën bazohet në konceptin parimor se konsensi mes teologëve nuk mund të jetë kurrë në kundështimkundërshtim me kuranin dhe sunna-n. Është meritë e [[Ash-Shafii|Ash-Shāfiʿī-t]] ajo që parimi i konsensit është rrënjosur si burimi i tretë i rëndësishëm për jurisprudencën në sistemin juridik islamik.<ref>Miklos Muranyi (1987), f. 306-307</ref>
 
* [[Kijas-i|Konkluzioni]] (''përfundimi'') analogjik (arabisht القياس = al-kiyās) është që prej Ash-Shāfiʿī-t burimi i katërt i njohur për jurisprudencën. Gjatë proçesitprocesit të zhvillimit të jurisprudencës në shekujt 8 dhe 9 nuk arritën të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme të gjitha çështjet ose aspektet përbërëse të praktikës së kultit me anë të tre burimeve të përmendura më lart. U bë e nevojshme që rregullat ligjore të nxjerra nga tre burimet e para të transmetohen me anë të analogjisë (''ngjashmërisë'') në raste ose çështje të reja. Kjo formë juridiksioni, të cilës Ash-Shāfiʿī i ka dhënë vlefshmëri të përgjithmepërgjithshme duke e vënë atë në një shkallë me [[ixhtihad-i]]n, gjykimit (''peshimit'') vetjak gjatë interpretimit të ligjeve, ka paturpasur edhe kundështarëkundërshtarë, të cilët njihnin vetëm kuranin dhe sunna-n si burim për jurisprudencën. Megjithatë konkluzioni analogjik ka mbetur një nga burimet e pranuara për ''fikh''-un. <ref>Miklos Muranyi (1987), f. 307</ref>
 
Burime të tjera për jurisprudencën janë :
 
* „Vendimi sipas mendjes së vet“ (arabisht رأى = ''[[ra'i]]'') të juristit, aty ku as kurani dhe as sunna nuk citohen dot si burime primare për një vendim ligjor. ''Ra'i'' është forma më e vjetër e juridiksionit, e cila i përkon praktikës ligjore të [[Sahabët|bashkëluftëtarëve të profetit]] dhe pasuesve të tyre.<ref>Fuat Sezgin: ''Geschichte des arabischen Schrifttums.'' (Historia e shkrimeve arabe) Brill, Leiden 1967. Vol. 1. f. 398-399</ref>
Line 39 ⟶ 37:
 
== Pesë kategoritë ligjore të veprimeve të njerëzve ==
Jurisprudenca islamike i ndan veprimet e njerëzve në pesë kategori, meqenëse ''„Sipas mendimit të teologëve muhamedanë, në burimet e trashëguara të ligjeve muhamedane jo çdo gjë që urdhërohet ose ndalohet në formë urdhëresash dhe ndalimesh ka të njëjtën gradë force urdhërore ose ndaluese...Duke u nisur nga kjo pikëvështrimi jurisprudenca e fesë islame bën në përgjithësi dallim ndërmjet pesë kategorive“:''<ref>[[Ignaz Goldziher]] : ''Die Ẓāhiriten''. Ihr Lehrsystem und ihre Geschichte. Ein Beitrag zur Geschichte der muhammedanischen Theologie. (''Zahiritët. Sistemi i doktrinës dhe historia e tyre. Studim mbi historinë e teologjisë muhamedane'') Leipzig 1884. f. 66</ref> Jurisprudenca i quan ato (arabisht الأحكام الخمسة = al-aḥkām al-ḫamsa = pesë parimet (juridike).
 
Jurisprudenca islamike i ndan veprimet e njerëzve në pesë kategori, meqenëse ''„Sipas mendimit të teologëve muhamedanë, në burimet e trashëguara të ligjeve muhamedane jo çdo gjë që urdhërohet ose ndalohet në formë urdhëresash dhe ndalimesh ka të njëjtën gradë force urdhërore ose ndaluese...Duke u nisur nga kjo pikëvështrimi jurisprudenca e fesë islame bën në përgjithësi dallim ndërmjet pesë kategorive“:''<ref>[[Ignaz Goldziher]]: ''Die Ẓāhiriten''. Ihr Lehrsystem und ihre Geschichte. Ein Beitrag zur Geschichte der muhammedanischen Theologie. (''Zahiritët. Sistemi i doktrinës dhe historia e tyre. Studim mbi historinë e teologjisë muhamedane'') Leipzig 1884. f. 66</ref> Jurisprudenca i quan ato (arabisht الأحكام الخمسة = al-aḥkām al-ḫamsa = pesë parimet (juridike)
 
# Veprimet e detyrueshme: (arabisht فرض ''[[Fard-i|farḍ]]'' ose arabisht واجب ''vāxhib'') – këto veprime shpërblehen ndërsa moskryerja e tyre ndëshkohet. Dallim bëhet ndërmjet detyrimeve vetjake (arabisht فرض العين ''farḍ al-ʿayn''), të cilat i ka për detyrë t'i plotësojë çdo mysliman, dhe detyrimeve kolektive (arabisht فرض الكفاية ''fard al-kifāya''‚ detyrimi i kontributit të mjaftueshëm‘), për të cilat mjafton që për plotësimin e tyre të marrë pjesë një numër i majftueshëm myslimanësh. Në kategorinë e parë hyn psh. falja pesëherëshe e përditëshme (arabisht صلاة, në kuran صلوة ''[[Namazi|salat-i]]'' ose ''namazi''), në të dytën [[xhihadi]].
Line 53 ⟶ 50:
 
== Drejtimet e ndryshme juridike ==
 
Lindja e drejtimeve juridike, të cilat mbajnë përkatësisht emrat e themeluesve të tyre, është rezultat i aktiviteteve literare në lëmin e shkrimeve të hadith-it dhe të jurisprudencës në fillim të shekullit të 8-të:
* [[hanafitët]] sipas [[Abu Hanifa]]-s (699-767)
Line 65 ⟶ 61:
 
=== Portat e ''ixhtihād-it'' ===
Në shekullin e 11-të ose të 12-të të erës kristiane ose përkatësisht atë të 4-t ose të 5-të të erës islamike gjithmonë e më tepër teologë juristë islamikë i shpallën „portat e ''ixhtihād-it''“ si të mbyllura, gjë që gjeti miratim të përgjithshëm duke mbetur kështu e padiskutueshme deri në shekullin e 19-të. Arsyeja për „mbylljen e portave të ''ixhtihad-it''“ (arabisht انسداد باب الاجتهاد, ''insidād bāb al-ixhtihād'') ishte fakti se në të vërtetë secili mysliman i rëndomtë mund të lëshonte parimisht një ''[[fatva]]'', çka në praktikë mund të çojë në pasiguri të vazhdueshme në lidhje me ligjin, pasi në islamin sunnit nuk ka kler të përkufizuar qartë, i cili ka të drejtën absolute të lëshimit të një ''fatva''-je, por vetëm grupi i përkufizuar relativisht në mënyrë të paqartë i teologëve juristë (''[[ulama]]'').
 
Në shekullin e 11-të ose të 12-të të erës kristiane ose përkatësisht atë të 4-t ose të 5-të të erës islamike gjithmonë e më tepër teologë juristë islamikë i shpallën „portat e ''ixhtihād-it''“ si të mbyllura, gjë që gjeti miratim të përgjithshëm duke mbetur kështu e padiskutueshme deri në shekullin e 19-të. Arsyeja për „mbylljen e portave të ''ixhtihad-it''“ (arabisht انسداد باب الاجتهاد, ''insidād bāb al-ixhtihād'') ishte fakti se në të vërtetë secili mysliman i rëndomtë mund të lëshonte parimisht një ''[[fatva]]'', çka në praktikë mund të çojë në pasiguri të vazhdueshme në lidhje me ligjin, pasi në islamin sunnit nuk ka kler të përkufizuar qartë, i cili ka të drejtën absolute të lëshimit të një ''fatva''-je, por vetëm grupi i përkufizuar relativisht në mënyrë të paqartë i teologëve juristë (''[[ulama]]'').
Disa teologë të asaj kohe ([[Al-Ghazali]], [[Al-Amidi]]) luftonin, ndoshta duke parashikuar me urtësi, me forcë kundra këtij ngurtësimi, por veç u mposhtën në fund. Prej asaj kohe ka pasur dhe ka vazhdimisht përpjekje individësh ose grupesh për të hapur përsëri „portat e ''ixhtihād-it''“ ose ato janë hapur vërtetë prej disave në praktikë por gjë që nuk e kanë njohur as pjesa fundamentaliste as ajo konservative e fesë islame.