[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}m
 
=== :"MALESORJA" eshte nje roman i cili behet falë per jeten e nje familjeje dhe nje vajze te dhunuar nga armiqte! i: Malësorja është roman i shkruar nga Nazmi Rrahmani që trajton fatin e një malësoreje e cila duhetperballetduhet te perballet me fatin e sajtesaj te hidhur por edhe historik dhe te rendsishem per rolin e gruas ne Kosove,lektyra spjegon te gjitha simeperjetimet e poshte:saja : Në një fshat të Gollakut (mes Prishtinës dhe Podujevës), para Luftës së Dytë Botërore rritet duke u zbukuruar baresha Hajrije, bijë e Hasanit dhe e Salës. Kur mbush të gjashtëmbëdhjetat përjeton një tentim përdhunimi nga dy të rinj, ngjarje që përcakton fatin e saj të hidhur. I jati vdes nga dëshpërimi dhe i ati e marton me një të gjymtë, me të cilin bën një djalë. Më pas i vdes dhe burri. I ungji e kthen në gjini dhe e lmarton me një pasanik në moshë, si grua të tretë, për të siguruar trashëgimtarin që nuk e kishte me gratë e para; dhe me të ajo lind edhe një djalë. Vëllai i burrit të parë të Hajrijes meqë ka dashur të mbajë të venë e vëllait për një nip, tani hyn në hasmëri me burrin e dytë të Hajrijes, dhe e vret. Mbetet kështu të marrin gjak mes njëri-tjetrit të dy djemtë e rritur të Hajrijes, pra vëllezërit nga nëna... Hajrija që ka duruar dhe heshtur gjatë tërë jetës e që shpreh pozitën e gruas në atë mjedis, kur ballafaqohet me këtë realitet tragjik, ndërhyn, e ngre zërin dhe arrin ta bindë djalin e dytë që të heqë dorë nga vendimi për vrasjen e vëllait, që është në fund të fundit triumfi moral i Hajrijes.Pas kësaj Hajrijes i humb djali dhe mbetet vet.Ajo mendonte se vallë a mos i ka humbur djali.Ajo thoshte me vete se skam tani qfar të bej vetëm ta shikoj qiellin e përhimtë.Hajrija kur shikonte vet ne pasqyrë i dukej vetja shumë e vjetër... Romani "Malësorja" është rrëfim i degëzuar mbi jetën e personazhit kryesor, Hairijes, por dhe rrëfim mbi një numër bartësish të tjerë të ngjarjeve që së bashku sajojnë tablonë reale dhe realiste të një mjedisi kosovar mes dy luftërave botërore. Kryepersonazhi, Hajrija, në këtë vepër nuk është i tipit të formuar, të gatshëm, por formohet gjatë rrëfimit, i cili rrjedh sipas teknikës kronologjike, të ndërprerë dhe të ndërpleksur herë-herë. Formimi i Hajrijes ndiqet sipas linjës së brendshme të shpalimit, nga motivet, pretendimet, vizioni i saj i brendshëm, kryesisht i ndrydhur, i heshtur, dhe jo nga veprimet e saj. Nga përjetimi i një drame tek tjetra, ajo gradualisht vetëdijësohet për pozitën e vet të nënshtruar, për mundësitë e veta të kufizuara, por tërë atë ngarkesë e bart në heshtje dhe dhimbje të plotë. Autori nganjëherë e bën të zëshëm vajin e saj të brendshëm vetëm përmes monologieve të saj, dhe më rrallë përmes ndonjë dialogu, ndërhyrjeje apo sqarimi të çastit. Pikërisht përmes kësaj pjese të tekstit narrativ, autori arrin ta shpalosë botën e brendshme të Hajrijes nëpërmjet rrëfimit psikologjik. Ngjarja në këtë roman rrëfehet në vetn e tretë dhe nga pozicioni i narratorit të gjithëditur, që nënkupton distancën e autorit, përkatësisht mundësinë e pozicionimit objektiv rrëfyes. Tërë bota e rrëfyer shikohet me sytë e Hajrijes: nga ky kënd sajohen mekanizmat Anësimi në favor të kryepersonazhit, bëhet i dukshëm sidomos në momente kur narratori nuk përmbahet dot nga ndërhyriet e motive të llojit: "e mjera (Hajrija), e ngrata, ..." etj. Vizionin e vet për vlerat jetësore, Hajrija arrin ta shpalosë botërisht pothuajse në mbyllje të rrugës së vet jetësore. Kur e ndien se fundi i saj do të jetë shumëfish më tragjik nga ç'ka qenë Golgota e përjetuar, ajo vendos të veprojë dhe të ketë rezultat.Triumfi i saj moral, në të njëjtën kohë është dhe paralajmërim për një cilësi të re jete, sidomos në rrafsh të pozitës së gruas, por dhe një trajtim i gjakmarrjes kanunore. Këmbëngulja e saj vjen dhe si një sprovë, si një sfidë që i bëhet qëndrueshmërisë së kësaj plage. Dhe vetëm pas disa dekadave nga data e botimit të romanit (1965), në fillim të viteve nëntëdhjetë, në mbarë Kosovën do të shtrihet dora e pajtimit. Vetëdija se gjakmarrja mes shqiptarëve është pasojë e jetës në robëri, u formua pikërisht në valën e terrorit sllav mbi shqiptarët e Kosovës. Hajrija këtë roman e quan roman i pa përshkruar.Mund të thuhet se romani mbi fatin e Hajrijes, degëzohet në një mori rrjedhash jetësore që derdhen të gjitha drejt rritjes së personalitetit të saj dhe drejt sfidës ndaj konvencioneve tradicionale me pasoja tragjike. : Olisa Sadiku===