Sylejman pashë Bargjini: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 4:
'''Sylejman Pasha''' u lind në [[Bargjin]] por jetoi në [[Mullet]], një fshat në afërsi të [[Tiranë]]s. Pasi bëri një karrierë të shkëlqyer si jeniçer deri gjeneral në lufrat e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], rikthet në trevat e tij të origjinës së bashku me një Ferman (dekret) sulltanor për të themeluar qytetin e [[Tiranë]]s.
Punimet për themelimin e qytetit të [[Tiranë]]s nisën në vitin [[1614]]. Plani urbanistik i origjinës përfshinte një kompleks arkitekturor në formë trekendeshe, në skajet e së cilit u projektuan përkatësisht ndërtimi i një [[Xhamia e Sylejman Pashës|xhamie]], hamami dhe një furrë buke.
 
Themelues dhe mbrojtës të qytetit të [[Tiranë]]s, Bargjinasit ishin njëkohësisht edhe familja e saj feudale ose oxhaku i saj legjitim që prej vitit 1614 e deri në fund të shekullit XIX, kohë kur oxhaku i Bargjinasve u mposht prej oxhakut të [[Krujë]]s, [[Toptan]]asve. Pas përleshjeve së forta që u bënë në gjithë krahinën si pasojë e këtij rivaliteti midis oxhaqesh feudalë, Toptanasit, falë edhe krushqive që kishin ndërmarrë me Bargjinasit, u imponuan si oxhaku i qytetit të Tiranës dhe i shpërngulën edhe sarajet e tyre në këtë qytet. Sidoqoftë, ata i ruajtën edhe sarajet e Krujës, të cilët i shpëtuan kohës dhe sot janë Muzeu Etnografik i qytetit të [[Krujë]]s.