D.H. Lawrence: Dallime mes rishikimesh

shkrimtar dhe poet anglez
Content deleted Content added
Faqe e re: {{Infobox shkrimtar | emri = D.H. Lawrence | foto = thumb|D.H. Lawrence | titulli = | emri i vërtetë = David Herbert Lawrence | ditël...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 7 janar 2016 13:23

Stampa:Infobox shkrimtar

Biografia

David Herbert Lawrence (Eastwood, 11. shtator 1885 - Vence, 2. mars 1930), shkrimtar anglez; romansier, poet, tregimtar, eseist, piktor, dramaturg dhe kritik. Në kohën e tij D.H. Lawrence u konsiderua shkrimtar kontrovers për shkak të përshkrimeve erotike në veprat e tij, por njëkohësisht ai ushtroi një ndikim të fuqishëm tek shkrimtarët e gjeneratave të ardhshme, si fjala vjen tek Hernry Miller, Charles Bukowski, etj.

Veprat më të famshme të D.H. Lawrence janë romanet "Bijtë dhe dashnorët", "Dashnori i Lady Chatterley" dhe "Gra të dashuruara", etj.

Pas Luftës së I Botërore, D.H. Lawrence bëri udhëtime të shumta bashkë me gruan e tij Frieda von Richthofen. D.H. Lawrence luftoi tërë kohën për të gjetur botues për veprat e tij letrare dhe nuk pranoi asnjëherë kushtëzimet e botuesve që veprat e tij të redaktoheshin e të "pastroheshin" nga fragmentet erotike, "pornografia". Një prej përkrahësve më të devotshëm të Lawrence ishte shkrimtari anglez Aldous Huxley. Lawrence u sëmur nga tuberkulozi dhe vdiq në Vence të Francës. Ishte vetëm 44 vjeç. Edhe pas vdekjes, vepra e tij u konsiderua "pronografike" dhe vetë Lawrence si një pornografist. Shkrimtari E. M. Foster qe i pari që i doli në mbrojtje Lawrence-n. Në nekrologun e tij për autorin e vdekur ai e përshkroi si "romansierin më imagjinativ të gjereratës sonë". Më vonë, kritiku nga Cambridge, F.R. Leavis pëshfshiu shumicën e veprave letrare të Lawrence-it në "traditën e madhe" kanonike të romanit anglez.

Lidhje të jashtme

  Commons: D.H. Lawrence – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Biografitë
Veprat