Aleksandër Stavre Drenova: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Jeta ==
{{Infobox shkrimtar
| emri = Aleks Stavre Drenova
| foto = [[Skeda:Asdreni.jpg|200px]]
| titulli =
| emri i lindjës = Aleks Stavre Drenova
| ditëlindja = [[11 Prill|11 prill]] [[1872]]
| vendlindja = [[Drenova (Korçë)|Drenovë]]
| ditëvdekja = [[1947]]
| vendvdekja = [[Bukureshti|Bukuresht]], [[Rumania|Rumani]]
| pseudonimi = Asdreni
| nacionaliteti = Shqiptar
| zhanri = kritika, poema
}}
 
Lindi më 11 prill 1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në [[Rumania|Rumani]] më [[1889]].
Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me shtrëngime. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të [[Bukureshti]]t në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në librin "Rreze dielli" ([[1904]]), Asdreni vijoi traditat e poezisë së [[Naim Frashëri]]t, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, "Ëndrra e lotë" ([[1912]]) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të viteve [[1911]]-[[1912]], fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës. Eshte gjithashtu autor i Hymnit te flamurit, nje hymn kombetar per te gjithe shqiptaret.