Ndryshimi mes inspektimeve të "Talini"

371 bytes added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
|Sipërfaqja Tokë =
|Sipërfaqja Ujë =
|Popullsia = 416431,144180
|Dendësia = 2,614.0
|Zona urbane =
 
== Pak histori ==
Gjurmët e para të vendbanimeve të hershme datojnë rreth 5000 vjet më parë. Në 1050-ën u ndërtua fortesa në Toompea, pika më e lartë e Talinit. Duke qenë një pikë kyçe për tregtinë mes Rusisë dhe Skandinavisë, Talini ra pre e pushtimeve nga kalorësit Teutonikë, Danimarka, dhe Lidhja Hansaetike. Nga 1561-1710, Talini ishte nën pushtetin suedez. Nga 1710-1918, Talini ruajti autonominë ekonomike nën Perandorinë Ruse. Me marrjen e pavarësisë së Estonisë me 24 shkurt 1918, Talini u bë kryeqyteti i Estonisë. Qyteti vuajti gjatë luftimeve të Luftës së Dytë Botërore, ku një pjesë e mirë e tij u bombardua nga avionët sovjetikë, të cilët shkaktuar qindra të vrarë. Gjatë viteve 70 popullsia e Talinit u dyfishua nga ardhja e shumë qytetarëve të Bashkimit SovketikSovjetik, kryesisht nga Rusia, Ukraina etj.
 
== Gjeografia ==
{{Wide image|TallinnPan.jpg|900px|Panorama e qendrës së Talinit}}
Talini ka një sipërfaqe prej 159.2 km². Talini gjendet në buzë të Gjirit të Finlandës, në veriperëndim të Estonisë. Talini ka dy liqene brenda vijës administative të qytetit, [[Liqeni Ülemiste]] ([[Gjuha shqipe|sq.]]Liqeni i Sipërm) dhe Liqeni Harku. Talini furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni Ülemiste i cili ka një sipërfaqe prekprej 9.6 km². Talini përshkohet nga Lumi Pirita në pjesën veriore të qytetit. Pika më e lartë e qytetit është 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet në pjesën jugore të qytetit, në Nõmme. Nõmme është dhe pjesa më e gjelbëruar e qytetit, me kodra të veshura dendur me pisha, mështekna e panja.
Talini ka një numër të madh parqesh, dhe është një ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në Evropë. Bregdeti i Talinit ka një sërë gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rërë.
 
== Ekonomia ==
 
== Kultura ==
Talini është dhe qyteti ku çdo 5 vjet mbahet Festivali Estonez i Këngëve. Për t'u përmendur janë dhe ditët e qytetit të vjetër, të mbushura me aktivitete që rikrijojnë atmosferën e kohës së Mesjetës.
 
== Transporti ==
Transporti publik në Talin është falas për banorët e Talinit. Transporti publik përbëhet nga 5 linja tramvaji (një linjë e re pritet të shtohet në 2015-ën), 64 linja autobusësh, dhe 7 linja autobusësh elektrikë.