[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 66:
Aminoacidet kanë veti të ndryshme fiziko-kimike: aktiviteti optik, amfoteriteti, pjesëmarrja në reaksionet e ndryshme biokimike, krijimi i lidhjes peptidike etj. Aktiviteti optik. – Aminoacidet janë komponime optikisht aktive (përveç aminoacidit më të thjeshtë glicinës) sepse të gjitha përmbajnë atom asimetrik të karbonit. Pra, ato e kthejnë rrafshin e dritës së polarizuar. Amfoteriteti i aminoacideve. – Meqenëse aminoacidet në molekulën e vet kanë një grup karboksil (COOH) dhe grupin amin (- NH2 ) ato kanë veti të acideve dhe bazave. Kjo na tregon se aminoacidet bëjnë pjesë në grupin e komponimeve amfotere (amfolite).
 
<u>Veçoritë kryesore të Aminoacideve</u>
 
Aminoacidet faktikisht janë komponime organike me një peshë shumë të vogël molekulare të cilat në molekulën e tyre kanë së paku një grup karboksil (COOH) dhe një grup amin (NH2). Prandaj thuhet se këto komponime organike janë acide organike ku mbrenda molekulës së tyre gjendet së paku një grup amin (-NH2).