[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.109.246 (diskutimet) në versionin e fundit nga Visi90.
No edit summary
Rreshti 11:
[[Skeda:Para.jpg|right|300px|Disa monedha dhe kartmonedha|thumb]]
 
== Si nevojë e specializimit të vlerave këmbyese, paraja zëvendson metodën e këmbimit nayral, të mira materiale për të mira materiale (M<->M). Kështu me futjen e parasë në përdorim këmbimi zbërthet në dy akte. Në pjesën e parë bëhet këmbimi i mallit me paratë (M<->P), dhe në pjesën e dytë përdorja e parasë për këmbim me një mall të dëshiruar (P<->M). Për dallim nga këmbimi natyror, koha e aktit dhe vlerat e këmbimit me para, zbërthehen më tutje. Këmbimi i një shërbimi me para i lejon shitësit të vendosë se kur dhe me çfarë dëshiron ai të këmbejë shërbimin e tij. Kjo liri nuk është pa rreziqe: gjatë kohës që shitësi i shërbimit mban paratë mund të ndodhin ndryshime në [[Qarku ekonomik|qarkun ekonomik]] (proçeset ekonomike). ==
=== Vlerë kursimi ===
Paraja mundëson përbrenda një qarku ekonomik, që të ardhurat e marrura nga ai qarkullim të kursehen për këmbim në një kohë të ardhshme. Kështu shoqëritë, siç janë bankat, kursimet i japin në forma të kredive për qëllime ''konsumuese'' (për shpenzues) dhe ''intensive'' (për përdorime produktive). Me këtë paraja bëhet mjet vlersimi në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen. Si alternativë e rezervave të parave, këmbyesit mund të përdorin edhe [[letra me vlerë]] (aktiva financiare) ose mallra ([[ari]]). Mirëpo përparsia e parasë qëndron në likuiditetin e saj, përderisa letrat me vlerë (ari) duhet që së pari të shndërrohet në para për t'u këmbyer me mallra të tjera. Në përgjithësi, rezervat e të ardhurave në formë të letrave me vlerë sjellin fitime më të mëdha.