[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
JETA E XHORXH BAJRONIT
 
[[Skeda:Lord_Byron_in_Albanian_dress.jpg|thumb|right|Lord Byron me kostume shqiptare. Pikturë nga Thomas Phillips.]]
 
'''George Gordon Byron''' (Xhorxh Gordon Bajron) shkrimtar anglez i romantizmit dhe dashamires i shqiptareve.
 
== Jeta ==
LindiXhorxh Bajroni lindi në [[Londër]] më [[22 janar]] [[1788]] në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin ''Lord'' dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Në moshën madhore zuri vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më [[1801]] Bajronin e dërguan në Harrow, në shkolle, ku studioj gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën : serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror e temperamenti i zjarrtë. Më [[1805]] Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike të tijat "Orët e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtarëve "Edinburg Reviu", i bëri një kritikë pa mëshire. Poeti i ri iu përgjigj me satirën "Këngëtarë anglezë e skocezë", në të cilën sulmoi ashpër letërsinë angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur, sidomos ata të "shkollës së liqenit". "Shtegtimi i Çajlld Harolldit" është puna letrare më e madhja e Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është "më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia".
 
Xhorxh Bajroni ishte gjithashtu poet dramatik, por pjesët e tij:"Manfredi", "Kaini", "Qielli dhe Toka", "Sardanapali", "Marino Faliero", "Dy Foskarët", kanë karakteristika që e tejkalojnë kuadrin e dramës tradicionale, meqenëse ato nuk u shkruan për t´u vënë në skenë.
 
Populli i Shqipërisë së Jugut e mbajti për një kohë të gjatë në kujtesën e tij vizitën e poetit anglez në sarajet e Tepelenës 150 vjet më parë dhe pleqtë tanë, shpesh herë mbrëmjeve, kur mblidheshin për bisedë te sofati i portës, i përmendnin fjalët që i tha Ali Pasha djaloshit fisnik anglez : ''E kuptoj që jeni vërtet nga derë e madhe, prej veshëve tuaj të vegjël, prej duarve të vogla të bardha dhe prej flokëve kaçurrela''.
 
Më [[1809]], në korrik, njëzetenjëvjeçari u nis për udhëtimin e tij të parë nga skela e Falmouthit. Mori pas një shpurë shërbëtorësh, i shoqëruar prej shokut të tij të shkollës Cam Hobhouse. Së pari zbriti në Lisbonë. Portugalia qe aleate e Anglisë në Luftën Gadishullore. Napoleoni e kishte zaptuar Evropën, por Anglia zotëronte detin. Udhëtimet ishin të rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetëm ata vise që nuk rrezikonin nga armiku. Prej Lisbonës udhëtoi me kalë 640 kilometra dhe arriti në Kadiz. Nga ky port spanjoll një luftanije angleze e solli nëpër Mesdhe prej Gjibraltarit në Maltë dhe që aty në Prevezë, në [[Shqipëri]]. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhën në [[Janinë]]. Vizitorët e shquar nuk e gjetën [[Ali Pasha|Ali Pashën]] në kryeqytet, prandaj më [[11 tetor]] e vazhduan udhëtimin 160 kilometra të tjera në veri. Më 17 u nisën në Libohovë dhe arritën në Qestorat e në Erind. Prej Erindit u nisën më 19 të tetorit në orën 3,30 pas dreke dhe në orën 5 të ditës së nesërme arrin në Tepelenë. Atë natë e kaloi në Çetën e Vogël (Labobaë e Zhapës, në fsamiljen Koçaj. Pas tri ditëve si mysafirë të Ali Pashës, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve.
[[Skeda:Pllaka në përkujtim të Bajronit gjatë vizitës në kalanë e Ali Pashë Tepelenës.jpg|thumb|220px]]
 
Duke u larguar nga Shqipëria, Bajroni përshkoi Akarnaninë, kapërceu pyjet aeoliane të lumit Ahelos dhe më [[21 nëntor]] [[1908]] arriti në Mesolongji, ku 16 vjet më vonë do të jepte jetën për Greqinë. Atje ktheu për në shtëpi të tyre gjithë shqiptarët që e përcollën, vetëm një jo, Dervishin, që mbeti me të përsa kohë që poeti qëndroi në Lindje. Bajroni u kthye në Londër në korrik [[1811]]. Gjatë udhëtimit shkroi një ditar në vargje të cilin e pagëzoi me titullin : ''[[Shtegtimi Çajld Haroldit]]''. S'kish në mend ta botonte, po shokët e tij të entuziazmuar ia rrëmbyen nga duart dhe e dërguan në shtyp. Kënga e parë dhe e dyta u pritën me lavdërime të madha. Bajroni u zgjua atë mëngjes dhe pa se qe bërë i famshëm. ''Cajld Haroldi e bëri edhe Shqipërinë të njohur në gjithë botën e qytetëruar.'' Nga të dy këngët na intereson e dyta. Në të parën Bajroni përshkruan udhëtimin përmes Portugalisë e Spanjës. E dyta merret kryekëput me Greqinë dhe Shqipërinë. Dorëshkrimi ka këtë shënim të autorit :
Rreshti 22:
Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë jugore e, më saktësisht, në Janinë në vitin [[1808]], lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit [[1813]] do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli ; e bardha e këmishës dhe e fustanellës me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë. Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi portret që piktori i bëri Bajronit. Në [[1835]] dhe në [[1840]] Filips pikturoi dy variante të tjera të këtij portreti. I pari iu dhurua më [[1862]], nga i biri i piktorit, Galerisë Kombëtare të Portreteve (National Portrait Gallery) në Londër, ku vazhdon të jetë i ekspozuar aktualisht. Ndërsa varianti i dytë, që u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmës në Albermarle Street, Londër.
 
Pasi vizitoi Portugalin e Spanjën Perëndimore, lundroi prej Gjibraltarit për ne Malte. Ku vendosi të shkoje të vizitoje Shqipërinë, i shoqëruar nga Kam Hobhauz. Gjate udhëtimit shkrtoi një ditar ne vargje, te cilën e pagëzoi me titullin "Shtegtimi i Çajd Harolld". Ndërkaq, sukses te madh letrar patën poemat e tjera te Bajronit "Gjauri", "Nusja e Abidonit", "Korsari", "Lara", "Rrethimi i Korinthit" dhe "Parisina". Bajroni krijoi një gjini të veçante të poemës romantike, me figura karakteristike të heroit romantik, nga ngjarjet dramatike te se kaluarës, prej jetës se viseve ekzotike të Lindjes. Ideja e luftës kunder reaksionit, politike e letrare, ideja për liri politike përshkojnë një varg të vjershave lirike në periudhën e parë të krijimtarisë se Bajronit. Te tille janë : "Mallkimi i Minerves", "Vajza qe qan", Vizitës së Princit-regjent në varrin e mbretit", etj. Nje veper e Xhorxh Bajron eshte Bijte e Shqipes
 
Ne [[1809]], kur arriti në Janinë, Ali Pasha e ftoi në Tepelenë në qytetin ku ka lindur në pallatin e preferuar, vetëm një ditë larg Beratit. Po megjithëse ishte pajisur me të gjitha lehtësirat e duhura dhe të përcjellë nga një prej sekretarëve të vezirit, mezi e mbaroi udhëtimin e tij (për shkak të shirave) brenda nëntë ditëve, një udhëtim që në të kthyer e bëri në më pak se katër ditë. Ruges kaloi afër dy qyteteve, Gjirokastrës dhe Libohovës, të cilat me sa dukej, nuk qenë shumë më të vegjël nga Janina. Bajron shkroi se Shqiptarët i kishin lene pershtypje në sy përmes shëmbëllimit që kanë me malësorët e Skocise në veshje, në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës. Dhe vetë malet e tyre më duken si të Kaledonisë, veçse me klimë të butë.
Rreshti 32:
Por çfarë ndodhi me kostumin shqiptar që kishte lord Bajroni? Bajroni ka pasur një korrespondencë me Margaret Mercer Elfiston, të bijën e lord Keitit, dhe më [[1814]], ai i dhuroi asaj kostumin shqiptar duke i sugjeruar që ta përdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e veçantë. Më pas kostumi kaloi nën zotërimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua në vitin [[1962]]. Një nxënëse që studionte Bajronin, e quajtur Doris Lenglej Mor, shkon në familjen Landsdoun e, më saktësisht, në Bowood House, në Ëiltshire për të marrë materiale në lidhje me këtë familje dhe e njeh këtë kostum. Në një artikull të publikuar në Costume Society Journal në [[1971]], Mor përshkruan emocionin që pati ndjerë kur kishte mbajtur në duar atë kostum. Pasi u shfaq në Muzeun e Kostumeve, në Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer në Bowood për tu ekspozuar. Pikërisht dy jelekë të marrë nga ky kostum tashmë janë të varur në murin e dhomës në të cilën qëndronte dikur Mercer Elfinstoni. Kjo gjë tregon një lidhje të dukshme mes Bajronit dhe Shqipërisë.
 
[[Kategoria:Shkrimtarë anglezë]]
== Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit ==
 
[[an:George Gordon Byron]]
25 gusht, 1819
[[ar:جورج غوردون بايرون، البارون بايرون السادس]]
E dashura ime Tereza!
[[arz:جورج بايرون]]
 
[[az:Corc Bayron]]
E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t'i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t'i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde "amor mio" përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.
[[bat-smg:Džuordžos Nuoelės Guorduons Bairuons]]
 
[[be-x-old:Джордж Байран]]
[[Kategoria:Shkrimtarë anglezë]]
[[bg:Джордж Байрон]]
[[bn:লর্ড বায়রন]]
[[br:George Byron]]
[[bs:George Gordon Byron]]
[[ca:Lord Byron]]
[[cs:George Gordon Byron]]
[[cy:George Gordon Byron]]
[[da:Lord Byron]]
[[de:George Gordon Byron]]
[[el:Λόρδος Βύρων]]
[[en:George Gordon Byron, 6th Baron Byron]]
[[eo:George Byron]]
[[es:Lord Byron]]
[[et:George Gordon Byron]]
[[eu:Lord Byron]]
[[fa:جورج گوردون بایرون]]
[[fi:George Gordon Byron]]
[[fr:George Gordon Byron]]
[[fy:Lord Byron]]
[[ga:George Gordon Byron]]
[[gan:拜倫]]
[[gl:Lord Byron]]
[[he:לורד ביירון]]
[[hi:जॉर्ज गॉर्डन बायरन]]
[[hif:George Byron]]
[[hr:George Gordon Byron]]
[[hu:George Byron]]
[[hy:Ջորջ Բայրոն]]
[[id:George Gordon Byron]]
[[is:Byron lávarður]]
[[it:George Gordon Byron]]
[[ja:ジョージ・ゴードン・バイロン]]
[[ka:ჯორჯ გორდონ ბაირონი]]
[[kk:Байрон, Джордж Ноэл Гордон]]
[[ko:조지 고든 바이런]]
[[la:Georgius Gordon Byron]]
[[lb:George Gordon Byron]]
[[lt:George Gordon Byron]]
[[lv:Bairons]]
[[mk:Џорџ Гордон Бајрон]]
[[ml:ജോര്‍ജ്ജ് ബൈറണ്‍]]
[[mn:Жорж Гордон Байрон]]
[[mr:जॉर्ज गॉर्डन बायरन]]
[[nl:Lord Byron]]
[[nn:George Gordon Byron]]
[[no:Lord Byron]]
[[pl:George Gordon Byron]]
[[pnb:بائرن]]
[[pt:Lord Byron]]
[[ro:George Gordon Byron]]
[[ru:Байрон, Джордж Гордон]]
[[sa:जार्ज बैरन]]
[[sah:Дьордь Гордон Байрон]]
[[sh:George Gordon Byron]]
[[simple:George Byron]]
[[sk:George Gordon Byron]]
[[sl:George Noel Gordon Byron]]
[[sr:Џорџ Гордон Бајрон]]
[[srn:George Byron]]
[[sv:George Gordon Byron]]
[[sw:George Byron]]
[[ta:ஜார்ஜ் கோர்டன் பைரன்]]
[[tl:George Byron, Ika-6 na Barong Byron]]
[[tr:George Gordon Byron]]
[[uk:Джордж Гордон Байрон]]
[[ur:لارڈ بائرن]]
[[vi:Lord Byron]]
[[vo:George Gordon Byron]]
[[war:George Byron]]
[[zh:喬治·戈登·拜倫]]
[[zh-min-nan:George Gordon Byron]]
[[zh-yue:拜倫]]