Hape menynë kryesore

Changes

No change in size ,  3 vjet më parë
Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në të [[Manastiri (qytet)|Manastir]] nga 1909 deri më 1916.
 
I ati më pas e nis në [[Athinë]] pranë liceunliceut ''Léonin'', instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi.
 
Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në [[Bukuresht]] pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me [[Asdreni|Asdrenin]], të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshin [[Mitrush Kuteli]]; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe <em>Shqipëri’ e re</em>, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek <em>Dielli </em>i [[Boston|Bostonit]]. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun [[Mihai Eminescu]].
Anonymous user