Sllobodan Millosheviç: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Sllobodan Millosheviq''' ([[Gjuha serbe|ser.]]: Слободан Милошевић) ka lindur në [[Pozharevc]], [[Jugosllavia|Jugosllavi]] më [[20 gusht]] [[1941]] dhe ka vdekur në [[Hagë]], [[Holanda|Holandë]] më [[11 mars]] [[2006]]. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviq mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
[[Skeda:Milosevic.jpg|parapamje|Postier i baltosur i Millosheviqit]]
 
== Rinia ==
Prindërit e Sllobodan Millosheviq, [[Svetozar Milosheviq|Svetozar Miloshevi<u>c</u>]] dhe [[Stanislava Milosheviq|Stanislava Miloshevic]] u divorcuan pak vite pas lindjes së Sllobodan Millosheviq. Babai i tij, prift në [[Kisha Ortodokse Serbe|Kishën Ortodokse Serbe]] kreu vetëvrasje në vitin [[1962]]. Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryejë vetëvrasje (varje) në vitin [[1974]]. Gjatë viteve të gjimnazit Millosheviqi e takon gruan e tij të ardhshme [[Mira Markoviq|Mira Markovic]] (Marković), figurë fondamentale e politikës Serbe në vitet 90 dhe inspiruese e rilindjes së nacionalizmit serb. Diplomohet jurist më 1964 në [[Beograd]] dhe i bashkohet Lidhjes Komuniste të Serbisë.
 
Millosheviq fillon të punojë si funksionar në firmat shtetërore të Serbisë: së pari në kompaninë e gazit e pastaj në Beogradska Banka.
Rreshti 9:
== Historia ==
=== Rishfaqja e nacionalizmit serb ===
Ngritja e karrierës së tij fillon në vitin [[1986]]: MillosheviciMillosheviq zgjidhet president i Lidhjes Komuniste të Serbisë, falë përkrahjes së Presidentit të Serbisë, [[Ivan Stambolliq|Ivan Stambollic]] (Stambolić), mikut të tij personal dhe tutorit politik. Vitet 90-të karakterizohen nga ringjallja e nacionalizmit serb dhe për largimin nga modeli i Jugosllavisë titiste. Nacionalizmi merr hovë kur më 24 shtator 1986 e përditshmja beogradase [[Veçernje Novosti]] (Večernje Novosti) publikon pjesë të një dokumenti të titulluar [[Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë]] (''Memorandum SANU'' ose ''Memorandum Srpske Akademije Nauka i Umjetnosti''). Në këtë vepër, të redaktuar nga intelektualët serbë të udhëhequr nga novelisti [[Dobrica Qosiq|Dobrica Qosic]] (Ćosić), përpunohet aktakuza kundër [[Tito]]s për veprimtari antiserbe, dhe përshkruhet një projekt për eliminimin e plotë të Serbëve nga [[Kosova]]. Edhe pse elita komuniste distancohet nga ai memorandum, Millosheviqi heshti.
 
=== Marrja e pushtetit ===