Hape menynë kryesore

Changes

4.692 bytes removed ,  3 vjet më parë
 
== Jeta ==
rtrrreeee4efdftttggy7yhhhuhghgvb vvfvfrgghghnfdertyhgfvdertyui
Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në të [[Manastiri (qytet)|Manastir]] nga 1909 deri më 1916.
 
I ati më pas e nis në [[Athinë]] pranë liceut ''Léonin'', instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi.
 
Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në [[Bukuresht]] pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me [[Asdreni|Asdrenin]], të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshin [[Mitrush Kuteli]]; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe <em>Shqipëri’ e re</em>, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek <em>Dielli </em>i [[Boston|Bostonit]]. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun [[Mihai Eminescu]].
 
Verën e vitit [[1924]] Qeveria [[Fan Noli|Nolit]] i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e [[Gratz|Gracit]] "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. logie </em>(I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.
 
Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]], nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987<ref name=":0"><code>Anglisht</code>"[http://www.albanianliterature.net/authors_classical/poradeci.html Albanian Literature in Translation]" ''Lasgush Poradeci'' jetëshkrim nga [[Robert Elsie]]. Marrë më dt. 3 nëntor 2014.</ref>.
 
== Krijues e shqipërues ==
Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, ''Poradeci.''
 
[[Figura:Statuja.jpg|thumb|Shtatorja e Lasgush Poradecit nga Mumtaz Dhrami, e vendosur më dt. 27 dhjetor 2006.]]
 
Autor i dy vëllimeve me poezi "[[Vallja e yjeve]]" më 1933 dhe "[[Ylli i zemrës]]" më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.
 
Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve '30-'40. Veçanërisht tek "[[Përpjekja shqiptare]]" e [[Branko Merxhani|Branko Merxhanit]]. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet ''Drita ''dhe ''Nëntori'', të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve.
 
Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi "Yllin e zemrës" e quajti "Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe"<ref name=":0" />.
 
Veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "[[Eugjen Onjegin]]" të [[Aleksander Pushkini|Pushkinit]], lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
 
==Vlerësimet==
* Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës [[Rexhep Mejdani]] i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
* Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
* Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
* Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
 
==Burime==
<references/>
 
{{Wikisource1|Lasgush Poradeci}}
 
{{Autorë shqiptarë}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1899]]
Anonymous user