Mustafë Statovci: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1572765 i bërë nga 46.99.25.173 (diskutimet)
U largua krejt përmbajtja e artikullit.
Rreshti 1:
'''Mustafë Statovci''' (emri i plotë Mustafa Sabri Statovci) lindi më [[1 maj]] të vitit [[1953]] në [[Prishtinë]], [[Kosovë]] është [[pedagogjia|pedagog]], [[karate|karateist]] dhe [[autor]] [[shqiptar]] nga [[Kosova]].
 
Mbaroi Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Me karate ka filluar të merret në vitet 1966/1967.
 
Fillimisht ka filluar të mësojë xhudon, për të kaluar pastaj në karate. Hapat e parë i ka bërë në stilin e karatesë Vado-rju (Wado-ryu), mirëpo më vonë iu ka përkushtuar stilit Shotokan, megjithëse kërshëria dhe dëshira për të mësuar sa më shumë e kanë shpënë edhe në palestrat ku janë ushtruar edhe stilet Ueçi-ryu (Uechi-ryu), Kjokushinkai (Kyokushinkai), e më vonë edhe Gosoku-ryu.
 
Me po të njëjtën kërshëri dhe vullnet ka ushtruar edhe shkathtësitë mbrojtëse Hapkido, Xhiu xhicu (Jiu jitsu), Ninxhicu (Ninjutsu) etj.
 
Ka ndjekur seminaret e mjeshtërve të mëdhenj japonezë të karatesë, të cilët kanë vepruar në Evropë gjatë viteve '60-'80: [[Tetsuji Murakami]], [[Taiji Kase]], [[Teruo Kono]], [[Soke Kubota Takayuki]] etj.
 
Merret me teorinë dhe filozofinë e karatesë, për ç’gjë ka botuar mbi 50 artikuj në shtypin e vendit dhe të jashtëm.
 
Një kohë ishte redaktor në revistën për artet marciale "Ippon", kurse më vonë kryeredaktor i revistës "Përparimi Press", që poashtu u kushtohej sporteve luftarake.
 
Është bashkëthemelues i Këshillit komunal të karatesë në Prishtinë (1974), i ''KKR Prishtina''(1974), i Sindikatës së Pavarur të Sportit të Kosovës (1991), i Shoqatës për kultivimin e karatesë "Iliria-Prishtinë" (2002), themelues i Unionit të Shotokan Karatesë të Kosovës (1997, i regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës në vitin 1998), i Shkollës së karatesë të KK ''Shkëndija'' të Tetovës (1999), i klubit të karatesë [[Seishinkan]] në Prishtinë (2003), i asociacionit Unioni i Seishinkai Karatesë (2006) etj.
 
Është anëtar i mbi tetëdhjetë asociacioneve ndërkombëtare të karatesë dhe të arteve marciale nga mbarë bota.
 
Është mjeshtër i latë i karatesë dhe i arteve marciale. Është karateisti i parë shqiptar që ka marrë titullin "Grandmaster" (Mjeshtër i madh). Poashtu është themelues i metodës së interpretimit të teorisë dhe praktikës së arteve marciale, të quajtur "Shinpo Ryu", që tashmë është njohur zyrtarisht nga disa qarqe të rëndësishme dhe federata ndërkombëtare të arteve marciale, për të cilën ka marrë gradën 10 Dan dhe titullin "Soke" (Themelues). Është karateisti i parë shqiptar që ka marrë titullin "Doktor i Shkencave të Arteve Marciale" (2011) dhe "Doktor i Filozofisë së Arteve Marciale dhe Edukimit" (2012). Bashkë me disa mjeshtër të lartë të arteve marciale, përkatësisht të karatesë nga disa vende të botës, ka themeluar asociacionin "World Shinpo Ryu Federation".
 
Aktualisht është kryetar i asociacionit World Shinpo Ryu Federation.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Karateistë shqiptarë]]
[[category:shkrimtarë shqiptarë]]
[[category:Lindje 1953]]