[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Kam shkruan me pak fjale ku lindi,arsimin dhe punen
Rreshti 1:
'''Bedri Spahiu''' ''Ka lindur më 13 korrik 1908, në lagjen “Palorto” të qytetit të Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë, gjendja ekonomike e familjes së tij ishte shumë e rëndë. Babai i tij, Sinani, shkoi në kurbet (në Turqi) me shpresë për t’u mëkëmbur. Gjatë kësaj kohe Bedri Spahiu ishte në shkollën fillore dhe deri më 1923 mbaroi filloren me nota të shkëlqyera. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar ato klasa që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Periudha e jetës së tij me idetë komuniste, siç e ndan vetë, përbëhet nga tri faza, e para prej të cilave filloi në shtatorin e 1927-ës dhe mbaron në gusht 1931 (në shkollën e artilerisë). Në këtë fazë aktiviteti i tij është propaganda komuniste në shkollë. Faza e dytë fillon në gusht 1931 (në ushtrinë e Zogut) deri në tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai zgjidhet anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derën e sallës ku bëhej plenumi i KQ të PPSH-së më 17 qershor 1955 dhe izolohet për pesë ditë në një shtëpi. Kjo erdhi si pasojë e luftës së tij të gjatë kundër politikës së Enver Hoxhës. Mbas 15 ditësh, më 23 qershor 1955 internohet familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, prej ku transferohet në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënua me 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj 1990, ditën kur u shpërnda Komisioni i Internim – Dëbimeve. Bedri Spahiu ka qenë prokuror në gjyqin special, prokuror në gjyqin e Koçi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandës, pastaj ministër i Arsimit dhe Kulturës deri në kohën e Plenumit të vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq më 11 janar 1998. Bedri Spahiu është i vetmi funksionar i lartë i regjimit komunist që ka pranuar gabimet e veta gjatë kohës kur ishte prokuror si dhe ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist.''
'''Bedri Spahiu''' ishte politikan shqiptar, Anetar i Byrose Politike, Sekretar i Komitetit Qendror te PPSh, [[Lista e Ministrave të Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë|Ministër i Arsimit dhe Kulturës i Shqipërisë]] që nga [[24 Korrik|24 korriku]] i vitit [[1953]] e gjer më [[21 Qershor|21 qershor]] të vitit [[1955]]. Ai u vu gjithashtu nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm me gradėn gjeneral major.
 
{{poli-cung}}
 
{{biografi-cung}}