Shpella e Kaurit: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike |
|||
Rreshti 1:
==Historia==
Mbi të tatëpjetën “thikë” që zbret në brigjet e Liqenit të Komanit në Pukë,[[Skeda:Shpella e Trenit 231233241.jpg|thumb|right|250px|Shpella e Kauri]] ndodhet një prej shpellave më të vecanta në Shqipëri,
==
Dikur e panjohur, Shpella e Kaurit, një objekt ky me vlera të rralla, kohët e fundit ka ngjallur interesimin e shumë studiuesve. Mjeshtri i Sportit, alpinisti Përparim Laçi nga qyteti i Pukës, tregohet i zellshëm për të shoqëruar vullnetarisht shumë prej turistëve të huaj që mbërrijnë në viset e kësaj zone, për në shpellën që daton para lindjes së Krishtit. Të huajt shtangen nga pamja që ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritë e rralla të natyrës që të shoqërojnë deri në vendin ku ndodhet shpella. Për të mbërritur tek Shpella e Kaurit, duhet të udhëtosh fillimisht me makinë e më pas me varkat e banorëve të zonës, me të cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, në buzë të Liqenit të Komanit. Trajneri i ekipit alpinistik të Pukës (alpinist në ekipin kombëtar), Përparim Laçi, i cili ka prekur majën më të lartë të Himalajës, Everestin, thotë se Shpella e Kaurit daton që para lindjes së Krishtit dhe ka pasur si funksion mbrojtjen e malësorëve nga
==
“Sapo nis e tregon për shpellën, të huajt shfaqin menjëherë interes për ta vizituar atë. Në çastin që mbërrijnë para hyrjes së saj, turistët mbeten të mahnitur”, - shprehet Përparim Laçi. Për të shkuar në Shpellën e Kaurit duhet të ngjitesh në një lartësi prej 10 metrash me litar nga bregu i Liqenit të Komanit. Banorët e zonës, duke e njohur mirë terrenin “kacavirren” pa përdorur litarët, pasi nuk kanë frikë se rrëzohen poshtë. Shpella ka një gjatësi prej 100 metrash. Patricja, një nga 14 turistët amerikanë që vizituan këto ditë Shpellën e “Kaurit” dhe misionare e Korpusit të Paqes, pohon se është përballur me një mrekulli natyrore, e cila ekziston që në lashtësi dhe ka shërbyer për mbrojtjen e identitetit të shqiptarëve. “Çdo gjë që shikon brenda shpellës të mahnit. Të duket vetja si në ëndërr. Të udhëtosh në mesin e stalagmiteve dhe stalagniteve që ngjajnë si copëza diamanti deri në ballkonin e shpellës është diçka e veçantë. S’e kisha menduar se mund të gjendej një shpellë e tillë në Shqipëri”, - thotë Patricja.Kjo shpellë është e vizituar nga shumë turistë të cilët mahniten nga bukuritë natyrore të vendit tonë.
[[Kategoria:Shpella]]
|