Kristo Luarasi: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute) |
Marbott (diskuto | kontribute) v Letra e parë e kategorisë është e vogël using AWB |
||
Rreshti 1:
'''Kristo Luarasi''' ([[Luaras]], [[15 Dhjetor|15 dhjetor]] [[1875]] - [[Tiranë]], [[8 korrik]] [[1934]]) ose ''Kristo Papa Stefan Kici'' qe botues dhe veprimtar i çështjes shqiptare.
== Jeta ==
Kristo Luarasi lindi në vitin 1875 në fshatin Luaras te [[Kolonjë
Nga viti 1896 bashkë me [[Kosta Jani Trebicka|Kosta Jani Trebickën]] shkoi në [[Bullgaria|Bullgari]] dhe u vendos në [[Sofje]], ku shqiptarët e mërguar në këtë qytet me 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira” e cila, si edhe shoqëritë e tjera te mërgimit, zhvillonte një veprimtari kulturore me qëllime te qarta politike. Me ndërhyrjen e kryetarit të shoqatës, Dhimitër Mole, Kristua punoi në shtypshkronjën e shtetit me të mbërritur. Shoqata më ngriti 1896-en një shtypshkronjë te thjeshte, pas ca kohe Jani u tërhoq, u mor me punë te tjera, prandaj shtypshkronjën te cilës i vuri emrin kuptimplotë “Mbrothësia” e mbajti vetë Kristo Luarasi.
Shtypshkronja “Mbrothësia” shtypi abetare, gramatika, libra te këndimit dhe te shkencave. Kristo së bashku me Kostën dhe Mithat bej Frashërin arriti të botojë ''Ditërëfenjës''-in ose ''Kalendarin Kombiar ''që u botua përvit me ndonjë shkëputje prej 1897 gjer më 1928. Shtypshkronja pati meritë për përhapjen e letrave shqipe dhe botimin e 37 vëllimeve që nga [[vëllezërit Frashëri]], kristomatitë e përgatitura nga [[Gjergj Qiriazi]], "Valët e Detit" te [[Spiro Dine
Duke u kthyer nga një udhëtim në Manastir e në Selanik i dërgoi “Pleqërisë së shoqërisë Bashkimi” në Bukuresht me 22 gusht 1908 ku në mes te tjerash shkruante: ”... Qëllimi ynë është tani që të vete në Selanik, sëbashku me shtypshkronjën.” Synimi kryesise se shoqërisë “Dëshira” si edhe i botuesit e drejtuesit te “Mbrothësisë” Kristo P. Luarasi ishte që arma e fuqishme e botimeve në gjuhën shqipe të ndikonte në mënyre sa më të fortë në lartësimin e ndjenjës kombëtare. Për ketë arsye u vendos transferimi i shtypshkronjës nga Sofja në qytetin e Selanikut, i cili ishte në atë kohë jo vetëm një qendër e rëndësishme e perandorisë turke po edhe një qendër e madhe e grumbullit të shqiptarëve kalimtarë, nëpunës e ushtrues mjeshtërish te ndryshme. Më 1908 Shahini u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman, duke hequr kështu dorë nga gazeta, vendin e të cilës e zuri "''[[Liri e Shqipërisë (gazetë)|Liri e Cqipεrisε]]" ''numrat e së cilës dolën në fillim në Sofje e mandej në Selanik 1911-'15.
Më 3 nëntor 1911 në Sofje gjehet [[Fan Noli]], i ftuar nga kolonia shqiptare me nisëm të Kristos, ku ai mbajti dy mesha në gjuhën shqipe. Sinodi i popullit bullgar vuri në dispozicion te tij kishën “Sveti Spas”. Vizitoi shtypshkronjën “Mbrothësia” dhe shtëpinë e Kristos.
Në vitin 1922 Kristoja u transferua familjarisht dhe me te gjithë shtypshkronjën në [[Tiranë]] ku vazhdoi punën e tij te mëparshme. Ai vdiq me 7 korrik 1934 në Tirane. Në vitin 1937 Theodhori që administronte shtypshkronjën i ndërroi emrin asaj duke ia kthyer në shtëpia botuese “Kristo Luarasi”. Kështu ajo vazhdoi deri në vitin 1947 kur u shtetëzua pa asnjë shpërblim nga qeveria komuniste e asaj kohe.
== Mirënjohje ==
Rreshti 18:
* Nëntor 1992 u dekorua sërish me Urdhërin për Veprimtari Patriotike te Klasit të I-rë.
* Emrin e tij e mban sot në qytetin e Tiranës një rrugë.
* Në vitin 2011 iu dha titulli Qytetar Nderi i qytetit te [[Ersekë
== Burime ==
Rreshti 27:
[[Kategoria:Vdekje 1934]]
[[Kategoria:Botues shqiptarë]]
[[Kategoria:
[[Kategoria:Njerëz nga Kolonja]]
|