[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 1447213 i bërë nga Deizi (diskutimet)
v Letra e parë e kategorisë është e vogël using AWB
Rreshti 17:
}}
[[File:Crocodylidae Distribution.png|thumb|550px|Distrubition of crocodiles]]
'''Krokodili''' është zvarranik që bën pjese në rendin ''Crocodilia'' në familjen ''Crocodylidae'' ku si përfaqësues kryesor është '''Krokodili i Nilit''' ose ''Crocodylus niloticus''. Është i përhapur në Afrikë, në jug të Saharës, përgjatë Nilit dhe në Madagaskar. Është në gjendje të jetojë në të gjithë ambientet ku është i pranishëm uji, qoftë në pellgje apo dhe në dete të hapur. Krokodili i Nilit është një nga 13 llojet e familjes ''Crocodilidi'', që janë krokodilët e vërtetë. Nga të afërmit e tij janë aligatorët dhe kaimanët. Këta zvarranikë jetojnë në zonat tropikale dhe nëntropikale të Azisë, Australisë dhe Amerikës. Besohet se krokodilët janë rreth 200 milion vite të vjetër dhe se kanë mbijetuar gjatë tërë kohës edhe përkundër zhdukjes së dinozaurëve rreth 65 milion vite më parë.<ref name=ausfauna>Grigg, Gordon and Gans, Carl (1993) Morphology And Physiology Of The Crocodylia, in Fauna of Australia Vol 2A Amphibia and Reptilia, chapter 40, pages 326-336. Australian Government Publishing Service, Canberra. [http://eprint.uq.edu.au/archive/00002011/02/croc.pdf PDF] - {{en}}</ref>
 
== Etimologjia ==
Rreshti 26:
!Pesha
|-
|Arrin deri në 900kg900&nbsp;kg
|-
!Gjatësia
Rreshti 56:
|70-100 vjet
|}
Është zvarraniku më i madh në Afrikë. I gjatë deri në 6 metra nga maja deri në bisht, dhe peshon mbi 900 &nbsp;kg. Me nofullat e tij të fuqishme, krokodili është një rrezik vdekjeprurës për kafshët që jetojnë në të njëjtin ambient me të. I fshehur nën ujë, pret vetë momentin e duhur për të sulmuar. Është në gjendje të rrijë i zhytur për më shume se një orë ne pritje të gjahut. Me fuqinë e madhe që ka, është në gjendje të tërheqi një zebër të rritur në ujë në pak sekonda. Dhëmbët e fortë e të mëdhenj i japin mundësinë të shkëpusë copa të mëdha mishi nga gjahu. Dhëmbët i rriten vazhdimisht dhe ata më të konsumuar hiqen vetë kur dalin dhëmbët e rinj. Sytë janë të vendosur në lartësi të kokës, në mënyrë që krokodili të vëzhgojë arritjen e gjahut kur ai ndodhet i zhytur nën ujë. Flegrat e hundës, të ndodhura në lartësi të nofkave, i bëjnë të mundur krokodilit të marri frymë kur trupi është i zhytur. Një shtresë e hollë lëkure i mbyll flegrat për të mos lejuar futjen e ujit. Me ndihmë e këmbëve të fuqishme e të kthetrave, krokodili zvarritet në brigjet e lumit me një shpejtësi të mahnitshme. Femra përdor thonjtë e fortë edhe për të hapur një vrimë në tokë ku do të depozitojë vezët. Bishti muskulor ka një rol shtytës por dhe drejtues në ujë. Është dhe një armë e fuqishme, një fshikullim i bërë me të mund të hedh poshtë dhe një kafshë me përmasa të mëdha.
 
== Në natyrë ==
Krokodili i Nilit mbijeton kudo që ka ujë. Zë pellgje me ujë, lumenj, liqene, rezervuarë dhe në shumë zona të kontinentit afrikan dhe deri në Madagaskar, përgjatë bregut juglindor. Në periudhat e thatësirës mund te bëjë edhe 25 &nbsp;km në kërkim të ujit, pa të cilin nuk mund të jetojë. Mund të kalojë edhe periudha të shkurtra edhe në ujëra të kripura; ekzemplarë të rrallë janë vënë re të jetojnë edhe në kanalin midis kontinentit dhe [[Madagaskari]]t.
 
Gjatë sezonit të shirave, krokodilët e rinj shpesh zënë pellgje me ujë dhe më pas transferohen ne vende më të mëdhenj kur janë rritur.
Rreshti 74:
Krokodili i Nilit shtohet në sezonin e thatësirave, prandaj dhe vezët hapen në periudhën e shirave. Me qenë se çdo mashkull kërkon të çiftëzohet me sa më shumë femra të jetë e mundur, shpesh herë verifikohen dhe zënie midis kundërshtarëve.
 
Mbas çiftëzimit, femra hap një vrimë pranë bregut të ujërave dhe depoziton nga 25 deri 100 vezë me guacë te butë njësoj si lëkura. Vezët e krokodilit janë të vogla e të gjata rreth 5 &nbsp;cm. Krokodilët e rritur janë gat 4000 herë më të rëndë sesa veza nga ku dalin. Foleja ruhet pë rreth tre muaj, koha e duhur që vezët të hapen. Në se temperatura e ngrohjes së vezëve është më e ulet se 29 &nbsp;°C, të gjithë të sapo lindurit do të jenë femra.
 
Kur të vegjlit janë gati për të dalë, lëshojnë një zë gërdhitës. Është sinjale që nëna te lëvizi dheun dhe të ndihmojë të vegjlit të dalin në sipërfaqe. Në se ndonjë i vogël ka vështirësi për të dalë nga veza, nëna vet merr masa me thyerjen e saj. Pas daljes, nëna mbledh të vegjlit me gojë dhe i con në vende të sigurta në ujë, duke ndenjtur pranë të sapo lindurve për katër javë në mënyrë që ti mbrojë nga sulmet e gjahtarëve.
 
== Ruajtja ==
Krokodili i Nilit nuk ka rrezik zhdukjeje. Por gjithsesi shumë zona te ambientit natyral ku ai jeton janë shkatërruar nga njeriu dhe popullsia e krokodilëve është ulur. Krokodili ka qenë dhe objekt i një interesi të veçantë gjuetie, që kishte si objektiv lëkurën edhe mishin e tij. Zhvillimi i fermave që rrisin krokodilët për arsye tregtare ka bërë të mundur uljen e presionit mbi popullatën e krokodilëve të egër brenda territoreve natyrale.
 
== Llojet ==
Rreshti 95:
**** ''[[Crocodylus johnsoni]]'', [[Krokodili i ujërave të freskëta]]
**** ''[[Crocodylus mindorensis]]'', [[Krokodili i filipineve]]
**** ''[[Crocodylus moreletii]]'', [[Krokodili meksikan]]
**** ''[[Crocodylus niloticus]]'', [[Krokodili i Nilit]]
**** ''[[Crocodylus novaeguineae]]'', [[Krokodili i Guinesë së Re]]
**** ''[[Crocodylus palustris]]'', [[Krokodili Mugger]]
**** ''[[Crocodylus porosus]]'', [[Krokodili Saltwater]]
**** ''[[Crocodylus rhombifer]]'', [[Krokodili kuban]]
Rreshti 118:
{{referenca}}
 
[[Kategoria:Zvarranikë]]
[[category:zvarranikë]]