Dallime mes rishikimeve të "Menelau"

1 byte removed ,  6 vjet më parë
v
→‎top: Rregullim i sintaksës using AWB
v (Bot: Migrating 47 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q170473 (translate me))
v (→‎top: Rregullim i sintaksës using AWB)
'''MENELAU (greq. Menelaos, lat. Menelaus) - i biri i Atreut, mbretit të Mikenës dhe bashkëshortes së tij Europës, mbret i Spartës.'''
[[Figura:Príamo y Héctor (Juan Adán, MRABASF E-212) 01.jpg|thumb|250px|]]
 
Menelau është një nga figurat qendrore të epeve të Homerit: si burrë i gruas për shkak të së cilës shpërtheu lufta e Trojës edhe më tepër si njeri që nxiti këtë luftë drejtpërdrejt. Përkundër kësaj askush nuk ia ka zënë ko kën: ka vepruar në pajtim me kërkesat e së drejtës ndërkombëtare dhe të nderit të burrit. Për më tepër, çdo gjë ka bërë që tërë çështjen ta rregullojë në mënyrë paqësore. Në luftë radhitej ndër luftëtarët më të spikatur dhe njësoj është treguar trim edhe në luftë me fatin.
Artistët e kohës së vjetër dhe asaj moderne Menelaun e kanë paraqitur shumë herë, madje kryesisht në shoqërinë e Agamemnonit ose të Helenës. Pikturat që i ndeshim dhe që e paraqesin atë ka me qindra. Piktura me pamje të Menelaut që e përndjek Helenën janë ruajtur gati pesëdhjetë, Menelau e merr Helenën nga Troja më se tridhjetë (pjesa dërmuese është e shek. VI - V para es.), Menelau dhe Helena njëmbëdhjetë, Martesa e Menelaut dhe e Helenës (prej të cilave më e lashta nga fundi i shek. VII para e.s. dhe gjendet në Muzeun e Smirnës), Dyluftimi i Menelaut me Lardin dy (më e lashta në Antikvarin e Pinakotekës së Mynihut, më e reja në Luvër të Parisit). Ansambli i njohur helenistik Menelau me trupin e vdekur të Patrokliut nga fundi i shefk. IV para es. është ruajtur në kopjet romake prej të cilave më e mira është në Loggia dei Lanzi në Firencë. E ashtuquajtura Maestro Pasquino (Paskvino) kopja tjetër e këtij ansambli sot torzo i dëmtuar përgjithmonë është në Piazza Pasquino (Pjaca Paskvino) të Romës.
 
[[Kategoria:mitologjiaMitologjia greke]]